Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Laboratori i drogës, policia arreston 5 persona për kultivimin e bimëve narkotike

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Laboratori i drogës, policia arreston 5 persona për kultivimin e bimëve narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona, pas zbulimit të një laboratori të kultivimit të drogës, në Shkozë.

Sot shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Hazbi Parllaku, 62 vjeç, banues në Tiranë

– Gjergji Duro, 63 vjeç, banues në Tiranë

– Kristi Duro, 26 vjeç, banues në Tiranë

– Gerald Bilmani, 59 vjeç, banues në Tiranë

– Robert Minoni, 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës OSHEE-je.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, bazuar në Planin e Veprimit, për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se në zonën e Shkozës, më konkretisht në tunelet e ish-Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike.

Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.

Nga kontrolli i imtësishëm i zonës, ku ishte informacioni, u konstatua një ambient i mbyllur në brendësi të tunelit, i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

5 personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.

Për shtetasin Robert Minori, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzimit të Krimit”.

Theksojmë se në këtë aktivitet të kundraligjshëm, këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës.

Po vijojnë hetime për persona të tjerë të përfshirë apo implikuar në ketë aktivitet.

Në këtë ambient janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e paketuar në qese (lëndë kjo ende e pa peshuar).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim të bimëve narkotike”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzim krimi”.

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi
Aktualitet

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën
Aktualitet

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Next Post
Berisha: Vëllai yt, trafikant droge. Arben Ndoka: Je në krizë nervore

Berisha: Vëllai yt, trafikant droge. Arben Ndoka: Je në krizë nervore

Shtypi i ditës, 15 prill 2017

Shtypi i ditës, 15 prill 2017

Rama dhe Meta vendosin sot ç’do të bëjnë me njëri-tjetrin dhe me opozitën

Rama dhe Meta vendosin sot ç'do të bëjnë me njëri-tjetrin dhe me opozitën







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

by mirseda
22:44 | 14/10/2025
0

Sot në mëngjes u nisa herët. Qielli ishte gri dhe ajri kishte atë freskinë e parë të...

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

Hysaj futet në histori, lojtari me më shumë paraqitje me kombëtaren

21:47 | 14/10/2025
Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

Altin Dumani: SPAK ka marrë të pandehur administratorin e KESH për abuzim me detyrën

20:42 | 14/10/2025
Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

20:27 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com