Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Lidhjet nepotike pas tenderit të kaldajës që helmoi 60 fëmijë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Lidhjet nepotike pas tenderit të kaldajës që helmoi 60 fëmijë
Kaldaja që rrezikoi jetën e 60 fëmijëve në shkollën e mesme në Shupenzë ishte instaluar jashtë kushteve teknike nga një kompani në pronësi të nipave të kryetarit të bashkisë Bulqizë, Milaim Damzi, njëherazi vëllezër të kreut të PS, Lefter Alla.

Rreth orës 10:40 të mëngjesit të datës 17 nëntor,  specialistët e postës së policisë Shupenzë morën informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore të njësisë administrative.

Pasi kanë vizituar qendrën shëndetësore dhe shkollën e mesme, oficerët kanë konstatuar se nxënësit janë asfiksuar për shkak të tymit të lëshuar nga oxhaku i kaldajës me dru të shkollës.

“Janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambientit dhe në momentin e ndezjes, oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë  tymi është shpërndarë në ambientet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambientit,” tha policia e shtetit në një njoftim për shtyp një ditë pas ngjarjes.

Sipas një raporti të Institutit të Shëndetit Publik, ISHP, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, 60 nxënës të shkollës kanë marrë ndihmë mjekësore, pasi niveli i monoksidit të karbonit kishte arritur tre herën mbi vlerën kritike,duke sjellë pasoja për shëndetin pas një ekspozimi prej 30 minutash.

Sipas raportit, kaldaja e vendosur në shkollën e mesme “Rifat Manjani’ gjatë rikonstruksionit të saj, ishte instaluar jashtë kushteve teknike.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnëse kontrata e rikonstruksionit të shkollës së mesme, ku përfshihej dhe instalimi i kaldajës, ishte tenderuar nga bashkia Bulqizë dhe ishte fituar nga firma Ndregjoni Sh.p.k, e cilaia kishte nënkontrakuar punimet kompanisë “B Alla 76”.Kjo e fundit e ka ndërruar emrin në Uradrin Sh.p.kmë 27 dhjetor.

Firma “B Alla 76’ nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave, por pronari dhe administratori i saj, Ilir Alla është nipi i kryetarit të bashkisë Bulqizë, Melaim Damzi dhe vëllai i kreut të Partisë Socialiste, Lefter Alla, çfarë ngre shqetësime për nepotizëm dhe konflikt interesi nga autoriteti kontraktor.

I pyetur nga BIRN, kreu i bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi hodhi poshtë akuzat për konflikt interesi, duke nënvizuar se ai nuk mund të mbahej përgjegjës për nënkontraktorin e zgjedhur nga kompania fituese e tenderit.

“Nuk kam lidhje unë me atë punë, fituesi është Ndregjoni, se kë nënkontrakton ai pastaj është punë e tij,” tha Damzi, i cili u mbështet nga LSI në zgjedhjet e fundit lokale si pjesë e koalicionit të majtë ‘Për një Shqipëri Europiane.”

Ndërkohë, Gjetan Ndregjoni, administrator i kompanisë që kishte fituar tenderin, i tha BIRN se ai ia kishte nënkontraktuar rikonstruksionin e shkollës firmës “B Alla 76,” por megjithatë kishte bërë gabim që nuk i kishte monitoruar punimet.

“Veprova në mirëbesim, as kontrolli nga supervizori nuk gjeti defekte”, tha ai. “Na ka ruajt Zoti,” shtoi Ndregjoni.

Në një intervistë telefonike për BIRN, administratori i kompanisë ‘B Alla 76’, Ilir Alla, pranoi se kompania e tij nuk kishte eksperiencë në instalimin e kaldajave.Megjithatë ai kundërshtoi gjetjet e ISHP-së, sipas së cilës kaldaja ishte instaluar jashtë kushteve teknike.

Ndërkohë, kreu i PS-së së Bulqizës, Lefter Alla në fillim mohoi se kompania që kishte instaluar kaldajën të kishte lidhje me të, duke i quajtur akuzat “llafe gazetash.”Por në një komunikim të dytë pranoi që kompania ‘B Alla 76’ ishte në pronësi të vëllait të tij dhe ishte ajo që i kishte kryer punimet.

“Unë vetë jam interesuar që zona të ketë  investime dhe të krijoj punësim lokal,” tha ai.

Ndërkohë si të tjerë persona të përfshirë në rikonstruksionin e shkollës të intervistuar nga BIRN, Alla pranoi se ngjarja kishte ndodhur nga mungesa e eksperiencës së kompanisë nënkontraktore.

“Panë që dilte tym, por menduan se ishte si tymi i sobës dhe se do largohej vetë,” shtoi Lefter Alla.

Kontraktori në mirëbesim

Tenderi për rikonstruksionin e shkollës së mesme në Shupenzë dhe shkollës 9-vjeçare Ibrahim Daci me burim financimi Fondin e Zhvillimit të Rajoneve dhe fond limit 72.6 milionë lekë u hap në11 korrik 2016, nga njësia prokuruese bashkia Bulqizë.

Në tender morën pjesë 7 kompani, 6 nga të cilat u skualifikuan nga gara për mungesë dokumentacioni dhe fitues u shpall operatori Ndregjoni Sh.p.k, me ofertën 72.3 milionë lekë. Ndër të përjashtuarat ishte edhe kompania “Alb Lea International”, ku shumica e aksioneve është në pronësi të Lefter Allës. Kjo e fundit kishte paraqitur një ofertë vetëm 7960 lekë më pak se fondi limit, ndërsa sipas të dhënave të bëra publike nuk plotësonte edhe disa kritere të vendosura nga bashkia.

