Ushtria shqiptare ka vendosur të tregojë “muskujt”. Kjo vjen pasi vendet e rajonit si Serbia dhe Greqia janë kujdesur të tregojnë forcën e tyre ushtarake. Këto shtete madje kanë organizuar edhe stërvitje me qindra trupa dhe artileri të rëndë në kufij. Por, lidhur me këtë zhvillime duket se ushtria shqiptare ka vendosur të shfaqë potencialin e saj.
Kështu, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të Pallatit të Kongreseve zhvillohet Panairi për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Në këtë panair Forcat e Armatosura kanë një pavion.
Në fotot e mëposhtme shihet se pjesa e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përballë Presidencës, është mbushur me mjete të rënda të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.