Një person, 30 vjeç, u arrestua sot në perëndim të Londrës, lidhur me sulmin e të premtes në mbrëmje kundër policëve përpara pallatit Bakingam, njoftoi policia britanike.
“Personi, i arrestuar sot paradite dhe i dyshuar për përfshirje, planifikim, përgatitje ose nxitje të një akti terrorist, është ndaluar nga policia“, bën të ditur policia në një komunikatë, ndërkohë që kanë filluar karnavalet dy ditore të Notting Hill nën masa të forta sigurie.
Policia shtoi se po ndërmerrte kontrolle në një banesë në perëndim të Londrës, në kuadër të këtij hetimi.