Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Leksione për Ramën nga Athina

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Ndërsa Edi Rama ndodhet në Athinë, Parlamenti grek jep një leksion të pastër mbi standardin që duhet të ketë pushteti përballë drejtësisë.

Me një shumicë dërrmuese votash, Parlamenti iu hoqi imunitetin 13 deputetëve të partisë “Demokracia e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, për dyshimet mbi abuzimin me fondet e BE-së për bujqësinë, duke i hapur rrugë hetimit. Një konsensus pothuaj unanim, ku në një akt të padëgjuar, edhe vetë deputetët e dyshuar votuan për heqjen e imunitetit të tyre.
Kjo shkon përtej një procedure parlamentare. Është kulturë politike. Është një vijë e kuqe që politika greke me sa duket ia ka vendosur vetes: nuk ka imunitet përballë dyshimit.

Në Shqipëri, ndërkohë, tabloja është krejt tjetër.
Jo thjesht një deputete, por ish numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, është e pandehur nga SPAK për paracaktim tenderash dhe përfitime të miliona eurove. Çështje që kërkojnë hetim të plotë, transparencë dhe distancim politik.

Por përkundrazi, në Shqipërinë tonë që aspiron të hyjë në BE, shumica socialiste është mbyllur rreth vetes për të ruajtur pushtetin, duke relativizuar akuzat, duke politizuar hetimin dhe duke mbrojtur imunitetin e deputetes së akuzuar.
Dhe këtu është pika ku ndahet modeli.

Ajo që ndodhi në Greqi nuk është luks i një demokracie të vjetër, por disiplinë e një sistemi që edhe nga përvoja e ka kuptuar se standardi dhe besimi publik ruhen duke ekspozuar të vërtetën.

Dhe ky është leksioni që Edi Rama e merr sot nga afër, në Athinë: Nuk mjafton të flasësh për standarde europiane, duhet t’i zbatosh ato, sidomos kur të prekin brenda shtëpisë.
Standardi nuk dëshmohet me deklarata, por me zgjedhjen që bën pushteti përballë drejtësisë!

TË LIDHURA

Aktualitet

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026
Aktualitet

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Aktualitet

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026
Next Post

Itali/ Trafikuan 60 kg kokainë me vlerë mbi 4 mln euro, arrestohen 2 shqiptarët dhe italiani

Kallas: Objektiv realist anëtarësimi i Shqipërisë deri në 2030

Hajduti serial dënohet me 3 vite burg për vjedhjen e çantës së ish-zyrtares së lartë amerikane







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

by mirseda
14:53 | 05/06/2026
0

Në protestat e mbajtura në 5 ditë për çështjen e investimit në Zvërnec dhe kundërshtisë për këtë...

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com