Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kush e sundon botën? Milingonat…

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kush e sundon botën? Milingonat…

Nga: Farhad Manjoo

Në shtator, shkencëtarët në Universitetin e Hong Kongut publikuan regjistrimin më të plotë të milingonave të realizuar ndonjëherë. Shifra është aq e madhe saqë duket si e sajuar. Studimi vlerësoi se në Tokë ka të paktën 20 kuadrilion – pra 20.000.000.000.000.000 milingona në Tokë.

Ose rreth 2.5 milionë milingona për çdo qenie njerëzore. Dhe për shkak se studimi u mbështet në një vlerësim konservator për milingonat që jetojnë në pemë dhe nuk përfshin milingonat që jetojnë nëntokë, atëherë numri në total është shumë herë më i madh. “Nuk do të habitesha nëse do të ishte diçka e tillë”- thotë Sabin Noten, një nga autoret e studimit. Këto shifra më bëjnë shumë përshtypje. Ashtu si çdo fëmijë, edhe unë kam qenë e fiksuar pas milingonave.

Kam kaluar pasdite të pafundme vere në oborrin e shtëpisë duke vëzhguar misterin dhe madhështinë e jetës së milingonave. Sa e pabesueshme ishte ajo, sa në mënyrë elegante  organizoheshin dhe sa të zëna ishin që të gjitha me punë. Ajo që më ka bërë gjithmonë përshtypje është ngjashmëria e tyre e madhe me njerëzimin.

Ata jetojnë në shoqëri, të gjitha e kanë një punë, angazhohen në udhëtime të vështira të përditshme për në punë. Por ka kaq shumë gjëra nga jeta e milingonave që nuk kanë kuptim për ne: është vetëmohimi i madh, dhe nënshtrimi i individit ndaj kolektivit.

Tek kolonitë e milingonave ka mungesë të ndonjë lloj lidershipi apo koordinimi, dhe jeta e tyre diktohet nga instinkti dhe algoritmi, që buron nga inteligjenca kolektive. Kjo është mënyra se si ato lëvizin dhe komunikojnë përmes sinjaleve kimike, duke krijuar shenja rrugore nga feromonet dhe duke mos ngecur kurrë të bllokuara në një vend.

Por regjistrimi më nxiti të mendoj për milingonat në një mënyrë që nuk e kisha bërë më parë. Pra si për një specie sociale jo thjesht tejet e ndryshme nga e jona, por që është në shumë mënyra pa diskutim superiore ndaj njeriut. Unë vazhdoj të mendoj se milingonat janë një shembull të cilin njerëzimi duhet të ndjekë.

Gjatë dhjetëra miliona viteve të evolucionit, milingonat e kanë kuptuar se si të shtohen në numër pa e varfëruar botën përreth tyre. Në fakt, e kundërta është e vërtetë: Për shkak se ato ofrojnë shumë funksione të rëndësishme për habitatet e tyre, ato janë “gjërat e vogla që drejtojnë botën”, siç shkroi dikur sociobiologu i njohur E.O. Uillson për milingonat dhe jo-vertebrorët e tjerë.

Si njerëz është e natyrshme, që të fokusohemi tek të menduarit e specieve tona si disi të veçanta. Megjithatë, bazuar në shumë parametra objektivë, milingonat janë shumë më të rëndësishme për jetën në Tokë sesa ne. Uillson shkroi se nëse njerëzit do të zhdukeshin, pak gjëra në botë do të ndryshonin.

Por po të zhduken milingonat dhe jo-vertebrorët e tjerë, pothuajse gjithçka do të shkonte keq. Milingonat ajrosin tokën, transportojnë farat dhe ndihmojnë në procesin e dekompozimin.  Tumat e tyre shërbejnë si oaze të dendura lëndësh ushqyese që janë një themel për një gamë të gjerë të jetës.

Duke pasur parasysh rëndësinë e tyre në jetën në planet, për të mos përmendur popullsinë e tyre të madhe, a mos duhet të mendojmë më shumë për milingonat? Ato janë ndër format më të sofistikuara dhe më të suksesshme të jetës që kanë ekzistuar ndonjëherë në Tokë.

