Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kush ma gjen “kaçavidën e ligjit”, për të shtrënguar “vidat” e kësaj shoqërie?

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Kush ma gjen “kaçavidën e ligjit”, për të shtrënguar “vidat” e kësaj shoqërie?

Nga: Marsela Sinani

Në shoqërinë tonë maskiliste, femrat kanë faj edhe kur vriten prej burrave. Ato pështyhen, shahen, ia nxjerrin të shkuarën e zezë, madje e nxijnë edhe më shumë. Pas vrasjes fizike, është edhe ajo morale. Pa u varrosur ende, viktima nxirret si në një tabelë qitje, përgojohet e përgojohet në shkallë, dyqanet poshtë shtëpisë, e gratë e liga të lagjes nuk rrinë pa bërë thashetheme, të cilat i shtojnë një barrë edhe më të rëndë familjarëve, se çdo thotë bota.

Kjo është vrasja e dytë, duke e cilësuar pa më të voglën mëshirë, si një femër djallëzore, e cila manipuloi një burrë të martuar. Ne nuk dimë se çfarë vuajtjesh mund të ketë kaluar ajo vajzë, ajo grua, ajo nënë e shumë fëmijëve, por ne nuk rrimë pa e mallkuar, ndonëse kockat e saj treten në dhe.

Në dy rastet që tronditën mbarë opinionin publik, gratë duhet të ulnin kokën dhe mbyllnin gojën, por edhe policia i vrau duke mos bërë asgjë, e duke dredhur zinxhirin. Mos duhet vallë të heshtim e të pranojmë këtë realitet të trishtë? Gjeneza e gjithçkaje është eliminimi i vrasjes morale, e cila shërben si justifikim i vrasjes fizike. Për të na qartësuar me idetë, “Tirana Today” ka kontaktuar me psikologen Suareza Nakuçi.

Përse ndodhin këto vrasje?

“Të gjithë ne e dimë se jemi të predispozuar të mbajmë më shumë lëndime psikologjike se sa fizike, lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia. Këto lloj situatash munden të shkojnë edhe më keq nëse i injorojmë, dhe mund të na ndikojnë në jetën tonë dramatikisht. Në gjykimin tim, unë personalisht mendoj se në dy rastet e vrasjeve të ditës së premte kanë qenë elementët e sipërpërmendur që kanë ndikuar në marrjen e vendimit për të ekzekutuar dy femra. E kam thënë edhe më parë, niveli i ulët intelektual ka bërë që këto persona të kenë një profil të ulët emocional dhe të shëndetit mendor. Në rastin e Xhuljetës, vajzës së ndjerë, motivi i saktë përse ajo u vra akoma nuk na është servirur, por fakti mbetet aty, ajo nuk jeton më, lëndimi është një aspekt psikologjik, emocional i cili i patrajtuar, i pa shprehur, ai mund të të çoj në marrjen e akteve ekstreme. Vetmia është një tjetër aspekt i pa trajtuar, ajo krijon një plagë të thellë është e aftë të përzjej mendimet dhe sferën emocionale, dhe kështu një njeri i vetmuar (në këtë rast djali që kreu vrasjen) ka perceptuar sikur s’ka pas vëmendjen e askujt, elementi tjetër është refuzimi, askujt si pëlqen të jetë i refuzuar dhe në këtë rast vajza e ka refuzuar djalin. Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë primar shëndetin psikologjik, jo të gjithë realisht janë të aftë të pranojnë dështimin, nëse mendja provon t’ju bindë se ju jeni i paaftë për të bërë diçka dhe ju e besoni atë në këtë rast djali ka bindur veten që nëse ai ka dështuar në “marrjen e zemrës së saj”, por ai s’mund të dështonte në mënyrë faktike për ta vrarë. Këshilla ime e vetme është; duhet të thyet çdo cikël negativ përpara se të fillojë. Për Xhaferrin dhe Xhuljetën, ky cikël kishte filluar, akush nuk e diti si t’a shmangi këtë tragjedi.

Ndërsa për rastin e zonjës, nënës së 6 fëmijëve që u vra nga bashkëshorti, ndjej pafundësisht keqardhje, pasi mund të ishte shmangur që në dhunimin e saj të parë, por siç e përmenda dhe më sipër, niveli i ulët intelektual të vë përballë sfidave kulturore se çfarë mendojnë të tjerët për një grua me shumë fëmijë, që është divorcuar, gjithmonë faktet na kanë treguar se mbi më të dobtit ushtrohet më shumë forcë dhe dhunë, problemet sociale vazhdojnë të mbeten kryqëzatat e këtyre grave”.

Përse gratë shkojnë pas burrave të martuar?

“Faktori social-ekonomik besoj se duhet të jetë faktori kryesor që çon këto vajza/gra në të tilla situata. Është shumë e vështirë kur ke probleme sociale apo ekonomike që të shohësh realitetin në sy, dhe këto vajza nuk munden t’ja dalin vetë, gjërat i fitojnë më shpejt duke qënë partnere me meshkuj me të mëdhenj, më potent dhe në nivel ekonomik më të lartë se vetë ato. Jo të gjithë kanë aftësinë t’ia dalin vetë,  shumë njerëz funksionojnë poshtë potencialit që kanë për të pasur fasilitete të kësaj natyre. Dhe kur pala tjetër ndjen shfrytëzimin apo dhe daljen nga kontrrolli të situatës ndodhin këto lloj tragjedish”.

Përse mbahen të fshehta këto lidhje?

“Këto lidhje mbahen të fshehta, sigurisht për arsye të tradhtisë bashkëshortore që po ndodh në njërin prej çifteve, dhe për shkak të opinionit dhe gjykimit nga shoqëria”, shprehet psikologia.

Ato orë ishin orë makthi, tronditje si për familjen, por edhe për shoqërinë e të ndjerave. Nëse nuk keni mundësi për t’i ndihmuar sa janë gjallë, mos i vrisni me fjalë e lërini të prehen në paqe!

Tirana Today 

 

 

 

 

TË LIDHURA

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”
Politikë

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

13:23 | 20/10/2025
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës
Politikë

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit
Aktualitet

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

12:52 | 20/10/2025
Next Post
Së shpejti baba, Erion Veliaj flet për herë të parë për vogëlushin

Së shpejti baba, Erion Veliaj flet për herë të parë për vogëlushin

“S’kam vrarë prindërit, por dy hije”, shokon dibrani me dëshminë e tij

"S'kam vrarë prindërit, por dy hije", shokon dibrani me dëshminë e tij

Video/Njihuni me shqiptarin hero, gjesti i madh që ka bërë në Francë

Video/Njihuni me shqiptarin hero, gjesti i madh që ka bërë në Francë







JU REKOMANDOJMË

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”
Politikë

Përjashtimi i Bardhit me 15 ditë nga punimet në Kuvend/ “Qëllimi, t’i mbyllin gojën opozitës”

by mirseda
13:23 | 20/10/2025
0

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u përjashtua me 15 ditë nga punimet në...

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

Dhunuan Klea Prengën, Gjykata e Tiranës shpall vendimin për motrat Berisha

13:21 | 20/10/2025
Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

Koçiu: Deri në 2027, qytetarët do të përdorin dokumentet në çdo vend të Evropës

13:11 | 20/10/2025
Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

Pastrim parash dhe grup kriminal,GJKKO dënon vëllezërit Ramaj,ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrësit

12:52 | 20/10/2025
Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Prej disa ditësh në reanimacion, ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

12:48 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com