Përballja në kafaz mes Aung La N’Sang dhe Ken Hasegawa ishte e paharrueshme. Ata luftojnë deri në pikën e fundit dhe askush nuk mbrohet. Grushtet dhe shkelmat vërshojnë në fytyrë e kudo, por duket se askush nuk ka ndërmend të dorëzohet. Përballja mes tyre është cilësuar si ndeshja më e madhe e kampionatit.
Luftëtarët e peshës së mesme dhanë gjithçka nga fuqitë e tyre në Yangon, në stadiumin Indoor të Mynihut në Thuwunna, por pas më shumë se 23 minuta lufte të tmerrshme, Aung La N Sang rrëzoi në tokë Hasegawa për të fituar titullin e tij të ONE Middleweight World.