Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur nobelisti Pablo Neruda i shkruante Enver Hoxhës: Shokut….

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur nobelisti Pablo Neruda i shkruante Enver Hoxhës: Shokut….

FILE - This Oct. 21, 1971 file photo shows Pablo Neruda, poet and then Chilean ambassador to France, talk with reporters in Paris after being named the 1971 Nobel Prize for Literature. Chile's Communist Party wants a formal investigation into the death of the country's revered poet, who officially died of cancer only days after the 1973 coup toppled his close friend, socialist President Salvador Allende. Several witnesses have raised doubts about his death recently, including Neruda's driver, who says he was poisoned by government agents. (AP Photo/Laurent Rebours, File)

Nga: Roland Qafoku

Shkrimtari, poeti dhe nobelisti kilian Pablo Neruda ka qenë i njohur për pikëpamjet e tij antifashiste. Për këtë dhe talentin e tij, ai ka qenë i përkthyer edhe në Shqipërinë e pas Luftës së Dytë Botërore. Por nuk dihej afeksioni i tij për regjimin stalinist të Enver Hoxhës, duke e mbështetur hapur atë.

Këtë e vërteton një telegram i shkruar prej Nerudës në adresë të diktatorit Enver Hoxha 68 vjet më parë. Dhe a e dini për çfarë? Për nder të 10 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë!!!

Në arkivin tim zbulova se në një broshurë-libër të botuar nga Komiteti Qendror i PPSH në vitin 1951, shkrimtari kilian i është drejtuar personalisht Enver Hoxhës, në atë kohë Sekretar i Përgjithshëm i partisë dhe kryeministër, në një letër-telegram.

Ishte normale për atë përvjetor që Enver Hoxhës ti shkruanin liderë komunistë nga bota si Mao Ce Duni i Kinës dhe Kim Ir Seni i Koresë së Veriut, por e të tjerë liderë komunistë, gjë që e kanë bërë. Por që pas tyre, një gjë të tillë ta bënte edhe Pablo Neruda, i cilësuar nga Gabriel Garcia Marquez si poeti më i madh i shekullit të 20-të, kjo është diçka më shumë se sa habi.

Madje, në fjalët drejtuar Enver Hoxhës, nobelisti Neruda zbulon se ka patur edhe ftesë zyrtare të posaçme në adresë të tij të vinte në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet e 10 vjetorit të themelimit të Partisë së Punës së Shqipërisë. Kjo tregon se marrëdhënia e Pablo Nerudës me Enver Hoxhën nuk ka qenë vetëm formale.

Vetë Neruda sqaron se ka patur shumë dëshirë ta bënte realitet vizitën në Shqipëri, por angazhimet e tjera nuk ia kanë mundësuar. Çdo të ndodhte nëse nobelisti do vinte në Shqipëri?

Nuk dimë ta themi këtë, por të paktën do kishte një dëshmitar high profile për të parë me sytë e vetë “mrekullinë e 8-të të botës”. Ku i dihej, zhgënjimi mund ta frymëzonte për të shkruar ndonjë poezi a roman. Megjithatë, letra e shkruar ndaj diktatorit Hoxha flet më shumë se sa supozimet.

Më poshtë fjalët drejtuar Enver Hoxhës:
“Shokut Enver Hoxha Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Punës së Shqipërisë,
Tiranë
Detyrat e Këshillit Botëror të Paqes më ndalojnë udhëtimin për në Republikën Popullore të Shqipërisë, të cilëm do të dëshiroja shumë ta vizitoja. Lutemi pranoni në këtë përvjetor përshëndetjet e mija të nxehta për qeverinë tuaj popullore dhe dashurinë time për popullin shqiptar.
PABLO NERUDA”.

Tags: nobelistiPablo Nerudaroland qafoku

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Hapa përpara drejt superkompjuterave kuantikë, si manipulohen elektronet

Hapa përpara drejt superkompjuterave kuantikë, si manipulohen elektronet

Rama: Holanda nuk e ka me ne

Rama: Holanda nuk e ka me ne

A e la Luli në mes “revolucionin”, apo “revolucioni” Lulin!

A e la Luli në mes “revolucionin”, apo “revolucioni” Lulin!

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Digjen katër rulota në Tiranë, informacionet e para
Aktualitet

Digjen katër rulota në Tiranë, informacionet e para

by mirseda
12:25 | 28/06/2025
0

Me datë 27.06.2025, rreth orës 21:00, në fshatin Maknor, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 gabina...

Zjarr pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë, tym i dendur mbulon zonën

Zjarr pranë sheshit “Shqiponja” në Tiranë, tym i dendur mbulon zonën

12:24 | 28/06/2025
Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Aksident në mes të Tiranës, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

12:14 | 28/06/2025
Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

Ngjela: Para shtatorit priten arrestime të bujshme në politikë

11:08 | 28/06/2025
Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

Arrestohet 45-vjeçari në Lezhë, u kap në flagrancë

11:05 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com