Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Largimi i 66% i shqiptarëve”, Berisha: Rama sot foli si çdo diktator i pamëshirshëm

1 vit ago
in Politikë
“Largimi i 66% i shqiptarëve”, Berisha: Rama sot foli si çdo diktator i pamëshirshëm

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se pas skandalit ndërkombëtar të mbetjeve toksike, kryeministri Edi Rama foli siç do të flisnin diktatorët e pamëshirë ndaj qytetarëve të tyre. Berisha tha se Rama foli i rrethuar nga një grup mjekësh dhe infermierësh, të cilët një muaj më parë i kishte shpallur autorë të krimeve kundër njerëzimit për faje, për krime që lidheshin direkt me krimet e tij. Ai shtoi se shqiptarët prisnin që Rama t’u fliste për boshatisjen e tmerrshme që sipas Berishës, ai i bëri vendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot pas aferave më të rënda, aferës ndërkombëtare të trafikut të helmeve nga Edi Rama dhe ministrat e tij. Sot pas lajmit më tronditës, por edhe më të zi që shqiptarët kanë dëjgjuar në të tërë ekzistencën e tyre, largimin nga Shqipëria të 66% të banorëve të këtij vendi. Foli më në fund Edi Rama. Foli njëlloj si çdo të fliste Noriega, siç do të fliste Maduro, siç do të fliste Lukashenko, siç do të flisnin diktatorët e pamëshirë ndaj qytetarëve të tyre.

Ai foli i rrethuar nga një grup mjekësh dhe infermierësh, të cilët një muaj më parë i kishte shpallur autorë të krimeve kundër njerëzimit për faje, për krime që lidheshin direkt me krimet e tij, me vjedhjet e ministrave të tij. Sot foli gjatë e gjatë se do të operohej për dhjamin në kofshë. Sikur dhjami i tij qenka problemi i shqiptarëve, sikur operacioni i tij për dhjam qenka halli i madh i çdo shqiptari.

Unë jam mjek, dhe për të sëmurin kam vetëm urim, por për kriminelin dhe diktatorin kam vetëm damkosje! Dhe ja ku po ta them Edi Rama, se me asnjë lloj operacioni apo ndërhyrje nuk mund të mbulosh në këtë lojë me ndjenjat atë që iu ke bërë ti shqiptarëve. Edi Rama sot shqiptarët prisnin t’u flisje për boshatisjen e tmerrshme që i bëre vendit.

Edi Rama, pikërisht kjo boshatisje më e madhe se në çdo pushtim, se në çdo fatkeqësi natyrore e Shqipërisë, kjo braktisje e vendit nga 2/3 e popullatës së Shqipërisë. Pikërisht për këtë je cilësuar nga publicistë të njohur në Gjermani dhe në botë, si Pashiqi, si kryeminstri më i mirë i Serbisë pas Pashiqit, domethënë si Pashiqi i Tiranës. Por meqënëse ti, zgjodhe dhjamin personal për të mbuluar me propagandë trafikun ndërkombëtar të lëndëve toskike që bën ti dhe klani yt qeveritar. Zgjodhe dhjamin personal për të mbuluar largimin nga Shqipëria të 2/3 të banorëve të saj, boshatisjen.

Vetëm nga viti 2014-2022, sipas Instat janë larguar vetëm në hapësirën e Shengenit 980 mijë banorë. Po të bashkohen të larguarit në SHBA, Britaninë e Madhe, Kanada, Norvegji, Zvicër, Lindje e Mesme, në të katërta anët e botës, vetëm në 8 vitet e tua të zeza u larguan nga Shqipëria 40% e shqiptarëve. Në të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare ky është gjenocid i kryer ndaj shqiptarëve. Ndaj edhe unë ju ftoj miq, ta lemë të merret me dhjamin e tij.

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave
Politikë

PD Berat nis procesin e organizimit dhe rivlerësimit të strukturave

19:20 | 06/12/2025
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë
Politikë

Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: Vendimi në një moment kyç për Shqipërinë

16:45 | 06/12/2025
Next Post
Luhatje të forta në tregun valutor euro “zhytet” brenda 48 orëve

Luhatje të forta në tregun valutor euro “zhytet” brenda 48 orëve

Kamioni humb kontrollin dhe përplaset me një makinë, zbardhen detajet e para

Kamioni humb kontrollin dhe përplaset me një makinë, zbardhen detajet e para

200 m larg bregut të detit, patrulla e Kufirit shpëton nga mbytja 75 vjeçarin në plazhin e Semanit

200 m larg bregut të detit, patrulla e Kufirit shpëton nga mbytja 75 vjeçarin në plazhin e Semanit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com