Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Larmia etnike e Amerikës e përmbledhur në një ekspozitë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Larmia etnike e Amerikës e përmbledhur në një ekspozitë

Rreth 300 artistë janë mbledhur për të prezantuar përmes artit vlerat amerikane në Uashington. Ekspozita ka në qendër histori të imigrantëve dhe shërben si një deklaratë e fuqishme vizuale se larmia është një ndër faktorët e fuqisë së Shteteve të Bashkuara.

Strukturë banese e ndërtuar brenda galerisë në qendrën kulturore BlackRock, e mbuluar me 300 panele të krijuara nga 300 artistë. Secili nga panelet i kushtohet paraardhësve të artistit, që emigruan për në Shtetet e Bashkuara me ose pa dëshirën e tyre.

“Kemi gjashtë artistë, familjet e të cilëve erdhën këtu me anijen Mayflower që mbërriti në Masaçusets në 1620. Ekspozita mbulon të gjitha prurjet kryesore nga Evropa, Azia, Amerika e Jugut, Afrika e deri tek artistët që janë vetë të ardhur nga Lindja e Mesme para një apo dy vjetësh,” thotë Ellyn Weiss.

Ellyn Weiss është jo vetëm bashkorganizatore, por edhe artiste pjesëmarrëse dhe ia ka dedikuar punimin e saj gjyshit që u largua për t’i shpëtuar përndjekjes fetare në Rumani në 1900. Ai bleu një pronë për biznes në Filadelfia.

“Shoqata historike e Filadelfias konfirmon se ndërtesa e tij ishte një ndër ndalesat për Hekurudhën e Nëndheshme, një organizatë që ndihmonte skllevrit që shpëtonin nga pronarët në Jug, para Luftës Civile, M’u duk një histori shumë e bukur dhe shumë domethënëse për mënyrën se si përvojat tona në këtë vend janë të ndërlidhura”.

Projekti “One House” ishte ide e ArtWatch, një shoqatë e artistëve të zonës së Uashingtonit.

“Shoqata u krijuar rreth dy vjet më parë për të krijuar projekte që përdorin artin vizual si mënyrë për të dëshmuar vlerat dhe parimet e Amerikës: demokracinë, përfshirjen, unitetin, tolerancën. Ky është projekti më i madh që kemi bërë deri tani,” thotë zonja Weiss.

Artistët kanë prejardhje familjare nga e gjithë bota.

“Ne përfaqësojmë një shtrirje të madhe globale, njerëz që erdhën këtu për t’i shpëtuar përndjekjes, për të kërkuar një jetë më të mirë, për t’i shpëtuar varfërisë ekstreme,” thotë bashkorganizatorja Weiss.

Struktura përfshin panele edhe nga amerikanët indigjenë, artistë që e kanë prejardhjen nga banorët e hershëm që jetonin këtu edhe para mbërritjes së evropianëve.

Të tjerët rrëfejnë histori skllavërie:

“Kam pikturuar një pjesë të Afrikës, pasi e dimë pak a shumë se e kemi prejardhjen nga një zonë apo pjesë e caktuar e kontinentit. Pikturova edhe një pjesë të Shteteve të Bashkuara, zonën e Karolinës së Veriut, pasi kam zbuluar se kemi lidhje me këtë rajon. Megjithëse të parët tanë u sollën këtu kundër vullnetit të tyre, ne besojmë tek ideali i shpresës dhe mundësive,” thotë Shante Bullock.

Kyujin Lee ka interpretuar largimin nga Koreja e Jugut dhe mbërritjen në Amerikë:

“Për të përcjellë këtë ide, kam përdorur duart që thurin me shtiza fije të të ngatërruara dhe në këtë mënyrë simbolizoj largimin tim nga vendi për të ardhur këtu. Pastaj pjesa tjetër e punimit me shtiza simbolizon thurjen e një jete të re në atdheun tim të ri”.

Ekspozita shoqërohet edhe me regjistrime zanore dhe xhirime të artistëve duke rrëfyer historitë e tyre.

“Projekti mishëron një deklaratë të fuqishme se ne kemi ardhur në këtë vend nga e gjithë bota, por ne mbështesim njëri-tjetrin dhe larmia që përfaqësojmë përbën forcë,” thotë bashkorganizatorja e ekspozitës, Ellyn Weiss.

TË LIDHURA

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

22:42 | 14/03/2026
Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht
Bota

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun
Bota

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Next Post
E bujshme/Ibrahimovic tek Real Madrid për të zgjidhur problemin e golave

Në janar te Milani? Ibrahimoviç: Nuk kam mbaruar punë me ju

Basha uron Kosovën për krijimin e ushtrisë

Basha i vendosur: Anulojmë ligjin e arsimit sapo të vijmë në pushtet

Pedagogu i kthehet Ramës: Ka një kufi çdo gjë. Në fund të fundit, këtë kryeministër kemi

Pedagogu i kthehet Ramës: Ka një kufi çdo gjë. Në fund të fundit, këtë kryeministër kemi







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com