Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kush ishte koka e furgonit me drogë, dalin fotot dhe emrat e gjithë grupit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Furgoni me drogë në Qafë-Thanë/ Policia në këmbë, priten arrestime të bujshme

Gazeta Shqiptarja.com zbardh fotot dhe detaje të reja për tetë personat e arrestuar për sasinë e drogës të sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Qafë-Thanë, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë. Gjatë operacionit të koduar “Uraka 2” kanë rënë në pranga 8 persona emrat e të cilëve janë Aranit Bida, që konsiderohet si drejtuesi i grupit. Bida rezulton të jetë dënuar në 2010 me 7.4 vite burgim nga gjykata e Krimeve të Rënda, dhe se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Sapo ka dalë nga qelia, Aranit Bida, ka filluar sërisht të meret me aktivitet kriminal, ku është arrestuar sërisht për trafik droge.

Mes të arrestuarve të tjerë janë dhe shtetasit Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj. Furgoni me lëndë narkotike ishte nisur nga Fieri dhe po shkonte në drejtim të Pogradecit dhe Korçës. Dosja e trafikimit të drogës është ndjekur nga Krimet e Rëndam e cila disa muaj më parë ka nisur hetim për “Trafik droge mbetur në tentativë”.Personat e arrestuar janë nga Elbasani, Korça, Fieri, Pogradeci dhe Tirana.

580 kg lëndë narkotike

Pas 24 orësh, nga momenti i ndalimit të furgonit të dyshuar se po trafikonte drejt Korçës ngarkesë, Policia e Qarkut të Elbasanit deklaroi se ishin 580 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë tetë persona dhe një është shpallur në kërkim.Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, rezulton pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin “SILDA” dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Por në një reagim, vetë ky i fundit u shpreh se furgonin “IVECO” e kishte shitur disa muaj më parë, por nuk kishte bërë aktin noterial. Operacioni i koduar “Uraka 2” ka sjellë goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, në një bashkëveprim mes Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit dhe Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit. Policia sekuestroi 578 kg kanabis, tre automjeteve, 14 aparateve celularë dhe 5.800 euro.

Lënda narkotike drejt Greqisë

Sipas burimeve nga grupi hetimor, lënda narkotike do të transportohej në Greqi. Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, është në pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin “SILDA” dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti.

Firma SILDA është një kompani që merret me prodhimin e kepucëve si dhe tregtimin dhe eksportimin e tyre jashtë vendit. Nuk dihet nëse kjo ishte tentativa e parë e trafikut të drogës, por dyshohet që trafiku ishte kamufluar pas biznesit të Dautit, i cili veç prodhimit të këpucëve garantonte edhe transportin.

Hetimi në dinamikë

Sekuestrimi i sasisë së drogës në pikën e kalimit kufitar nuk ka qënë thjesht një rastësi. Sipas, policisë ndjekja e furgonin është kryer nga forcat operacionale në teren, që nga pika kur ai ka dalë me ngarkesë nga magazina. Përgjatë segmentit rrugor Fier-Qafë-Thanë, është ndjekur në dinamikë, deri kur ka shkuar në pikën doganore.

Pikërisht në këtë pikë kalimi kufitar, është urdhëruar që mjeti ti nënshtrohet një kontrolli të reptë, ku nga rezultoi se në dyshemenë e tij, ishte fshehur një sasi e madhe droge. Menjëherë pas këtij momenti është bërë arrestimi i personave që ndodheshin në makinë dhe pas tyre janë arrestuar magazionieri dhe një puntor në fabrikë. Pritet që për këtë rast, policia dhe prokuroria të jenë në bashkëpunim edhe me hetuesit Grekë, aty ku kishte si destinacion lënda narkotike.

Të arrestuar

Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj’/Shqiptarja.com/

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Next Post
Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, koncert festiv në Shkup

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, koncert festiv në Shkup

Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në një nga repartet e Kurumit

Dy viktima në 3 ditë, pezullohet puna në një nga repartet e Kurumit

Habit me dëshminë xhaxhai që vrau nipin: Qeni i tij më prishte këpucët!

Habit me dëshminë xhaxhai që vrau nipin: Qeni i tij më prishte këpucët!







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com