Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

LSDM-ja fituese e zgjedhjeve lokale, partitë shqiptare mjaftohen me disa komuna

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
LSDM-ja fituese e zgjedhjeve lokale, partitë shqiptare mjaftohen me disa komuna

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në Maqedoni, të cilat u zhvilluan përgjithësisht të qeta dhe pa incidente të mëdha.

Megjithatë, ka pasur disa arrestime për shkak të përleshjeve fizike, fotografim të fletëvotimeve dhe shkelje tjera të procesit zgjedhor.

Sipas të dhënave të para, LSDM-ja e Zoran Zaev është fituese e zgjedhjeve lokale, pasi ka fituar 40 nga 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në rrethin e dytë zgjedhor.

Mësohet se LSDM-ja ka fituar komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.

LSDM-ja ka fituar edhe në komunën e Haraçinës të banuar tërësisht me popullatë shqiptare.

Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit, i cili tha:

“Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik”.

Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka shprehur kritika për mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke denoncuar parregullsi të shumta.

Te partitë shqiptare, zgjedhjet kanë përfunduar vetëm në dy komuna, në Kërçovë ku ka fituar kandidati i BDI-së, por i mbështetur edhe nga partitë e tjera shqiptar, si dhe në një komunë tjetër më të vogël rurale, në Pllasnicë.

Në 12 komuna tjera të banuara kryesisht me popullatë shqiptare si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, si dhe komuna tjera do të ketë balotazh me kandidatëve të BDI-së si dhe lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dukshëm udhëheq në nivel të republikës. Mendoj se ky do të jetë mandati i 11-të i fitoreve të BDI-së”, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI-ja pretendon se është fituese e zgjedhjeve me rreth 100 mijë vota.

Lëvizja Besa, ndërkohë, në vlerësimin e parë për zgjedhjet ka folur për parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor, të cilat ka njoftuar se i ka deponuar në organet përgjegjëse për procedim të mëtejmë.

Por, edhe kjo parti opozitare ka thënë se është fituese e zgjedhjeve pasi sipas saj ajo ka fituara vota pa koalicion me parti maqedonase, siç ishte BDI-ja me LSDM-në në disa komuna.

“Duke pasur parasysh se BDI-ja ishte në koalicion me LSDM-në, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare”, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Nga Aleanca për Shqiptarët, gjithashtu, kanë thënë se rezultati i tyre është dyfishuar, ndërsa kanë shpallur fitoren e kandidatëve të saj në Strugë dhe Gostivar, të cilët në rrethin e dytë kalojnë në avantazh kundrejt kandidatëve të BDI-së dhe LSDM-së, shkruan lajmi.net.

Kjo parti në balotazh shkon edhe në disa komuna tjera me BDI-në. Ilmi Aziri nga shtabi zgjedhor i kësaj partie tha se në zgjedhjet e së dielës e dielës Aleanca për Shqiptarët i ka dyfishuar votat duke u bërë forca e dytë politike te shqiptarët.

“Këto zgjedhje shërbyen për të konfirmuar Aleancën për Shqiptarët si forcën kryesore kombëtare dhe progresive të së ardhmes, kurse Zijadin Sela u konfirmua si lider i pakontestueshëm i shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar Aziri.

Dalja në votimet e së dielës ka qenë pak më shumë se 50 për qind, te zonat e banuara me shqiptarë, dalja ka qenë me e ulët, madje në disa zona edhe deri në 40 për qind.

Tags: fitueseLSDM-jame disa komunamjaftohenpartitë shqiptarezgjedhjeve lokale

TË LIDHURA

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

19:20 | 29/01/2026
Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi
Aktualitet

Përfundon në GJKKO seanca gjyqësore Meta-Kryemadhi

17:45 | 29/01/2026
Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg
Aktualitet

Dëshmi pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna: Hallat duhet të jenë në burg

17:40 | 29/01/2026
Next Post
Haradinaj do të mungojë në Samitin në Shkup, zbulohet arsyeja

Haradinaj do të mungojë në Samitin në Shkup, zbulohet arsyeja

Policët torturojnë qytetarët e arrestuar, denoncon Avokati i Popullit

Policët torturojnë qytetarët e arrestuar, denoncon Avokati i Popullit

FIER/ Kanosi me thikë të atin pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari

Përndjek dhe kanos me thikë 54-vjeçaren, arrestohet vlonjati







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ Dështoi sistemi, gjeneratorët rezervë të QSUT pa kontratë mirëmbajtjeje

by mirseda
19:20 | 29/01/2026
0

Skandali i territ energjitik në QSUT dhe mosfunksionimi i pajisjeve rezervë rrezikon të përsëritet sërish në rast...

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

19:11 | 29/01/2026
Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale

18:59 | 29/01/2026
Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson për programin bërthamor iranian

18:27 | 29/01/2026
‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

‘Çmendet’ moti/ Stuhia ‘bën kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 5 të vdekur

18:00 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com