Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lufta për Teatri/Ç’po ndodh në Kuvend? Miratohet pa votat e opozitës dekreti i Metës

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Lufta për Teatri/Ç’po ndodh në Kuvend? Miratohet pa votat e opozitës dekreti i Metës

Update/ Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro dekretin e Presidentit Meta për godinën e Teatrit, edhe pse opozita nuk ishte e pranishme në sallën e Parlamentit.

Aktualisht në Kuvend po votohen ndryshimet e Komisionit për Ligjin për Teatrin.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës, e cila u mblodh ditën e sotme në Vlorë, mazhoranca e kaloi dekretin e Metës bashkë me amendamentet e ndryshuara.

Nga Vlora, Basha u shpreh se Rama u kap në një akt vjedhje, duke iu referuar Teatrit. “Ligji fusha për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Parlament u kapën flagrantë në vjedhje përmes procedurës së përshpejtuar me Ligjin Rama-Fusha për grabitjen e Teatrin”, tha Basha, i cili shtoi se opozita nuk kthehet në Kuvend në këto kushte.

Ndërkohë, Rama reagoi nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar liderin e opozitës, se në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës privatizoi teatrin Metropol.

Por përgjigja e Bashkës nuk vonoi: “Kryehajduti kërkon skutave për shkresa të pavlera. Teatri i Metropolit është aty! Kinema 17 Nëntorin, Kinema Republikën, kinema Partizanin, kinema Ali Demin, i ka shkatërruar Rama dhe ka ndërtuar pallate”, shkroi Basha në “Twitter”.

Lufta për Teatri/Ruçi ofendon rëndë opozitën, ajo ndodhet në Vlorë

Kuvendi ka nisur shqyrtimin e amendamenteve të maxhorancës për ligjin e teatrit. Para se tu jepte të drejtën e fjalës deputetëve kryeparlamentari Ruçi, i ktheu përgjigje opozitës pas letrës që kjo e fundit i drejtoi një ditë më parë, në të cilën kërkonte që sot të miratohej vetëm dekreti i presidentit,  dhe jo amendamentet e PS. Në fjalën e tij Ruçi, u shpreh se Parlamenti nuk e ka për herë të parë këtë procedurë.

“Ka patur edhe precedentë”- tha Ruci, ndërsa përmendi miratimin e tre ligjeve me të njëjtën procedurë, që po ndjek sot maxhoranca me teatrin.

“Precendetët e tyre janë përgjigjja më e mirë, ndaj para se të protestojnë të njihen mirë me procedurat”- përfundoi Ruçi.

Deputetët e PS-së nxorën ‘blof’ Ruçin, e detyruan të ndërpresë seancën

Ka nisur me ndërprerje seanca e sot në Kuvend dhe shkak për këtë nuk është bërë opozita, por vetë deputetët e mazhorancës. Për shkak të mungesës së 72 deputetëve në sallë, Ruçi u detyrua të mbyllte punimet pasi nuk mund të miratoheshin pikat e parashikuara në rendin e ditës. Por, pas një ndërprerje të shkurtër ka rinisur sërish seanca dhe maxhoranca  ka arritur  të sigurojë 72 deputetë në sallë.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka dhënë fjalën Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, për leximin e raporti të punës së bërë nga ana e institucionit që ajo drejton.Marku ka prezantuar në këtë seancë raportin vjetor për kriminalitetin për vitin 2017. Marku ka thënë se prokuroria e përgjithshme ka dërguar 11 mijë raste për procedim dhe se kallëzimet penale janë rritur me 10%.

Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa  me ilartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore.  Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet për ne. Lufta kundër korrupsionit ka patur rritje me 60% të rasteve të dërguara në Gjykatë. Është kërkuar nga prokurori që në 60% është kërkuar burgim dhe në 40% të rasteve është kërkuar dënimi alternative. Prokuroritë kanë zhvilluar analiza të vazhdueshme për punën e Gjykatave. 13 procedime penale për funksionarët e lartë. Kemi një plan anti-kanabisi deri në vitin 2020. Treguesit statistikorë tregojnë për procedime penale për zgjidhjet e martesës. Procedimet më të larta janë për vjedhje. Kemi hetuar me përparësi dhunën në familje.

Ndërsa sot në Kuvend pritet  të votohet ligji për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Opozita ndodhet në Vlorë, ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës. Në sallë ndodhen vetëm deputetët e mazhorancës. Edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë ndodhen në sallë.

Dy deputetë të LSI-së, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka morën pjesë në seancë vetëm për procedurë, pasi ishin në limitet e mosprezencës dhe rrezikonin përjashtimin. /TIRANA TODAY/

Tags: deputetetdetyruanndërpresëNxorënPS-sëseancën

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Emrat/Burg për avokaten dhe dy qytetarë, kamerat e sigurisë u bënë gropën

Emrat/Burg për avokaten dhe dy qytetarë, kamerat e sigurisë u bënë gropën

“Ngrihu Enver ta reformosh dhe ringresh PD!”

"Ngrihu Enver ta reformosh dhe ringresh PD!"

Kush është 54-vjeçari, qëlloi me thikë berberin

Emri/Pranga ish-të dënuarit për vrasje, ja çfarë bënte nëpër shkolla







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com