Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Kush janë dy politikanët që ndryshuan Shqipërinë? Profesori i Harvardit nxjerr emrat

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Kush janë dy politikanët që ndryshuan Shqipërinë? Profesori i Harvardit nxjerr emrat

Kryeministri Edi Rama, për ditën e parë të muajit tetor  ka ndarë në rrjetin e tij social “Facebook”, një shkrim të profesorit Ricardo Hausmann, i cili aktualisht drejton Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit.

Ai i ka kushtuar një artikull vendit toneë duke theksuar mes te tjerash se kthesa e pësuar i jep mësim edhe BE-së. “Mësimi për Bashkimin Evropian është i qartë: kur mendojnë për vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të shikojnë jo vetëm çfarë janë dhe çfarë kanë qenë këta vende, por edhe zellin me të cilin ata veprojnë, për t’u bërë çfarë aspirojnë të bëhen”.

“MIRËMËNGJES ?dhe me këtë artikull të profesorit të famshëm, Ricardo Hausmann, i cili aktualisht drejton Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar të Universitetit të Harvardit dhe që uroj të gjeni kohën ta lexoni, ju uroj një javë të mbarë ?”, shkruan Rama.

Shkrimi i plotë 

Pesë vjet më parë, Shqipëria ndodhej në një situatë vërtet ogurzezë. Me Greqinë dhe Italinë në vorbullën e krizës së Euros, remitancat dhe prurjet e kapitalit ishin në rënie dhe ekonomia po vuante prej një ngadalësimi të fortë. Defçiti fiskal kishte arritur në 7% të GDP-së, financuar në një pjesë të madhe prej borxheve, ndërkohë që aksesi në tregjet e jashtme ishte mbyllur dhe normat e brendshme të interesit ishin në stratosferë.

Përveç kësaj, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike ndodhej në një krizë operacionale dhe financiare, e paaftë të paguante për energjinë elektrike, që supozohej se duhej të blinte prej kompanive të prodhimit.

Borxhet e qeverisë dhe të kompanisë elektro-energjetike po nxisnin një rritje të huave jo-performuese në sistemin bankar. Ishin të gjithë ingredientë të një rezultati katastrofik.

Nxitojmë dhe shkojmë në të tashmen: ekonomia po rritet me një ritëm të fortë prej 4.2%, e shtyrë prej rritjes dyshifrore të eksporteve në bujqësi, miniera, prodhim, energji, turizëm dhe shërbime të biznesit. Në një kohë kur ekonomitë e vendeve në zhvillim, në rajone të ndryshme, si Argjentina, Turqia, Nigeria dhe Afrika e Jugut përballen me rënie të monedhës dhe rritje të normave të interesit, Shqipëria ka normat më të ulëta të interesit në historinë e vet dhe një monedhë që forcohet. Sot, ajo ka riskun më të ulët të bonove në klasën e shteteve të ngjashme me të, gjë që tregon se tregjet mendojnë që agjencitë e ratingut kanë qenë të pavëmendshme.

Një herë e një kohë Korea e Veriut e Evropës nën diktatorin komunist Enver Hoxha, sot të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 25% e atyre të Gjermanisë. Nëse ajo do mundet ta ruajë ritmin aktual të rritjes ekonomike, do të arrijë të ardhurat e sotme të Gjermanisë, për 32 vjet.

Në një kohë kur ekonomistët po fajësohen për gjithfarësoj rezultatesh zhgënjyese, dhe institucionet shumëpalëshe si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore po akuzohen se nuk po i këshillojnë shtetet ashtu si duhet, është inkurajuese të zbulosh se, në fund të fundit, ato mund të mos jenë krejt të padobishme.

Cili ishte sekreti i kthesës së Shqipërisë?

Së pari, ndryshe nga shumë vende që vonojnë të veprojnë, deri kur është shumë vonë, Kryeministri Edi Rama e thirri FMN sapo erdhi në pushtet në shtator 2013. Më pas, qeveria e tij negocioi një program që i mundësoi Shqipërisë të sigurojë mbështetje financiare, ndërkohë që vinte rregull në financat e veta. Programi 3-vjeçar përfundoi me sukses pothuaj dy vjet më parë, dhe raporti i borxhit me GDP-në mbetet në një trend zbritës. Këtë vit, ai po bie me 2.5% të GDP-së, ndërkohë që vendi po e zgjeron në mënyrë domethënëse, buxhetin e tij të investimeve publike.

Që të jesh në gjendje të rritet në mesin e një konsolidimi fiskal, duhet diçka tjetër që të shtyjë ekonominë përpara, zakonisht eksportet. Dhe eksportet po rriten në Shqipëri – ku unë kam udhëhequr një program kërkimor të Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvardit prej vitit 2013 – jo për shkak të fatit, por falë një përpjekjeje të palodhur për të eleminuar bllokimet dhe rrokur mundësitë.

