Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka dalë nga Ministria e Arsimit për ta takuar studentët. Por këta të fundit nuk e kanë pranuar, duke bërë që Nikolla të kthehet sërish në godinën e ministrisë.
“Lindita Nikolla dil në bulevard”, këto kanë qenë thirrjet e studentëve, të cilët duket se ministrja i ka dëgjuar dhe ka dalë në oborr, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje dhe asnjë negociatë mes saj dhe studentëve.
Këta të fundit kërkojnë që kërkesat e tyre të pranohen e të miratohen, e më pas mund të flasin me Nikollën apo Ramën. Disa prej studentëve shprehen se kërkesat e tyre mund të shtohen sërish dhe nuk do të tërhiqen derisa kjo të ndodhë.
“Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.