Në adresë të pushtetit, konkretisht kryeministrit, Albin Kurti në lidhje me komentet e tij ndaj kompanisë “Devolli Corporation”, ka shkuar një reagim i ashpër nga hiç më pak se artisti i njohur, Çun Lajçi.
Ky i fundit i rikujtoi atij se as në kohën e “odave” nuk është konsideruar mençuri të flasësh keq për tjetrin në mënyrë që ta ngresh veten, raporton Klan Kosova.
“Nuk pate nevojë në Pejën e Begollëve të flisje për “rrotat” e Ibrahim Devollit që ta zhbëje “kodrën” e t’birit, Blerimit, sepse deshte – s’deshte, në fabrikën e tij ushqehen mija familje dukagjinase e neve na duhet punësimi, jo migrimi! Na duhen edhe Shkëlqimi edhe Blerimi, mbase t’jenë edhe pak më shumë dukagjinas, pejonë të ndershëm si baba i tyre, që ndihmoi skamnorët ku mujti e ku s’mujti!”, ka shkruar Lajçi.