Policia e Shtetit ka publikuar videon e vrasësit të Artan Cukut, krim i kryer pak ditë më parë në Tiranë.
Siç duket në videon e mëposhtme, autori ka pasur të veshur një xhup ngjyrë blu, pantallona sportive të zeza, ndërsa në kokë ka pasur një kapele.
Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e krimit, ndërsa videoja është publikuar nga policia. Kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit, si dhe siguron një shpërblim prej 3 milionë lekësh.
Gjithsecili që ka informacione mbi personin që duket në video, mund të telefonojë në numrin 0694110299.