Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Luftë tregtare SHBA-Kinë, përfiton bursa aziatike

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Luftë tregtare SHBA-Kinë, përfiton bursa aziatike

Aksionet aziatike u forcuan të hënën, pas lajmeve se Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha të botës, nuk do të vendosin tarifa të reja për një periudhë 90 ditore, gjatë së cilës të dyja palët duhet të negociojnë një marrëveshje të detajuar.

Në orët e para të hënën, indeksi kryesor i bursës në Kinë u rrit 2.7 për qind dhe në Hong Kong shtoi 2.8 për qind.

Indeksi Nikkei 225 i Japonisë u rrit me 1.4 për qind. Shtetet e Bashkuara dhe Kina ranë dakord për një ndërprerje të përkohshme në luftën tregëtare, pas një takimi mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, pas takimit të nivelit të lartë të grupit të 20-es në Argjentinë.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme tha të hënën se dy udhëheqësit kishin rënë dakord që të punonin për heqjen e të gjitha tarifave.

“Aktualisht, konsensusi i arritur mes udhëheqësve të dy vendeve tona është që të ndalet vendosja e tarifave të reja dhe në të njëjtën kohë secili prej tyre udhëzoi ekipet ekonomike përkatëse për të intensifikuar bisedimet në drejtim të heqjes së të gjitha tarifave që janë vendosur, në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje me përfitim reciprok, ku të dyja palët të përfitojnë”, tha Geng Shuang, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Presidenti Trump, duke folur me gazetarët në avionin Air Force One në kthim nga Argjentina, tha se marrëveshja do të jetë një nga më të rëndësishmet e arritura ndonjëherë.

Zoti Trump ra dakord se do t’i lërë tarifat për prodhime kineze me vlerë 200 miliardë dollarë në masën 10 për qind dhe nuk do t’i ngrejë në 25 për qind më 1 janar, siç kishte paralajmëruar, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

“Kina do të bjerë dakord të blejë një sasi të konsiderueshme prodhimesh bujqësore, energjitike, industriale dhe të tjera nga Shtetet e Bashkuara për të zbutur mungesën e balancës mes dy vendeve”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Tags: aziatikebursaluftepërfitonSHBA-Kinëtregtare

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

22:54 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran
Bota

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Next Post
Shok skuadre me Rej Manaj, Eugeni shënon ‘perlën’ e javës (Video)

Shok skuadre me Rej Manaj, Eugeni shënon ‘perlën’ e javës (Video)

E akuzuan për plagjiaturë, reagon ministrja Manastirliu

E akuzuan për plagjiaturë, reagon ministrja Manastirliu

Ambasadori ‘nuk kursehet’: Marrëdhëniet Kosovë –SHBA të pakrahasueshme në botë

Ambasadori ‘nuk kursehet’: Marrëdhëniet Kosovë –SHBA të pakrahasueshme në botë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com