Katër kompani të tjera që paraqitën oferta më të ulëta se Ndregjoni Sh.p.k, po ashtu u përjashtuan për mungesë dokumentacioni. Një prej tyre, Boshnjaku sh.p.k e ka ankimuar vendimin për përjashtimin e saj, por ankesa është rrëzuar. Pasi u shpall kompania fituese e tenderit, Ndregjoni Sh.p.k, nënkontraktoi për punimet kompaninë “B Alla 76” me drejtues vëllezërit e Lefter Allës – Vangjel dhe Ilia Alla.

Ilir Alla i tha BIRN në një bisedë telefonike se kompania “B Alla 76” gjithashtu ia kishte nënkontraktuar punimet për instalimin e kaldajës një kompanie të tretë të quajtur ‘Dita’, por ai nuk dha të dhëna të mjaftueshme për ta verifikuar këtë pretendim.

Sipas raportit të ISHP-së, ditën e aksidentit me 17 nëntor 2017, kaldaja ishte ndezuar në orën 06.00 të mëngjësit përpara fillimit të mësimit dhe në 08.30 me fillimin e orës së mësimit ishte fikur si rezultat i emetimit të gazrave.

“Në orën 09.30 nxënësit e dy klasave (klasa në katin e parë ngjitur me kaldajën dhe klasa në katin e dytë mbi kaldajën) kanë shfaqur simptomatologji ( dhimbje koke, të përziera, marrje mendsh),” shkruan ISHP.

“Referuar informacionit të mjekut të Poliklinikës Shupenzë dhe regjistrit, numri total i nxënësve të paraqitur dhe që kanë marrë ndihmën e parë mjekësore ishte 60, ku 26 nxënës ishin transportuar për në spitalin e Peshkopisë dhe 34 të tjerë në spitalin Bulqizë, për ndihmë më të specializuar,” shton ajo.

Në përgjigje të situatës së krijuar në shkollën e mesme, Inpektoriati Sanitar i rrethit ka urdhëruar në të njëjtën ditë mbylljen e shkollës, duke kërkuar një akt ekspertimi nga ISHP. Një grup specialistës nga ISHP ka vizituar shkollën dhe ka vendosur aparatura për monitorimin e gazrave. Bazuar në metodologjinë e OBSH-së lidhur me monitorimet e mjediseve të brendshme, aparaturat u programuan për të regjistruar të dhëna për 5 ditë. Gjatë kësaj periudhe pesë ditore nuk u zhvillua mësim.Monitorimi zbuloi vlera të larta përtej normave të lejuara të monoksidit dhe dioksidit të karbonit.

Ekspertët e ISHP-së i lanë detyrë shkollës që të ndërhyjë në sistemin e oxhakut për ta sjellë brenda kushteve higjeno- sanitare, ku përveç nxjerrjes jashtë të tubit të oxhakut, duhej që lartësia e tij nga tarraca të ishte 7 metra. ISHP kërkoi gjithashtu hapjen e derës së kaldajës jashtë mjediseve të shkollës dhe vënien e sistemit të alarmit në kaldajë.

Pas aksidentit me kaldajën që rrezikoi jetën e nxnësve dhe mësuesve, prokuroria ka nisur një hetim mbi ngjarjen.

Ilir Alla, i cili pranoi se kishte dëshmuar në prokurori për këtë çështje si përfaqësues i kompanisë që bëri rikostruksionin, i tha BIRN se faji kishte qenë i oxhakut të bllokuar, duke kundërshtuar gjetjet e ISHP-së.

“Me logjikë ajo (kaldaja) duhej të ishte njësoj si sobat me peletë që përdoreshin brenda në shtëpi pa problem,” tha ai.

Për të shpjeguar se pse nuk ishte zbuluar bllokimi i oxhakut, Alla tha se prova e kaldajës, një ditë para aksidentit kur shkolla ishte bosh, nuk ishte bërë me fuqi të plotë.

“Ne e provuam për dy orë, por jo me fuqi të plotë prandaj nuk na e dha problemin,” tha ai.

Për gjetjet e ISHP-së, Ilir Alla theksoi se nuk ishte shumë “kompetent i asaj pjese”, por më pas pranoi se kompania kishtendjekur detyrat e lëna nga ekspertët për nxjerrjen jashtë të oxhakut dhe hapjen e një dere të veçantë për kaldajën, duke e nxjerrë atë jashtë shkollës.

“Kaldaja është vënë në punë. Ne e bëmë. Është nxjerrë [jashtë] oxhaku dhe është hap porta, nuk ka lidhje më me shkollën dhe hyrja është nga jashtë,” tha ai.

Megjithatë, edhe pas rivënies në punë të kaldajës, mësues dhe nxënës të shkollës të cilët folën për BIRNme kusht që të mbeteshin anonimë, thanë se ajo nuk po punonte me kapacitet të plotë dhe nuk ngrohte mjaftueshëm. Po ashtu, BIRN mësoi se një nga detyrat e lëna nga ISHP – që oxhaku të ngrihej 7 metra mbi tarracë, nuk ishte zbatuar./BIRN

Tags: 60 fëmijëhelmoikaldajësLidhjetnepotikepastenderit

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Kapen mat 7 shqiptarë, spiuni një shofer polak

Kapen mat 7 shqiptarë, spiuni një shofer polak

Sinjale pozitive nga PBB-ja,  brenda vitit “fryhet” me 3.55%

Sinjale pozitive nga PBB-ja, brenda vitit “fryhet” me 3.55%

Sulm terrorist në një kishë në Egjipt, 12 të vdekur

Sulm terrorist në një kishë në Egjipt, 12 të vdekur

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com