LG ka paralajmëruar ardhjen e smartphonit V30 që do të ofrojë funksione audio “të papara në një telefon më parë”.
Në një njoftim për shtyp kompania deklaron se pajisja përmban një 32-bit Advanced Hi-Fi Quad DAC, i cili ofron opsione më të përshtatshëm krahasuar me Hi-Fi Quad DAC që ishte në V20.
Një çift i veçorive të reja të avancuara që Hi-Fi Quad DAC ofron: filtra digjitalë dhe funksionalitete të reja për audio, shkruan Telegrafi.
“Edhe me pajisje të zakonshme, përdoruesit e LG V30 mund të përjetojnë audio të cilësisë së lartë që ofrohen nga dëgjuesit që përdorin kufje të kushtueshme”, pretendon kompania.
Në fund të javës së kaluar, LG publikoi një video të re për telefonin.