Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Loboi për Bashën dhe rusët, SHBA heton kompaninë; “Podesta Group” drejt mbylljes

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Loboi për Bashën dhe rusët, SHBA heton kompaninë; “Podesta Group” drejt mbylljes

Firma e madhe e lobimit, “Podesta Group”, e cila po kalon në skanerin e hetimit të prokurorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Mueller, për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë, rrezikon të mbyllet. Podesta Group, e cila ka lidhje të ngushta me Partinë Demokratike dhe administratën e ish-presidentit Obama, rrezikon të mbyllë aktivitetin e saj për shkak të lidhjeve të Rusisë dhe aksesin që i kishte dhënë Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane.

Kjo kompani ka lobuar edhe për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për periudhën 1 mujore nga 15 marsi 2016 deri në 15 prill të vitit 2016, e cila përkoi me një tjetër vizitë të Bashës në Uashington. Ndërsa kompania tashmë akuzohet se është përfshirë në kurimin e imazhit të ish-liderit autokrat të Ukrainës, Viktor Janukoviç si dhe ka ndihmuar ish-menaxherin e fushatës elektorale të Donald Trump, Paul Manafort për forcimin e lidhjeve të këtij të fundit me Rusinë, të cilën SHBA e ka akuzuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit amerikane.Kjo kompani përveçse lobimit përgjatë fushatës elektorale me ekspertët e saj të imazhit, i ka mundësuar Bashës një sërë takimesh në SHBA. Ndërsa qershorin e kaluar siç u bë e ditur edhe publikisht “Partia Demokratike e Shqipërisë punësoi “Podesta Group” në Uashington për të lobuar pranë qeverisë dhe Kongresit të Shteteve të Bashkuara për llogari të saj. Lajmi bëhet i ditur nga dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së nën Aktin për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj.

“Podesta do të këshillojë Partinë mbi politika relevante dhe aktiviteteve të Kongresit, do të kërkojë dhe analizojë çështje të caktuara dhe do të mund të organizojë takime me zyrtarë të degës ekzekutive të SHBA-së, anëtarë të Kongresit, media dhe organizata jofitimprurëse”, thuhet në ekstraktin e publikuar.

Kontrata është nënshkruar 8 mars 2016, ndërsa kohëzgjatja dhe kostoja e kontratës për Partinë Demokratike pritet të publikohet më vonë. Vetëm pak ditë pas nënshkrimit të kontratës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur për një vizitë zyrtare në SHBA.” Ndërsa në një intervistë për “Zërin e Amerikës” më 18 mars 2016, kreu i selisë blu, Lulzim Basha theksoi se Partia Demokratike nuk po paguante për kontratën me Podesta Group.

“Kompania është kompani që e ka mbështetur më parë Shqipërinë dhe do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në atë që bën. Për këtë kontratë nuk do shpenzojë asnjë shumë,” tha Basha. “Është një kontratë që nuk ka faturë financiare, por është një angazhim për një çështje parimore si zgjedhjet e lira që nuk i vlejnë vetëm PD, por edhe PS-së,” u shpreh atë kohë Basha.

Kontrata lobuese by Tirana Today on Scribd

Hetimet ndaj kompanisë

Podesta Group, e cila u themelua nga vëllezërit John dhe Anthony Podesta po hetohet për shkak se ndihmoi kreun e fushatës elektorale të fushatës së Trump, Paul Manafort. Manafort u akuzua kohët e fundit për pastrim parash së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Rick Gates.

Ndërsa mbi të rëndojnë 12 akuza që nga pastrimi i parave deri tek puna e tij si agjent i huaj, i lidhur kryesisht me Partinë e Rajoneve të Ukrainës proruse, shkruan Business Insider.   

Kompania drejt mbylljes

Drejtori Ekzekutiv i Podesta Group deklaroi të enjten se firma lobuese do ta mbyllë aktivitetin deri në fund të vitit”, transmeton CNN. Fritts iu ka kërkuar u punonjësve që të marrin sendet e tyre.

Ndërkohë që është duke hetuar mbi aktivitetin e Manafort, Mueller po mban nën hetim dhe vëzhgim të vazhdueshëm “Podesta Group” dhe grupin tjetër lobues “Mercury Public Affairs”.

