Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

LSDM dhe BDI diskutojnë parimet e qeverisjes së re

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
LSDM dhe BDI diskutojnë parimet e qeverisjes së re

Lidhja Social-demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë diskutuar të premten parimet mbi bazën e të cilave pretendojnë qeverisjen e ardhshme eventuale.

Grupet punuese të të dyja partive, që fituan në zgjedhjet e 15 korrikut (LSDM te maqedonasit dhe BDI te shqiptarët) thonë se angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale.

“Biseduam për një shumicë parlamentare dhe një koalicion për një mandat të plotë, katërvjeçar, të qëndrueshëm. Konfirmojmë se nuk kemi asnjë alternativë tjetër për integrimin përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ne jemi të përkushtuar për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë (v.j. së Veriut). Ne jemi plotësisht dakord të respektojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ne jemi të përkushtuar për kohezionin shoqëror, një shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dyja partive politike.

Në deklaratë nuk përmendet fare posti i kryeministrit, të cilin e synojnë dy partitë, e as ndarja e posteve tjera.

BDI fushatën e ka udhëhequr me moton “për kryeministrin e parë shqiptar”, por këtë kërkesë e ka kundërshtuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke theksuar se “kryeministri nuk fitohet me 15 deputetë” (aq sa ka fituar BDI), por edhe nga partia e Ali Ahmetit janë përgjigjur duke thënë se kryeministri nuk fitohen as me 46 deputetë (aq sa ka fituar LSDM).

Për formimin e qeverisë së re nevojiten 61 vota.

LSDM-ja ndërkohë ka biseduar edhe me koalicionin opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që kanë 12 mandate, por edhe me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit që ka një ulëse në Kuvend.

Bisedime ndërkohë po zhvillon edhe VMRO-DPMNE-ja, e cila gjithashtu ka kërkuar sqarime nga LSDM-ja se mbi çfarë parimesh po zhvillohen bisedimet, duke aluduar në kërkesën e BDI-së për postin e kryeministrit.

VMRO-ja në Kuvend ka 44 ulëse apo dy më pak se LSDM-ja.

Në bazë të kushtetutës, Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski mandatin për formimin e qeverisë ia jep partisë me numrin më të madh të deputetëve.

Nëse ajo nuk arrin të formojë qeverinë brenda 20 ditëve atëherë mandati i kalon partisë së dytë, shkruan “Rel”.

Tags: bdilsdmparimeqeverisje

TË LIDHURA

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës
Rajoni

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

09:16 | 23/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?
Rajoni

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

09:29 | 22/01/2026
Next Post
Policia e Kosovës shpall në kërkim deputetin

Policia e Kosovës shpall në kërkim deputetin

Papa Françesku dhuron 250 000 euro për Kishën libaneze

Papa Françesku dhuron 250 000 euro për Kishën libaneze

Ndërron jetë gjenerali Scowcroft, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare

Ndërron jetë gjenerali Scowcroft, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të lartë vdekjesh gjatë protestave
Bota

SHBA nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për numër të lartë vdekjesh gjatë protestave

by mirseda
19:43 | 23/01/2026
0

Luftanijet amerikane po shkojnë drejt Iranit, teksa zyrtarët iranianë po mbrojnë shtypjen brutale të protestave antiqeveritare, shtypje...

Zbulohet plani 800 miliardë dollarëSHBA-BE për Ukrainën

Zbulohet plani 800 miliardë dollarëSHBA-BE për Ukrainën

19:26 | 23/01/2026
Tentativat për paqe/ Nisin negociatat mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë në Abu Dhabi

Tentativat për paqe/ Nisin negociatat mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë në Abu Dhabi

19:07 | 23/01/2026
Berisha mban Foltoren me të rinjtë e FRPD: E turpshme ajo që ndodhi dje në Kushtetuese për Belindën

Berisha mban Foltoren me të rinjtë e FRPD: E turpshme ajo që ndodhi dje në Kushtetuese për Belindën

18:48 | 23/01/2026
Nesër protesta e PD/ Policia: Distancohuni nga aktet e paligjshme, kufizime në disa akse

Nesër protesta e PD/ Policia: Distancohuni nga aktet e paligjshme, kufizime në disa akse

18:31 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com