Natyrisht njerëzit janë më të zgjuar dhe më të mëdhenj sesa milingonat. Dhe gjatë 300.000 viteve të fundit të mbretërimit të specieve tona, ne e kemi pushtuar planetin dhe kemi vënë nën kontroll burimet e tij në një shkallë ndoshta të pakrahasueshme në historinë e jetës në këtë planet.

Por krahasuar me ato të milingonave dhe insekteve të tjera sociale – bletëve, termiteteve dhe disa llojeve të grerëzave – rekordi ynë është i papërfillshëm. Milingonat kanë ekzistuar prej të paktën 140 milionë vjetësh. Ato janë një tipar dominues – shpeshherë inxhinieret kryesore të ekosistemit – të pothuajse çdo ekosistemi në Tokë.

Milingonat janë angazhuar në kultivimin e bimëve për të paktën 60 milionë vjet. Për shembull milingonat gjethe-prerëse, ushqehen me foragjere për bimësi, të cilën e përdorin për të rritur të korrat e një kërpudhe, të cilën e kanë zbutur për përdorimin e tyre vetjak.

Po ashtu, milingonat janë arkitekte mjeshtërore, luftëtare të frikshme, por që gjithashtu mund të ruajnë paqen përmes forcës dhe madje të përfshihen në kompromis dhe në një lloj “demokracie”. Milingonat nuk janë gjithmonë fqinjë të mirë.

Por edhe kur ato janë shkatërrues në aspektin ekologjik, kanë shumë për të na mësuar rreth bashkëpunimit. Gjatë shekullit të kaluar, milingona argjentinase, një specie pushtuese që udhëtonte me njerëzit për t’u përhapur nga Amerika e Jugut në pjesën më të madhe të botës, e ka dominuar globin duke formuar një strukturë organizative befasuese dhe ndoshta të re evolucionarisht, super-koloninë.

Këto janë koloni masive milingonash, në të cilat individët përzihen lirshëm midis foleve të ndryshme të përhapura në distanca të mëdha. Milingonat e bëjnë këtë sepse në përshtatjen në tokat e tyre të reja, ato e reduktuan ndjeshëm agresivitetin e tyre, duke lejuar ekzistencën e grupimeve shumë më të mëdha.

Një super-koloni e milingonave argjentinase shtrihet rreth 6500 km milje nga Italia në Spanjë. Ajo është “njësia më e madhe bashkëpunuese e regjistruar ndonjëherë”, sa për të cituar një studim. Ky lloj dinamizmi social, është një pjesë kyçe e suksesit të milingonave. Është e vështirë të imagjinohet që pas disa miliona vitesh, njerëzit do të jenë ende ndër format e jetës dominuese të planetit. Po milingonat? Lëndët e tyre me siguri do të rezistojnë.

Në një studim të botuar këtë vit, ekologët Kethrin Parr dhe Tom Bishop, sugjeruan se edhe ndryshimi i klimës, njolla e madhe e species sonë në planet, mund të mos jetë një fatkeqësi e madhe për milingonat, struktura shoqërore e të cilave do t’i lejojë ato të “kalojnë nga ndryshimet mjedisore” në një shkallë shumë më të madhe sesa organizmat e vetmuar”.

Gjë që nuk është e habitshme. Milingonat ishin këtu në Tokë para nesh dhe ka të ngjarë të jenë edhe shumë kohë pas nesh. Ato sundojnë planetin. Ne njerëzit jemi vetëm kalimtarë. / “New York Times” – Bota.al

 

Tags: kolektivimilingonatnjerezimi

TË LIDHURA

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”
Analizë

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë
Bota

“Ju nuk jeni një vend normal”/ Profesori William Barnet batuta me Ramën: As ti nuk je normal, është gjë e mirë

13:19 | 22/09/2025
Next Post
Dështimi i marrëveshjes/ Si do të regjistrohet PD në zgjedhje, tani që nuk u arrit bashkimi?

Një tjetër deputet i largohet Alibeajt dhe bashkohet me Berishën

Shkodra, bekimi, mallkimi dhe vajtimi i politikanëve tanë!

Shkodra, bekimi, mallkimi dhe vajtimi i politikanëve tanë!

Putin vuan nga problemet shëndetësore? (VIDEO)

Putin vuan nga problemet shëndetësore? (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

I arrestuar në Londër, Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e Fatjon Dautajt

12:25 | 17/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com