Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Lër të dashurin ose të vras”, 18-vjeçarja çon në burg të atin

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
“Lër të dashurin ose të vras”, 18-vjeçarja çon në burg të atin

Babai përfundon në burg, pasi vajza 18 vjeçe e denoncoi atë për dhunë dhe kërcënim, sepse i ati i vuri ultimatum që të ndahej nga i dashuri i saj.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në Divjakë, kur vajza maturante në gjimnazin e këtij qyteti, V.Gj., ka treguar në familje se prej disa kohësh ishte në një lidhje me një djalë. Pasi ka marrë të dhënat se cili ishte djali, babai i saj, 56-vjeçari me i inicialet N.Gj., i ka kërkuar së bijës të hiqte dorë menjëherë nga kjo lidhje dhe të vijonte pretendimet për shkollën e lartë. Por debati mes babë e bijë ka precipituar më tej me dhunë ndaj 18-vjeçares.

Sipas Policisë, babë e bijë kanë qenë në banesë kur ka nisur debati me fjalë mes tyre për një histori dashurie të vajzës, e cila nuk po gjente miratimin e babait të saj. Ai nuk ishte dakord me këtë lidhje, pasi përveçse djali ishte nga fshati, ishte edhe pa arsimim. Ndërsa e bija, përveçse ishte maturante në gjimnaz, do të vijonte studimet e larta.

“Nuk mund të lidhesh me një djalë që nuk ka shkollë. Ti duhet të vazhdosh shkollën e lartë, ndaj duhet të heqësh dorë menjëherë nga kjo lidhje”. Ka qenë ky ultimatumi i babait ndaj vajzës së tij, por kjo e fundit nuk i është bindur duke i pohuar se e donte djalin me të cilin ishte lidhur dhe se nuk do të ndahej prej tij. Vajza ka kërkuar që i ati ta pranonte të dashurin e saj, por kjo ka përkeqësuar komunikimin mes tyre, fillimisht me debate e më pas deri edhe me dhunë e kërcënime.

“Nëse nuk do të heqësh dorë nga kjo lidhje, do të të vras”, ka vijuar më tej 56-vjeçari mjaft i irrituar dhe i zhgënjyer me zgjedhjen e vajzës së tij. Por kjo e fundit, pasi është dhunuar nga i ati, i është drejtuar Policisë për ndihmë. Ajo është paraqitur ditën e djeshme e vetme, ku iu ka deklaruar efektivëve se i ati, përveçse e kishte dhunuar, e kishte kërcënuar deri edhe me vrasje.

Ajo ka rrëfyer se e gjitha kjo kishte ardhur për shkak se ai i kishte zbuluar lidhjen me një djalë, të cilin i ati nuk e kishte pëlqyer. 18-vjeçarja ka kërkuar mbrojtje, pasi sipas saj, pas dhunës e kanosjes nga babai i saj, ajo ndihej e pasigurt. Pas dhënies së dëshmisë së maturantes, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar babanë e saj.

Ndaj tij mësohet se rëndon akuza “Dhunë në familje”. Ndërkohë, 56- vjeçari i arrestuar ka kërkuar nga Policia që të bëhen më të arsyeshëm dhe ta lirojnë. Ai është shprehur se mbyllja e tij në burg nënkupton liri të pakufizuar për të bijën, e cila sipas tij është në një moshë delikate dhe ka nevojë për t’i qëndruar pranë. /PANORAMA

TË LIDHURA

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme
Aktualitet

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Rrëzimi i dekretit të Begajt, vendimi i Kushtetueses publikohet në Fletoren Zyrtare
Politikë

Rrëzimi i dekretit të Begajt, vendimi i Kushtetueses publikohet në Fletoren Zyrtare

18:50 | 09/10/2025
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela mbledh prokurorët për sigurinë e magjistratëve
Politikë

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, Çela mbledh prokurorët për sigurinë e magjistratëve

18:48 | 09/10/2025
Next Post
Reali turpërohet në Bernabeu, rusët shënojnë dy supergola (Video)

Reali turpërohet në Bernabeu, rusët shënojnë dy supergola (Video)

Rasti ‘Khashoggi’, ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Sauditët nuk do ia hedhin lehtë

Rasti 'Khashoggi', ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Sauditët nuk do ia hedhin lehtë

Nis sot Lotaria Amerikane, ja të gjitha procedurat se si të aplikoni

Ambasada e SHBA-ve reagon pas krijimit të KLP dhe KLGJ: Ndryshuat historinë







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë
Kosovo

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

by mirseda
20:13 | 09/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do...

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
“Detaje të reja nga rasti tragjik i nënës 25-vjeçare që humbi dy foshnjat e saj

“Detaje të reja nga rasti tragjik i nënës 25-vjeçare që humbi dy foshnjat e saj

20:08 | 09/10/2025
Mbretëria e Bashkuar konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

19:30 | 09/10/2025
Kupa e Botës 2026 / Shqipëria gati për Serbinë, nesër udhëton drejt Nishit

Kupa e Botës 2026 / Shqipëria gati për Serbinë, nesër udhëton drejt Nishit

19:28 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com