Roma vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes kundër Lecces, e cila do të luhet të hënën më 1 prill në orën 18:00 në Via del Mare.
Lajm i mirë për trajnerin De Rossi është rikthimi i Paulo Dybala, me sulmuesi argjentinas që është bashkuar me pjesën tjetër të grupit.
Dybala ishtë në stol në ndeshjen e Europa League ndaj Brighton në Angli, ndërsa për shkak dëmtimi s’u grumbullua në takimin shtëpiak të fituar 1-0 ndaj Sassuolos së Bajramit e Kumbullës. Sa i takon lojtarëve të tjerë, stërvitje në mënyrë të diferencuar për Leonardo Spinazzola, Rasmus Kristensen dhe Sardar Azmoun. Roma synon një vend që të dërgon në Champions.