Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

La zyrtarin e BE-së 4 orë në aeroport, Rama flet për telefonatën shokuese

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
La zyrtarin e BE-së 4 orë në aeroport, Rama flet për telefonatën shokuese

Komisioni i BE ka rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit. Tani Shqipëria shpreson të reduktojë paragjykimet të cilat janë krijuar për këtë vend.

Kur Edi Rama tregon historinë e mbrojtjes së policisë, ai me të vërtetë po shokon. Fillon të tregojë për  një telefonatë nga aeroporti i Tiranës. Disa njerëz refuzonin të largoheshin nga VIP Lounge për tre ose katër  orë. Rama fillimisht ishte inatosur: Pse aeroporti duhet të jetë synimi i qeverisë?

Por në sallën e pritjes ishte ulur delegacioni dhe një  politikan nga një vend i BE, i cili kishte një takim me Ramën. Forcat e sigurisë që do ta shoqëronin nga aeroporti për në kryeqytete nuk ishin të mjaftueshme për mysafirin. Për t’u nisur drejt Tiranës ai kërkoi që të shoqërohej nga njësia speciale e armatosur.

“Atij i thashë se nuk e ofrojmë këtë shërbim”, thotë Rama, duke sinjalizuar me një shprehje serioze dhe se tregon se kjo ishte një histori qesharake.

Për kryeministrin shqiptar, janë disa stereotipa negativë të krijuar lidhur me vendin që ai dhe shprehet se i duhet të përballet çdo ditë me to.

Mungesa e dyshuar e sigurisë është  pjesë e saj, ashtu si edhe idetë stereotipike të një shoqërie kryesisht myslimane.

Shteti është laik. Politikanët në mënyrë të përsëritur tregojnë për shkallën e ulët të krimit në vend. Dhe përsëri ata deklarojnë se Shqipëria është një shtet laik në të cilin myslimanët, katolikët, protestantët dhe ortodoksët takohen me tolerancë – dhe ku është pjesë e jetës së përditshme, dhe se ata martohen me njëri-tjetrin dhe festojnë festat fetare me njëri-tjetrin.

Por shumë foto të zymta të vendit, që në kohën e diktaturës komuniste e etiketojnë Shqipërinë si “Koreja e Veriut në Evropën Lindore”. Kjo është veçanërisht e dhimbshme për shumë veta tani, ku Shqipëria shpreson të nisë bisedimet e pranimit në BE pasi  Komisioni Evropian dha rekomadimin në prill. Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive duhet të vendosë në fund të qershorit. Por ka shtete si Franca që ka dhënë sinjale negative lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Shqetësim për energjinë e reformës

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të mbështesë zgjerimin e BE vetëm nëse vetë Evropa reformohet. Ky qëndrim është “absolutisht i ligjshëm”, thotë kryeministri shqiptar Rama, por: “Ne gjithashtu kemi nevojë për reforma për t’u bashkuar dhe për këtë ne kemi nevojë për ndihmë. Vetëm duke na thënë s jo nuk është rruga e duhur”.

Rama ka frikë se energjia aktuale e reformave në vend mund të zhduket nëse nuk merr përgjigje pozitive nga ana e BE. “Sigurisht që nuk jemi gati të bashkohemi”, thotë ai. “Por kjo është arsyeja pse ka negociata. Negociatat që do të rezultonin në detyrat e shtëpisë të përcaktuara qartë dhe me përparim të verifikueshëm në fusha të caktuara”. Në fund të fundit, sipas Ramës, nuk ka të bëjë shumë me anëtarësimin në BE, por me modernizimin e vendit. “Dhe pikërisht, bisedimet e pranimit mund të na ndihmojnë”, tha ai.

 Erion Veliaj, kryebashkiaku socialist i Tiranës 39-vjeçar, e shih situatë të ngjashme: nëse Shqipëria do të lihet jashtë për një kohë të gjatë, atëherë “lufta e përditshme për vlerat evropiane do të jetë më e vështirë”.

Rritja e besimit

 Qeveria socialiste e Shqipërisë kërkon një mbështetje më të gjerë.

“Në një referendum mbi anëtarësimin në BE më shumë se 90 për qind do të votonin po”, thotë Vangjush Dako, kryetar i bashkisë së qytetit bregdetar të Durrësit, gjithashtu socialist. Porti i Durrësit është një qendër tregtare e rëndësishme. Hapja e thjeshtë e bisedimeve të pranimit mund të forcojë besimin e investitorëve të huaj dhe të nxisë më tej ekonominë.

Opozita fajëson qeverinë, veçanërisht kur  Shqipëria shikohet me sy  Të dyshimtë jashtë vendit. Pretendimet shkojnë nga korrupsioni në përfshirjen e qarqeve më të larta të policisë në trafikun e drogës. Genc Pollo, anëtar i Partisë Demokratike për më shumë se 20 vjet, është në parim në favor të pranimit në BE. Çdo gjë tjetër do të “izolonte vendin dhe do të përfitonin kriminelët”, tha Pollo. Por shumë nga partia e tij do të donin të parandalonin një fillim të hershëm të negociatave nën udhëheqjen e kryeministrit Rama.

Reforma e suksesshme gjyqësore

Politikanët qeveritarë, megjithatë, tregojnë për sukseset e reformës gjyqësore, e cila u nisi me ndihmën e ekspertëve perëndimorë dhe gjithashtu është e shoqëruar nga ata. Politikani, i cili më në fund u nis pa forca speciale nga aeroporti në qendër të qytetit, më vonë i kërkoi falje Kryeministrit Rama.

(Gerald Schubert, 21.6.2018) Udhëtimi në Shqipëri u zhvillua me ftesë të Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropës Qendrore (IDM).

Burimi: Der Standard

Përshtati: Tirana Today

TË LIDHURA

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

15:03 | 22/05/2025
Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin
Aktualitet

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

14:54 | 22/05/2025
Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja
Politikë

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

14:51 | 22/05/2025
Next Post
Infermierja shqiptare kërcënohet me dëbim

Infermierja shqiptare kërcënohet me dëbim

Një kapitull i ri për çështjen e azilit, Merkel është e gatshme të bëjë lëshime

Një kapitull i ri për çështjen e azilit, Merkel është e gatshme të bëjë lëshime

Një shqiptare zhduket pa lënë gjurmë, policia italiane vihet në alarm

Një shqiptare zhduket pa lënë gjurmë, policia italiane vihet në alarm

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

United, Shaw i kërkon falje tifozëve: Sezon negativ
Sport

United, Shaw i kërkon falje tifozëve: Sezon negativ

by mirseda
16:01 | 22/05/2025
0

Manchester United u mund 1-0 nga Tottenham, në finalen e Europa League.Duke folur për mediat, mbrojtësi i...

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

15:03 | 22/05/2025
Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën

Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën

15:00 | 22/05/2025
Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

14:54 | 22/05/2025
Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

14:51 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com