Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Lilaj dhe Veseli me bindje të plotë: Japim maksimumin dhe fitojmë

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Lilaj dhe Veseli me bindje të plotë: Japim maksimumin dhe fitojmë

Sabien Lilaj dhe Frederik Veseli janë shfaqur para kamerave në Antalya për të përcjellë një prononcim për mediat. Situata në grumbullimin e kombëtares duket shumë pozitive dhe lojtarët janë të kënaqur që anë pasur më shumë kohë për të përgatitur ndeshje. Kjo u ka dhenë mundësinë të njihen më mirë me trajnerin dhe me shokët e skuadrës. Përballë Turqisë nuk do të jetë thjeshtë një miqësore, do të zbritet në fushë për të dhenë maksimumin e për ta fituar ndeshjen, por lojtarët janë të vetëdijshëm që kanë përballë një kundërshtar të fortë.

Sabien Lilaj

Sabien Lilaj është grumbulluar për herë të pare me kombëtaren që nga momenti që drejtimin e saj e mori Panucci, ai është shprehur mjaft i lumtur, po ashtu ka fjalë të mira edhe për trajnerin që p e provon atë në pozicionin që ndjehet më mirë.

“Jam i kënaqur që grumbullohem sërish pas një kohe të gjatë. Është kënaqësi gjithnjë të veshësh fanellën kuqezi. Besoj se gjatë kësaj jave jam përgatitur mirë dhe kam dhënë maksimumin dhe shpresoj që nesër të kem disa minuta. Në çdo ndeshje duhet të futemi për të marrë maksimumin e pikëve pavarësisht se si përfundon ndeshje. Kemi përballë një kundërshtar të fortë, por nuk do futemi për barazim. Do japim më të mirën tonë dhe pse të mos dalim me fitore. Pozicioni im është para mbrojtjes, aty ndihem mirë, i njëjti rol që po luaj edhe te Skënderbeu. Edhe trajneri te ai rol më ka provuar, ndaj ndihem mirë.”

Po ashtu Lilaj ka prekur edhe situatën e mirë që po kalon Skënderbeu këtë sezon. Por nuk ka preferuar të ndalet tek kundërshtarët, pasi i intereson vetëm që ekipi i tij të fitojë.

“Para se të vija këtu nuk kisha kontaktuar asnjëherë. E takova për herë të parë këtu. Nuk është e thënë të kesh kontakte të mëdha me trajnerin. E rëndësishme është që kur vjen këtu të japësh maksimumin dhe ai të ngelet i kënaqur. Këtë sezon e kemi nisur mjaft mirë, kemi marrë thuajse pikët maksimale, por asnjë ekip nuk mban të njëjtin ritëm gjatë gjithë sezonit. Besoj se edhe ne do të kemi oscilacione, por shpresojmë të ndodhin sa më vonë. Nuk dua të ndalem shumë te kundërshtarët, mjafton që Skënderbeu të ecë mirë”,-përfundoi Lilaj.

Frederik Veseli

Frederik Vesli është shprehur optimist që me kaq kohë në dispozicion për të përgatitur një ndeshje mund të marrim maksimumin. Është e nevojshme që ne të njihemi me njëri tjetrin dhe të kemi një afrimitet më të madh me trajnerin, kjo do të na bashkojë më shumë.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi pasur një javë të plotë për ta përgatitur dhe nuk besoj se ekzistojnë ndeshjet miqësore. Duhet të japim maksimumin për të bërë sa më mirë. Normal që kundërshtari është i fortë dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Në grumbullimet e kaluara kemi pasur pak kohë për stërvitje, ndërsa këtë javë kemi bërë shumë punë të mirë. Jemi bashkuar edhe si grup dhe kemi pasur një shans për të njohur trajnerin pak më shumë.”

Veseli është duke kaluar një fortë mjaft të mirë tek ekipi i Empolit, ku është një titullarë i padiskutueshëm. Gjatë verës që lamë pas ka pasur disa oferta të rëndësishme për lojtarin në fjalë, por presidenti i Empolit nuk e lejoi diçka të tillë dhe bëri çmos që Veseli të qëndronte në ekip.

 “Në aspektin personal gjërat janë mirë. Jam në fushë rregullisht për 90 minuta në çdo ndeshje dhe rezultatet kanë qenë të mira, por kemi pasur disa humbje dhe shpresoj të kthehemi sërish në formë dhe të ngjitemi në Serinë A. Ka pasur gjatë merkatos së verës disa oferta nga Seria A dhe nga jashtë Italisë, por presidenti i klubit nuk më la të largohesha, bëri çmos që të qëndroja aty. Më zgjati edhe kontratën në klub dhe shpreson që të ngjitemi në Serinë A bashkë me mua, ose nëse bëjmë një kampionat të mirë të më shesë në merkaton tjetër”,-përfundoi Veseli.

Tags: bindjefitojmëjapimLilajmaksimuminplotëveseli

TË LIDHURA

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit
Aktualitet

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Next Post
FSHF: Ja pse u grumbullua kombëtarja në Antalya

FSHF: Ja pse u grumbullua kombëtarja në Antalya

Irak/Rrëzohet helikopteri ushtarak në stërvitje, humbin jetën 7 persona

Irak/Rrëzohet helikopteri ushtarak në stërvitje, humbin jetën 7 persona

Berisha denoncon: Vazhdon trafiku shtetëror i drogës nga Porto Palermo

Berisha denoncon: Vazhdon trafiku shtetëror i drogës nga Porto Palermo







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana
Bota

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

by mirseda
20:43 | 09/03/2026
0

Parlamenti zviceran miratoi sot një pagesë të njëhershme prej 50,000 frangash zvicerane (55,000 euro) për të mbijetuarit...

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

Lufta me Iranin, avionët britanikë rrëzojnë dronë drejt Jordanisë dhe Bahreinit

20:23 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com