Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Letra e 30 shkrimtarëve europianë, si shuplakë për copëtuesit e Kosovës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Korrigjimi i kufijve”/ I besuari i Merkel bën deklaratë të fortë nga Beogradi

Nga Andi Bushati/ Letra apel e plot 30 shkrimtarëve europianë (mes të cilëve edhe Ismail Kadare) që bëjnë thirrje për shpëtimin e një Europe që po merr flakë, mund të interpretohet nga një mori këndvështrimesh të ndryshme.

Ajo mund të përndezë gjakrat e një europiani të djathtë, që nuk e gjen fajin e vetëm për këtë që po ndodh tek rritja e ekstremizmit, tek demagogët dhe populistët që etiketohen si fajtorët ekskluzivë të situatës aktuale, por që i shpjegon ato me kalimin e sovranitetit tek burokratët e pavotuar të Brukselit, me anashkalimin e qytetarëve të thjeshtë të vendit të tij dhe me zhbërjen e identitetit kombëtar, në emër të elitave kozmopolite të shkëputura krejtësisht nga realiteti.

Ajo mund të shihet me përçmim nga një besimtar i së majtës, pasi i bishtnon problemeve reale të krizës së sotme: akumulimin e pushtetit në duart e pakicës, rritjen galopante të pabarazive, qeverisjet e vëna në funksion të bankave dhe korporatave, këmbënguljen në politikat çnjerëzore të frymëzuara nga teoritë neoliberale, të cilat sollën rendjen e më të pambrojturve drejt ekstremeve dhe zhgënjimin nga ëndrra fillestare e Europës.

Por, pavarësisht nga polemikat, nëse ky apel është në gjendje të rokë ose jo thelbin e krizës së sotme, ai mbart një mesazh disi të ndryshëm, por tejet të fortë për mbarë botën shqiptare.

Sepse në këtë moment, kur në të dy anët e mëdha të kombit tonë po gëlon debati i dialogut shqiptaro-serb, kur më shumë se kurrë, si zgjidhje e artë po serviret rivizatimi i kufijve etnikë, kur si opsion final për fundin e të tëra problemeve po shitet bashkimi kombëtar, kur ideja e tij po përdoret si një shantazh nacionalist ndaj kontinentit të vjetër që refuzon të na pranojë në gjirin e vet, thirrja e 30 shkrimtarëve europianë jep dy mesazhe të forta.

I pari konsiston në faktin se “atdheu i dytë për të gjithë njerëzit e lirë të globit” është braktisur nga Amerika e Trump-it dhe rrezikohet nga Rusia e Putinit.

Mesazhi i dytë, edhe më i fortë, është se zgjidhja nuk gjendet tek thirrjet e demagogëve populistë për tu kthyer tek shpirti i kombeve, tek përkatësitë etnike, tek ngritja e mureve dhe tek fshehja pas kufijve nacionalë.

Por, kohët e fundit të gjithë ata që po propagandojnë copëtimin e Kosovës dhe gjetjen e zgjidhjes së artë përmes shkëmbimit të territoreve, që krijojnë shtete etnikisht të pastra, po i mbështesin pikërisht këtu themelet e projektit të tyre të ardhshëm.

Ajo që thonë nën zë është se plani i tyre ka nga pas miratimin e Trump-it dhe Putinit. Ajo që e shprehin me gojën plot është se krijimi shteteve etnikisht të pastra mbetet shkopi magjik që do të zgjidhë të gjitha problemet.

Në këtë kuptim, letra e 30 shkrimtarëve të shquar europianë, edhe nëse s’bie ideologjikisht dakord me optikën e tyre, është një porosi e madhe për mbarë shqiptarët.

Sepse ajo përbën një apel për të parë drejt vlerave të përbashkëta të së ardhmes dhe jo për tu ngujuar tek zgjidhjet e provuara nacionaliste të së shkuarës, sepse ajo e sheh zgjidhjen tek triumfi i një identiteti të përbashkët europian dhe jo tek kthimi në “shpirtin e kombit” që propagandojnë demagogët populistë.

Pikërisht për këtë, ajo mund të lexohet si një shuplakë e fortë kundër të gjithë atyre që duan t’u imponojnë shqiptarëve (po aq sa edhe serbëve) zgjidhje që bien krye këput ndesh me idealin e një Europe që kërkojmë dëshpërimisht të përqafojmë.

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Next Post
“Qepeni, mbylleni gojën!”, Xhaka përplaset me tifozët e Arsenalit (Video)

“Qepeni, mbylleni gojën!”, Xhaka përplaset me tifozët e Arsenalit (Video)

Protesta te Unaza e Re, shoqërohet në polici një prej banorëve

Protesta te Unaza e Re, shoqërohet në polici një prej banorëve

Pamje tronditëse/ Të mbuluar nga balta, shpërthimi i digës lë 412 të vdekur (Video)

Pamje tronditëse/ Të mbuluar nga balta, shpërthimi i digës lë 412 të vdekur (Video)







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com