Në ndërkohë, Shqipëria iu shmang tundimit për t’u fokusuar në indikatorët e përgjithshëm të Doing Business, që supozojnë se të ndjekësh në mënyrë rastësore praktikat më të mira ndërkombëtare, mund të sjellë ndonjë të mirë. Në vend të kësaj, autoritetet ndoqën një qasje diagnostikuese për të prioritizuar politikat e tyre. Të këshilluar nga Matt Andrews i Harvard Kennedy School of Government, politikëbërësit përdorën një strategji implementuese bazuar në një proces përsëritës të orientuar nga problemet, që fillon duke e pikasur problemin, identifikuar shkaqet e tij, dhe hartuar një mënyrë për ta ndrequr.

Kjo gjë çoi drejt shumë ideve që rezultuan të fuqishme. Në bujqësi, zhvillimi i grumbulluesve ndihmoi fermerët të lidhen me teknologji më të mira dhe tregje më fitimprurëse, duke krijuar kështu një bum në eksportet e perimeve. Në sektorin energjetik, qeveria adoptoi një strategji jo-ortodokse për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve në lidhje me vjedhjen e energjisë elektrike dhe mospagimin, gjë që shpuri në vitin 2015, në një ndryshim rrënjësor prej pothuaj 2% të GDP-së, në të ardhurat cash të kompanisë së shpërndarjes.

Po kështu, grupet këshillimore në prodhim dhe turizëm identifikuan fushat ku kish potencial përmirësimi. Shqipëria ka investuar në rimëkëmbjen e qyteteve të veta historike dhe tani po investon në 100 fshatra me potencial të madh për agroturizëm, të cilët ndodh të jenë në zona të varfëra dhe të virgjëra. Nuk është çudi që turizmi po rritet me një ritëm dyshifror.

Veç kësaj, ambasadorët e vendit po shfrytëzohen tashmë në një strategji të bashkërenduar për të nxitur investimet e huaja përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dhe politikëbërësit tani po angazhojnë diasporën e Shqipërisë – e cila është një burim i rëndësishëm talenti, investimesh, mundësish të tregut dhe idesh të biznesit – me një impakt të fortë.

Risitë nuk kanë qenë vetëm në nivel kombëtar. Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka trefishuar të ardhurat e Bashkisë që kur erdhi në krye të saj në vitin 2015, dhe i ka përdorur të ardhurat në mënyra, që e kanë bërë Tiranën një prej qyteteve më të këndshëm në rajon. Kryeqyteti i Shqipërisë ka fituar çmime ndërkombëtare për zhvillimin e hapësirave urbane me cilësi të lartë, dhe për zgjidhjen e problemeve të lëvizshmërisë dhe atyre mjedisore, në mënyra inovative.

Mësimet për vendet e tjera janë të qarta. Suksesi përballë vështirësive ndodh kur qeveritë janë të vetëdijshme për gjendjen e vështirë dhe për dobësitë e tyre, munden të artikulojnë objektivat, dhe të kërkojnë pa u ndalur për mënyra drejt arritjes së aspiratave të tyre. Në këtë proces, vendet nuk janë vetëm. Sistemi i asistencës financiare ndërkombëtare udhëhequr nga FMN dhe institucionet e zhvillimit financiar mund të vijë në ndihmë. Por shtetet duhet të dijnë se kur dhe si t’i shfrytëzojnë më së miri. Ata mund të shtojnë kapacitetet e qeverisë, por nuk mund të zëvendësojnë përkushtimin e qeverisë.

Edhe mësimi për Bashkimin Evropian është i qartë: kur mendojnë për vendet që aspirojnë anëtarësimin si Shqipëria dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme të shikojnë jo vetëm çfarë janë dhe çfarë kanë qenë këta vende, por edhe zellin me të cilin ata veprojnë, për t’u bërë çfarë aspirojnë të bëhen.

Për pjesën më të madhe të historisë, Shqipëria dukej e pashpresë. Por i pashpresë është ai që bën të pashpresin. Tani, kthesa e Shqipërisë është një burim shprese për gjithë ne të tjerët.

 

TË LIDHURA

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë
Aktualitet

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

11:44 | 21/06/2025
Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi.
Aktualitet

Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi.

11:14 | 21/06/2025
Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum
Aktualitet

Lungomare 3, IKMT nis prishjet e objekteve në Radhimë dhe Orikum

10:31 | 21/06/2025
Next Post
Foto/ Digjet makina e këshilltarit të PD Tepelenë, zjarrëvënie e qëllimshme

I vihet flaka "Benz-it" të drejtoreshës, policia nxjerr detajet e para

Propozim për martesë në Paris, Armina Mevlani nuk mban dot lotët (fotot)

Propozim për martesë në Paris, Armina Mevlani nuk mban dot lotët (fotot)

Kaos në Tiranë/ Prishen semaforët, radhë kilometrike të mjeteve

Kaos në Tiranë/ Prishen semaforët, radhë kilometrike të mjeteve

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike
Bota

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

by mirseda
12:57 | 21/06/2025
0

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e...

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

Big Basta flet pas fitores së Ferma VIP

12:39 | 21/06/2025
Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

Rriten shqetësimet nga virozat! Mjekët: Kujdes për fëmijët

12:36 | 21/06/2025
Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

Samiti i NATO-s më 24-26 qershor, Rutte: Duhet të mbrohemi nga rreziku ruso-kinez

12:17 | 21/06/2025
Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

Plazhet të mbushur me plehra, Noka: Bie propaganda, Shqipëria e fundit në Europë

11:44 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com