Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Letërsia “bashkon” Ramën dhe Blushin

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Letërsia “bashkon” Ramën dhe Blushin

Salloni i Librit në Torino bën bashkë Edi Ramën dhe Ben Blushin. Dikur i përkisnin të njëjtës skuadër e më pas u bënë kundërshtarë politikë. Arsyeja që i ndau të dy, ishte politika dhe nuk dihet nëse do t’i bëj bashkë sërish, por me sa duket, letërsia i ka bërë tashmë bashkë.

Sigurisht, nuk do të jenë në të njëjtin panel, krah për krah njëri-tjetrit, por, në një mënyrë apo në një tjetër, të dy do të përfaqësojnë letrat shqipe, por edhe raportin e saj me politikën. Në këtë edicion, në Torino, letërsia dhe publicistika shqipe do të jetë e prezantuar nga disa përfaqësues:

Blushi me romanin e përkthyer në gjuhën italiane “Otello, Arapi i Vlorës”; Rama, si Kryeministër, ish-kryebashkiak i Tiranës dhe autor i veprës “Kurbani” dhe një grup autorësh të rinj (Saimir Muzhaka, Eris Rusi, Manjola Nasi, Elona Çuliq, Belfjore Qose), mbështetur nga Ministria e Kulturës.

BLUSHI PREZANTON “OTELLON”

Pas përkthimit në gjuhën italiane dhe botimit nga shtë pia botuese “Mimesis”, Ben Blushi do të prezantojë para lexuesit italian, romanin “Otello, il moro di Valona”. Takimi do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 10:30, në Spazio Internazionale. Të pranishëm në këtë promovim do të jenë Beko Gjata dhe Anilda Ibrahimi. Ky takim i Blushit me lexuesin i përket seksionit “Scrittori dal mondo – Narrativa straniera”.Bashkë me romanin, Ben Blushi do të prezantojë edhe një copëz Shqipërie, që sipas organizatorëve të Sallonit të Librit në Torino, ka qenë “një vend misterioz në zemër të Mesdheut gjatë kohës së komunizmit, pastaj zemra e emigracionit europian, ndërsa sot një vend tërheqës dhe mundësish”. “Otello, Arapi i Vlorës”, fitues i Çmimit Europian të Letërsisë, është përkthyer në gjuhën italiane nga Elda Katorri. “Otello” mund të lexohet si një roman i përjetshëm dashurie, i cili i tejkalon kohët dhe distancat gjeografike, ku xhelozia kthehet në një mekanizëm që devijon ngjarje; por po ashtu, mund të lexohet si romani i pranimit apo mospranimit të tjetrit.

Otello është i papranuari i përjetshëm, në një shoqëri, që asnjëherë nuk është gati për të pranuar të ndryshmin. Dhe Italia, vendi ku janë përplasur jo vetëm shqiptarët në fillim të viteve ’90, por edhe të gjithë refugjatët e ardhur nga kontinenti afrikan, është vendi, ku ky libër qëndron si në shtëpinë e vet.

NJË RRËFIM PËR TIRANËN

“La mia Tirana”-”Tirana ime”. Kështu titullohet takimi i së dielës në orën 10:30, në Sallën “Blu”, në hapësirat e Panairit të Librit, i cili nis sot rrugëtimin në Torino. I ftuar është Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po ashtu autor i librit “Kurban”-”Il sacrificio”. Rama, po ashtu, është pjesë e seksionit “Scrittori dal mondo”, i cili mbledh figura të shquara të letërsisë botërore, veçse Kryeministri do të pozicionohet në atë segment të titulluar “Aktualiteti dhe politika”.

I gjendur mes artit dhe politikës, pikturës, pasionit për të shkruar dhe karrierës politike, Rama do të ndajë me të pranishmit këtë eksperiencë. Por siç njoftojnë organizatorët e Panairit të Artit, si “autor i një autobiografie mbi eksperiencën e tij publike, Kryeministri shqiptar, dikur edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, reflekton mbi rëndësinë e marrëdhënieve të mira politike, diplomatike dhe ekonomike mes Italisë dhe Shqipërisë”. Në krah të Ramës do të jetë kritiku i artit, shkrimtari dhe politikani i njohur italian, Vittorio Sgarbi. Duke pasur parasysh karakteret sanguine të dy të ftuarve, me gjasë nuk do të mungojë debati e batutat.

Tags: bashkonBlushinletersiaRamën

TË LIDHURA

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ekonomi

Spiropali pritet nga presidenti grek: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:22 | 16/12/2025
Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri
Kultura

Spiropali me zëvendëskryeministren e Moldavisë: Zgjerimi i BE, politika më efikase për siguri

09:47 | 11/12/2025
109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë
Aktualitet

109-vjetori i Republikës Autonome të Korçës/ Peleshi: Një faqe e artë e historisë sonë

09:32 | 10/12/2025
Next Post
Zbulohet radha e performancës së Eugentit, Elenit dhe Ermalit në “Eurovizion”

Zbulohet radha e performancës së Eugentit, Elenit dhe Ermalit në “Eurovizion”

Hodhi këpucët drejt George Bush, sot gazetari irakian kandidon për deputet

Hodhi këpucët drejt George Bush, sot gazetari irakian kandidon për deputet

Negociatat me BE/Ministri i Merkel takon Ramën: Ju duhet shumë punë, por…

Negociatat me BE/Ministri i Merkel takon Ramën: Ju duhet shumë punë, por...







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com