Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dënoi me 2 vite e 8 muaj burg ish zv/drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi.
Labi u dënua për veprën penale të korrupsionit.
Gjykata e Apelit dënoi me 2.6 vite burg Eridian Laskajn, me 2 vite burg Nexhmi Ballën ndërsa Ylber Kalaja me 2.6 vite liri me kusht.
Labi, i akuzuar për korrupsion u bë bashkëpunëtor i prokurorisë në çështjen ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.
Ky i fundit u shpall i pafajshëm nga Apeli i Krimeve të Rënda në 19 shtator të këtij viti.