Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Lojtari më i shtrenjtë i Rangers, Grezda: Ja çfarë më tha Gerrard

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Lojtari më i shtrenjtë i Rangers, Grezda: Ja çfarë më tha Gerrard

Eros Grezda ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, pasi është transferuar te gjigantët Rangers në kampionatin skocez dhe do të jetë nën urdhrat e Steven Gerrard. Sulmuesi anësor luan për kombëtaren shqiptare dhe ishte lojtari i 13 që i bashkohej ekipit skocez në këtë merkato, por edhe lojtari që kushtoi më shumë, plot 2.8 milionë euro.

Grezda ka zbuluar në një lidhje me “Zona Gol” në Supersport, ka zbuluar për herë të parë detajet e këtij transferimi, emocionet që do të punojë me një legjendë si Steven Gerrard, por edhe pritshmëritë me kombëtaren shqiptare.

Eros, ku ndodheni tani?

Ndodhem në Paris, pasi do të udhëtoj për t’u vënë në dispozicion të Panuccit për ndeshjet e Kombëtares Shqiptare. Më pas pres të pajisem me vizë pune, për t’iu bashkuar Rangersit, menjëherë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Si u ndjetë për transferimin te skuadra e Rangersit?

Gjithçka ndodhi shumë shpejt në fakt dhe as vetë nuk e besova. Më telefonoi Gerrard për të më ftuar, por më dukej e pabesueshme, derisa kuptova që biseda është serioze. Më kanë kontaktuar në 3-4 ditët e fundit të merkatos dhe menjëherë pas bisedës me Gerrard, u binda për transferimin. Më erdhi mirë që klubet u morën vesh shumë shpejt, me Rangersin që pagoi plot 2.8 milionë euro për kartonin tim te Osijeku.

Të prisnim në kampionate të tjera, por lëvizja drejt Skocisë ishte një befasi…

Jo vetëm për juve, por edhe për mua ishte befasi. Vetëm kur erdha këtu, e kuptova madhështinë e kësaj skuadre, të cilën e ndjekin të paktën 50 mijë tifozë në çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit.

Cili ishte kontakti i parë me Gerrard?

Në ditën e parë te Rangers, erdhi e më takoi, duke folur të dy personalisht, pasi ky ishte edhe kontakti ynë i parë. Ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe më tregoi për të gjitha idetë e tij, por edhe planet që kishte me mua, duke u treguar i qartë që në fillim, por edhe duke më dhënë mbështetje.

A e dinte këmbën tuaj të preferuar?

Më kishte studiuar në më tepër se 20 ndeshje dhe kishte marrë shumë informacione për mënyrën time të lojës dhe avantazhet e disavantazhet.

Rangers ka afruar shumë talente. Mendoni se do e keni hapësirën e duhur?

Kam qenë transferimi më i shtrenjtë i tyre në këtë periudhë dhe dua të justifikoj besimin. Do të bëj maksimumin që të marr një vend në formacion dhe të mos e lëshoj më. Klubi ka sjellë shumë lojtarë në skuadër dhe synon të sfidojë Celticun dhe të fitojë titullin kampion, ndërsa unë jam gati t’i jap një dorë.

E ndjeve atmosferën e derbit, që do të luhet nesër në mesditë?

Gjatë gjithë javës nuk diskutohej për ndeshjen e Europa Leagues, por vetëm për derbin me Celtic-un. Gjysma e qytetit është me Celtic-un dhe gjysma tjetër me Rangersin, ndaj është një atmosferë shumë e zjarrtë dhe më vjen keq që nuk do të jem prezent.

Keni pasur kontakte me Panuccin këto kohë?

Kam biseduar shumë me të këto kohë, pasi ka qenë nga të parët që ka marrë vesh për transferimin tim te Rangers dhe më ka uruar fat. Ka pasur interes për gjendjen time fizike, pro kur të vij në Shqipëri, do të bëjmë vlerësimet e duhura.

Cristiano Ronaldo refuzoi kombëtaren për t’iu përkushtuar Juventusit, ndërsa ju nuk e refuzuar Shqipërinë, edhe pse ishit në një moment të rëndësishëm të karrierës tuaj…

Unë e kam thënë gjithmonë që do jem i gatshëm për Shqipërinë, sa herë që ajo të ketë nevojë për mua. Është një emocion i jashtëzakonshëm kur luaj me Shqipërinë dhe nuk do ta refuzoj asnjëherë kombëtaren. Mjafton të jem në formë të mirë dhe do jap shpirtin në fushë, për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë suksesin.

Tags: çfarëGerrardGrezdalojtariRangersshtrenjtë

TË LIDHURA

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?
Sport

Silvinjo apo brezi i artë, kush e rriti Kombëtaren?

22:20 | 14/04/2026
Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores
Sport

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e Superiores

16:51 | 14/04/2026
Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores
Sport

Mbyllen ndeshjet e të hënës, renditja e Superiores

21:41 | 13/04/2026
Next Post
Nesër rikthehet “sherri” në Parlament

Nesër rikthehet “sherri” në Parlament

Shënoi dy gola në derbi, yllin brazilian të Realit e kafshojnë nga koka (Video)

Shënoi dy gola në derbi, yllin brazilian të Realit e kafshojnë nga koka (Video)

Maqedonia dhe Serbia zgjedhin të kenë një pikë të përbashkët doganore

Maqedonia dhe Serbia zgjedhin të kenë një pikë të përbashkët doganore







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Sot seancë gjyqësore, Erion Braçe paraqitet në GJKKO

by mirseda
09:24 | 15/04/2026
0

Deputeti i PS Erion Braçe është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO, për një çështje gjyqësore që...

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

Nis reduktimi i shërbimit me 40%/ Kaos në transportin publik, qytetarët përballen me pritje

08:51 | 15/04/2026
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, del nga rruga autoboti që transportonte lëndë djegëse

08:44 | 15/04/2026
SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

08:32 | 15/04/2026
Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com