Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kuvendi i ri me 39 deputete gra, numri më i lartë që nga 1992

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kuvendi i ri me 39 deputete gra, numri më i lartë që nga 1992

Për herë të parë në Parlamentin e ri shqiptar do të ketë 39 deputete nga 140, ose e përkthyer ndryshe në 27.85 përqind.

Nivel ky më i larti i përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që prej 1992, kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste.

Konkretisht, Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala.

Ajo që bie në sy është përfaqësimi me deputete gra për çdo qark për socialistët, duke arritur numrin më të lartë në Tiranë me 6 deputete, ndërsa PD ka marrë deputete në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër. LSI ka deputete në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, shkruan Panorama.

Në listat për deputetë që partitë politike dorëzuan në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 2374 kandidatë, 948 (39,93%) ishin gra. Krahasuar me parlamentin që sapo përfundoi legjislaturën e tij, numri i deputeteve është më i lartë. Kuvendi i Shqipërisë aktual kishte 19 deputete gra ose vetëm 13 për qind. Pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të kabinetit qeveritar nga posti i deputetit, numri i grave në parlament u rrit në 29 ose në rreth 21 për qind.

Kuotat gjinore u vendosën për herë të parë në Shqipëri në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, të vlefshme për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Por, pas këtyre zgjedhjeve u konstatua se partitë politike arritën ta shmangin këtë detyrim ligjor, duke u justifikuar me sanksione minimale.

Me parimin e “kuotës” në Kodin Zgjedhor në parlamentin 2009-2013, vetëm 16 për qind e deputeteve ishin gra. Në zgjedhjet e 25 qershorit, partitë politike nuk iu shmangën dot gjobitjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mosrespektim të kuotës gjinore.

Pas verifikimit të emrave të kandidatëve të Partisë Demokratike, KQZ konstatoi se në qarkun e Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Beratit dhe Kukësit, ishte shkelur Kodin Zgjedhor për përfaqësimin e Parlamenti i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë 39 deputete nga 140, ose 27.85 përqind të kandidateve gra në lista.

KQZ vendosi gjobë për këtë shkelje në shumën e 5 milionë lekë të rinj, nga 1 milion për çdo qark ku kuota nuk u respektua. Për mosrespektim të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti dy parti.

Partia Socialiste u gjobit me 1 milion lekë të rinj për mosrreshtim në tri vendet e para në qarkun e Beratit të një kandidateje grua. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim u gjobit po me 1 milion lekë, sepse në qarkun e Tiranës në tri vendet e para në listë kishte përfshirë tre gra dhe asnjë kandidat burrë, duke diskriminuar gjininë tjetër.

Tags: 39 deputete grakuvendi i rilista

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Rama porosit Metën: Reflekto dhe kthjellohu një orë e më parë!

Rama porosit Metën: Reflekto dhe kthjellohu një orë e më parë!

Astrit Patozi shuan zërat për mos-kandidimin e tij: Do ta shpartalloj Bashën!

Astrit Patozi shuan zërat për mos-kandidimin e tij: Do ta shpartalloj Bashën!

Rama: Të vetëkorrigjohemi; Kuvendi kazan politik, faji ishte edhe i yni

Rama: Të vetëkorrigjohemi; Kuvendi kazan politik, faji ishte edhe i yni







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com