Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Vendimi për Dajtin/ Tërbohet ministri: Gjyqtarët të ndajnë qelitë e burgut me kriminelët që iu shërbejnë

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vendimi për Dajtin/ Tërbohet ministri: Gjyqtarët të ndajnë qelitë e burgut me kriminelët që iu shërbejnë

Heshtja e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për vendimin e Gjykatës për Dritan Dajtin. Me sa duket ishte një strategji e menduar mirë.

Ministri e deklaron këtë në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në mesditë. Në fjalë e tij ministri sqaron së ka pritur fillimisht reagimet dhe gjykimet e qytetarëve shqiptarë ndaj veprimeve kaq flagrante të gjykatës shqiptare ndaj kriminelit Dritan Dajti.

Ministri i Brenshëm ashpërsoj shumë gjuhën kur tha se “një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre”.

Gjithashtu, Lleshaj shtoi se vrasja që iu bë 4 policëve, është atentat që iu bë drejtësisë. Për të, ky rast dëshmon se njerëz të veshur me pushtet, çmenden pas parave të krimit.

Në fund ai garanton qytetarët dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, se përgjigjja e institucioneve do të jetë e fortë.

“48 orët e fundit kanë qenë orë të përjetimeve të rënda për familjarët e oficerëve të rënë në krye të detyrës më 7 gusht të vitit 2009, për Policinë e Shtetit dhe për gjithë qytetarët shqiptarë, si pasojë e një vendimi kriminal të disa gjyqtarëve që meritojnë plotësisht t’u bashkohen prapa hekurave klientëve të tyre.

Kam pritur këto 48 orë sa të sigurohesha që ky krim i njerëzve me imunitet ligjor dhe kushtetues, të mos kishte si përgjigje vetëm një deklaratë publike, por edhe një reagim të fortë e të vendosur si dhe një proces të qartë ligjor.

Edhe pse nuk mund të jap detaje, deklaroj se Operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë në vendin tonë, sakrificave të panumërta dhe gjakut të derdhur nga qindra punonjës të Policisë së Shtetit shqiptar përgjatë tri dekadave të fundit. Nuk mund dhe nuk do të ketë paqe në shpirtin e Policisë së Shtetit, por as edhe tek unë si Ministër i Brendshëm, derisa ky vendim, jo vetëm të zhbëhet nga Gjykata e Lartë, por edhe derisa autorët e këtij akti të pashembullt dhe fyes për gjakun e gjithë dëshmorëve të PSH të përballen me ligjin dhe drejtësinë e vërtetë.

Personat me profil të lartë kriminal, në shumicën e tyre, janë sot prapa hekurave, si rezultat i vullnetit të kësaj shumice qeverisëse për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe i një policie të reformuar dhe të motivuar për të imponuar fuqinë e ligjit në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligj zbatuese.

Ata që krijuan kushte dhe lejuan rritjen kriminelëve me profil të rrezikshëm, dhe që jo rrallë u bënë njësh me ta, sot lajnë duart, madje përpiqen të krijojnë dhe kapital politik. Por qytetarët shqiptarë i njohin mirë, si arkitektët e djeshëm të një sistemi pa drejtësi, ashtu dhe perspektivën e pashmangshme të një reforme historike në drejtësi, e cila po thellohet falë vullnetit tonë të palëkundur, por që nuk mund të quhet e kryer, përderisa raste si ky i fundit, na dëshmojnë se ende njerëz të çartur, pa fe e atdhe, të veshur me petkun e së drejtës çmenden përpara parave të krimit.

Po aq të çmendura janë edhe reagimet e monstrave politike që përpiqen të keqpërdorin dhe të kthejnë në armë kundër qeverisë vendimet e disa gjyqtarëve, që ata vetë i kanë ushqyer gjatë viteve të qeverisjes së tyre në simbiozë me një sistem drejtësie të korruptuar dhe me rrjete e grupe kriminale që u rritën nën hijen e tyre.

Unë siguroj qytetarët shqiptarë dhe familjarët e dëshmorëve të Atdheut nga radhët e Policisë së Shtetit, se përgjigja e institucioneve do të jetë e fortë, ligjore, në përpjesëtim të drejtë dhe në respekt të plotë me thirrjen që buron nga amaneti i atyre burrave të Policisë së Shtetit shqiptar që dhanë jetën për një Shqipëri më të sigurt dhe më drejtë”, tha ai.

TË LIDHURA

“Kaos dhe radhë kilometrike në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas”
Aktualitet

“Kaos dhe radhë kilometrike në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas”

18:33 | 03/01/2026
Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar
Aktualitet

Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, tre të lënduar

17:05 | 03/01/2026
E rëndë në Zall Bastar, 44-vjeçarja humb jetën pasi u mor nga rrjedha e lumit
Aktualitet

E rëndë në Zall Bastar, 44-vjeçarja humb jetën pasi u mor nga rrjedha e lumit

16:35 | 03/01/2026
Next Post
Zbulohet kush ia ka rrëmbyer zemrën Bora Zemanit

Zbulohet kush ia ka rrëmbyer zemrën Bora Zemanit

Mafia zhduku avionin e Sala/Komandanti jep alarmin: U dërgua me dijeni drejt vdekjes

Sjellje e shëmtuar/ Po imitonin rrëzimin e avionit të Sala, policia arreston 2 tifozë (Video)

Studimi i fundit, margarina shkakton depresion

Studimi i fundit, margarina shkakton depresion







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Motra e Era dhe Nora Istrefit kurorëzon dashurinë, publikohen pamjet me vello
Showbizz

Motra e Era dhe Nora Istrefit kurorëzon dashurinë, publikohen pamjet me vello

by mirseda
18:51 | 03/01/2026
0

Nita Istrefi, motra e këngëtareve Nora dhe Era, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë. Kaci ka...

“Kaos dhe radhë kilometrike në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas”

“Kaos dhe radhë kilometrike në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas”

18:33 | 03/01/2026
“Trump: Dominimi amerikan s’vihet në dyshim, Maduro dërgoi kriminelë në SHBA”

“Trump: Dominimi amerikan s’vihet në dyshim, Maduro dërgoi kriminelë në SHBA”

18:16 | 03/01/2026
Maduro drejt Nju Jorkut, drejtoi trafikun e drogës drejt SHBA-ve”, Trump

Maduro drejt Nju Jorkut, drejtoi trafikun e drogës drejt SHBA-ve”, Trump

18:06 | 03/01/2026
“Ka kryer narkoterrorizëm ndaj SHBA-ve”, Trump: Maduro do të përballet me drejtësinë amerikane!

“Ka kryer narkoterrorizëm ndaj SHBA-ve”, Trump: Maduro do të përballet me drejtësinë amerikane!

17:49 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com