Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush është Juan Guaidó?

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kush është Juan Guaidó?

Deri para dokohe Guaidonë nuk njihte gati askush. Rastësia e bëri kryetar të parlamentit e krejt papritur ai e shpalli veten president. SHBA-të, e bashkë me të edhe Kosova e Shqipëria, ishin të parët që e njohën.

Askush nuk e kishte sfiduar aq drejtpërdrejt udhëheqësin autokratik të Venezuelës, Nicolás Maduro, sa Juan Guaidó. Në një tubim në kryeqytetin e vendit, Karakas, ai e shpalli veten president të përkohshëm. Një hap i papritur ky për vëzhguesit, sepse deri më 4 janar, nuk kishte asnjë shenjë që fliste se inxhinieri 35-vjeçar do të ishte në gjendje të ndërmerrte një hap të tillë. Atë ditë, parlamenti i zgjedhur në mënyrë demokratike e votoi atë për kryetar.

Guaidó është anëtar i partisë opozitare “Voluntad Popular”, e cila u themelua në vitin 2009 me në krye karizmatikun Leopoldo López. López ka kohë që është mishërim i opozitës në Venezuelë, edhe pse qysh nga protestat masive e me viktima të vitit 2014, ai është mbajtur në burgje ose arrest shtëpie. Partia e tij ka vetëm 14 vende në parlament. Edhe pse partia është anëtare e Internacionales Socialiste, edhe López dhe Guaidó konsiderohen politikanë të qendrës.

Nga sfondi në radhën e parë

Ashtu si López, edhe Juan Guaidó është një ndër  themeluesit e  VP-së. Ai e kishte nisur karrierën politike si lider i studentëve, në Universitetin Katolik, Andrés Bello, në Karakas. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 6 dhjetor 2015, opozita fitoi shumicën në parlament dhe Guaidó mori një vend si deputet.

Sipas marrëveshjes së bërë ndërmjet partive të opozitës, MUD, çdo vit e ka radhën një parti të caktojë kryetarin e parlamentit. Pra, ishte një rastësi e plotë që më 5 janar këtë post e mori në dorë, Juan Guaidó, thotë Hector Briceño, sociolog venezuelas në Universitetin e Rostock-ut: “Në hierarkinë e partisë së tij ka shumë figura të rangut të lartë, por ato nuk ishin në gjendje të merrnin këtë post. Kreu i partisë, Leopoldo Lopez, është në arrest shtëpie. Freddy Guevara, ish-nënkryetar i Parlamentit, është larguar nga vendi në fillim të nëntorit dhe jeton në ekzil në Kil, pasi Gjykata e Lartë e kontrolluar nga regjimi i Maduros ia hoqi imunitetin dhe e akuzoi, ndër të tjera, edhe për nxitje të turmave për rebelim. Dhe Carlos Vecchio, ish-koordinator i partive politike, zgjodhi mërgimin pasi e bënë përgjegjës për të vrarët e demonstratave masive në vitin 2014..

Ndërmjetës i opozitës së përçarë?

Kjo gjakhumbje në krye të të gjitha partive të opozitës, i hapi rrugën Guaidosë që të vinte në krye të parlamentit. Por Guaidó ka edhe cilësitë e veta, si lider, i thotë DW-së sociologu Briceño: “Ai nuk konsiderohet një figurë dominuese dhe mund të luajë rolin e një ndërmjetësi. Ai është pragmatik dhe i vendosur për të bashkuar rrymat e ndryshme brenda opozitës”. Përveç kësaj, mosha e re e tij ngjall shpresat e shoqërisë civile.

Uniteti i rrymave të ndryshme është pikërisht ai që e bëri opozitën prej vitesh tepër të dobët për të kundërshtuar me të vërtetë regjimin e Hugo Chavez-it dhe të pasuesit të tij, Maduro. Fitorja e MUD-it në zgjedhjet parlamentare të vitit 2015 ishte një pikë kulmore, por as kjo nuk mundi ta shkrinte në një të vetme këtë konglomerat të përbërë prej partish socialiste, liberale dhe konservatore.

Pa ushtri një rrezik i madh

2018-a ishte një vit shkatërrues për opozitën në Venezuelë. Ishte viti kur aleanca e opozitës MUD u atomizua”, thotë politologu kilian, Fernando Mires, profesor i dalë në pension në Universitetin e Oldenburgut, në një intervistë me DW.

Mires kujton se në fjalimet e para si kryetar i parlamentit Guaidó ishte i pavendosur, sepse nuk donte që t’i bënte armike partitë e opozitës. “Dhe papritmas Guaidó zgjedh këtë aventurë të rrezikshme dhe e shpall veten president të përkohshëm,” çuditet Mires.

Në këtë 23 janar, thotë Mires, ishte bërë e qartë se për cilin krah të opozitës, kishte vendosur Guaidó: për krahun radikal. “Duke shpallur veten si president të përkohshëm, ai u përkul para presionit të partisë së vet, që kërkonte një qëndrim më pa kompromis kundrejt presidentit Maduro dhe presionit të Uashingtonit që e njohu atë menjëherë si presidentin legjitim të Venezuelës që para se të betohej. Politologu mendon se situata mund të përshkallëzohet.

“Askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë tani. Nëse Guaidó ka pas vetes disa pjesë të ushtrisë dhe atëherë ai ka vepruar drejt. Por nëse jo, atëherë hapi i tij ishte i papërgjegjshëm, meqë mund të sjellë një valë dhune në Venezuelë.

Kosova dhe Shqipëria ishin ndër vendet e para në Evropë që e njohën presidentin e vetëzgjedhur. 

 

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
VIDEO/ U hodh në pishinën e të rriturve, 5-vjeçari shpëton për mrekulli

VIDEO/ U hodh në pishinën e të rriturve, 5-vjeçari shpëton për mrekulli

“Thuaju të ulen te kafja”, dy turqit e heroinës së Hasit takuan “Ronin e Shijakut” dhe Admir Hoxhën në Durrës

"Thuaju të ulen te kafja", dy turqit e heroinës së Hasit takuan "Ronin e Shijakut" dhe Admir Hoxhën në Durrës

Ambasadori rus tallet me Pacollin: Kur i panjohuri…

Ambasadori rus tallet me Pacollin: Kur i panjohuri...







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com