“Mercury Public Affairs” bashkëpunoi ngushtë me Podesta Group, kur Manafort iu kërkoi të dyja firmave të zhvillonin aktivitetin e Marrëdhënieve të tyre me Publikun për Qendrën Evropiane për një Ukrainë Moderne (ECMU), të cilën, sipas aktakuzës, u krijua për herë të parë prej tij dhe Gates.  

Ukraina

Qëllimi i organizatës është që të forcojë lidhjet midis Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, si dhe me Shtetet e Bashkuara. Ajo u themelua nga Leonid Kozhara, një anëtar i lartë i parlamentit për Partinë e Rajoneve. Por, thuhet se ajo është kontrolluar nga Viktor Janukoviç, një forcë pro-ruse dhe një tjetër anëtar i shquar i Partisë së Rajoneve, për të cilët Manafort është vlerësuar gjerësisht se dha një kontribut të madh në fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë në vitin 2010.

Janukoviç u  rrëzua nga pushteti në vitin 2014 pas demonstratave të përhapura kundër vendimit të tij për të hequr dorë nga marrëveshja me BE-në, marrëveshja e cila synonte ta distanconte Ukrainën nga Rusia dhe të forconte lidhjet me Perëndimin. Janukoviç u arratis në Rusi mes protestave, gjatë të cilave policia ukrainase hapi zjarr mbi mijëra demonstrues. Ndërsa tani jeton nën mbrojtjen e Kremlinit, shpjegon Business Insider.

Paul Manafort
Paul Manafort, ish-shefi i fushatës elektorale të Donald Trump

Prokurorët ukrainas thanë se Janukoviç urdhëroi që forcat e sigurisë të hapnin zjarr ndaj protestuesve. Ndërsa një avokat i të drejtave të njeriut që përfaqëson viktimat po heton se çfarë roli ka luajtur Manafort në rrëzimin e Janukoviçit.

Lidhjet me Rusinë

“Grupi Mercury” dhe “Podesta” nuk u regjistruan si agjentë të huaj gjatë punës në projektin e lobimit të Ukrainës, duke thënë se ata po punonin për një qeveri jofitimprurëse dhe jo një qeveri të huaj apo parti politike. Të dyja firmat u regjistruan në mënyrë retroaktive, megjithatë ata pranuan se Partia e Rajoneve përfitoi nga puna e tyre.

Manafort dhe Gates u shprehën se krijuan ECMU, e cila më pas kërkoi shërbime lobimi nga dy kompani që u identifikuan vetëm në dokumentet e aktakuzës si kompani “A” dhe “B.” Kompanitë u zbuluan më vonë si “Podesta Group” dhe Mercury Public Affairs.

Kurimi i imazhit të Janukoviç

Sipas The Associated Press, ECMU e pagoi me mbi 1 milion dollarë Podesta për të lobuar në Kongres. Si pjesë e përpjekjeve të tyre lobuese, “Podesta Group” dhe “Mercury Public Affairs” u ngarkuan me detyrën për të kuruar imazhin e Janukoviçit në Perëndim, dhe veçanërisht në SHBA. Për këtë qëllim, “Podesta Group” loboi në Kongres “rreth sanksioneve ndaj Ukrainës, vlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë vend” si dhe mbajtjen në burg të kundërshtarit të tij politik  Julia Timoshenko.Grupi i lobistëve kishte kontakte të gjera me Departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare në vitin 2012 në krye të zgjedhjeve të Ukrainës atë vit.

“Ata ishin shumë të hapur në qëllimet e tyre për t’u dhënë një perspektivë pozitive zgjedhjeve e ardhshme”, tha një punonjës i Departamentit të Shtetit për CNN.

“John Podesta” u largua nga firma më 1993 dhe Tony Podesta dha dorëheqjen më 30 tetor, pasi firma u konstatua të jetë në kundërshtim me Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj. Ndërsa tani, Tony Podesta është duke u hetuar nga Mueller mbi dështimin e aktiviteteve të firmës së tij përballë autoriteteve federale. TIRANA TODAY

Tags: “Podesta Group”Bashendrejt mbylljeskompaninëLoboiRusetSHBA heton

TË LIDHURA

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent
Aktualitet

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

19:35 | 11/11/2025
Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë
Aktualitet

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

19:21 | 11/11/2025
Next Post
Ja pse kryqëzatat nuk ishin një “përplasje qytetërimesh”

Ja pse kryqëzatat nuk ishin një “përplasje qytetërimesh”

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Nëntor?

Shtypi i ditës, 25 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 25 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com