Pas lirimit të Ramush Haradinajt, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar duke përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit në Francë.
Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se me këtë vendim u vërtetua edhe njëherë që, shpifjet e shërbimeve serbe kundër UÇK-së, janë të paqëndrueshme.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Vendimi i Gjykatës së Colmar, që z. Haradinaj të kthehet në Kosovë është lajm i mirë për familjen Haradinaj, për bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë Kosovën.
Edhe një herë u vërtetua që shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike.