UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të shekullit XXI, të bazuar në lojtarët që kanë luajtur në këto 17 vite. Në këtë formacion bie në sy dominimi i lojtarëve të Barcelonës, ku janë përfshirë plot 7 lojtarë. Ndërsa tre lojtarë vijnë nga Real Madrid, 1 nga Arsena, 1 nga Bayern Munich dhe 1 nga Liverpool.
Porta në formacionin e më të mirëve mbrohet nga Casillas (RMA), ndërsa qendra e mbrojtjes është e gjitha katalanase duke u përbërë nga Puyol dhe Pique. Në krahun e majtë është përzgjedhur kapiteni i “los blancos”, Sergio Ramos ndërsa në të majtë Philip Lahm nga Bayer Munich. Mesfusha është e përbërë nga tre dhe janë Xavi, Iniesta dhe Gerard. Sulmi është me të vërtetë i frikshëm, ku nuk mund të mungonte Ronaldo dhe Messi, ndërsa plotësimin e bën ylli i Arsenal që fitoi dy kampionate, francezi Henry. Do të jetë në 4-3-3 formacioni më i mirë i shekullit 21 të përzgjedhur nga UEFA. Sulmuesi portugez është radhitur 11 herë në formacionin e UEFA-s, i ndjekur nga Mesi 8 herë edhe pas tij vijnë Kasijas, Pyol, Ramos dhe Iniesta 6 herë.