Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Kur Leon Tolstoj urrente Pushkinin dhe Çehovin

9 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Kur Leon Tolstoj urrente Pushkinin dhe Çehovin

Është i mirënjohur tanimë fakti, se si shkrimtari i shquar rus Leon Tolstoj, nuk e pëlqente aspak Uilliam Shekspirin dhe veprat e tij, duke arritur deri aty sa ta përshkruante Bardin anglez si një shkrimtar të parëndësishëm, pa asnjë frymë morali.

Në fakt, shkrimtari rus, autor i kryeveprave të tilla si Ana Karenina, nuk i kishte të rralla përcaktime të tilla negative ndaj kolegëve të tij. Nuk duhet harruar se si ai është ndërkryer kundër dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj rusë Aleksandër Pushkin dhe Anton Çehov. Qëndrimi i Tolstoit ndaj Pushkinit është mjaft paradoksal.

Duket se Tolstoi e mohonte pozitën e këtij të fundit, në mesin e shkrimtarëve të trashëgimisë kulturore ruse, duke besuar se poezia e tij nuk kishte asnjë vlerë.

Megjithatë pavarësisht nga kjo, disa kritikë, por edhe vetë Tolstoj, kanë theksuar në mënyrë të përsëritur ndikimin e Pushkinit mbi veprat e Tolstojit.

Prandaj mund të thuhet, se ndërsa Tolstoi e cilësonte të vogël poezinë e Pushkinit, ai kishte shumë respekt për të si shkrimtar në prozë, duke ndjerë se vizioni i artit letrar që Pushkini përhapte, do të ishte diçka të cilën duhej ta aspironin të gjithë shkrimtarët e mirë.

Është njëlloj sikur për Tolstojin të kishin ekzistuar “dy Pushkinë”, thotë historiani i letërsisë Boris Ajkenbaum. I pari ishte poeti i dashur universal, por që për Tolstojin nuk kishte kurrfarë rëndësie, tjetri ishte mësuesi frymëzues i autorit të romanit të famshëm “Lufta dhe Paqja”.

Pushkini ishte gjithashtu një admirues i Shekspirit, në të njëjtën masë që Tolstoji e përçmonte. Kjo është ndoshta një nga arsyet e urrejtjes së Tolstoit ndaj njërit prej dy Pushkinëve.

Po Çehovi? Tolstoi e njihte personalisht këtë të fundit. Respektoheshin dhe e admironin njëri-tjetrin, por kjo nuk e pengoi Tolstojin të kritikonte ashpër Çehovin. Sipas Tostojit, Çehovi qe një artist i madh, veprat e të cilit do të duhet të rilexohen shumë herë. Me përjashtim të dramave të tij.

Njëherë i tha Çehovit: “Një dramaturg duhet ta marrë për dore spektatorin dhe ta çojë në drejtimin që ai dëshiron. Dhe ku mund ta ndjek unë personazhin tuaj? Drejt divanit në sallon, pasi personazhi juaj s’ka vend tjetër ku të shkojë!”.

Peter Gnedish kujton se çfarë ka thënë Çehov në lidhje me marrëdhënien e tij me Tolstojin:”Kohët e fundit e takova Tolstojin në Gaspra. Ai dergjej në shtrat për shkak të sëmundjes. Ndër të tjera, foli për mua dhe veprat e mia. Kur unë isha gati ta ndahesha prej tij, ai më kapi nga dora dhe më tha: “Më jepni puthjen e lamtumirës”.

Ndërsa u përkula për ta takuar, më pëshpëriti në vesh, me zërin ende e fortë të një njeriu të moshuar: “Ju e dini, unë i urrej komeditë e tua. Shekspiri ishte një shkrimtar i keq, dhe unë i konsideroj komeditë tuaja edhe të këqija se të tijat!”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çehovfrymezimletersia rusePushkiniTolstoj

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Incidenti me avionin amerikan/ Pekini: Veprimi i dy pilotëve tanë ishte i ligjshëm

Incidenti me avionin amerikan/ Pekini: Veprimi i dy pilotëve tanë ishte i ligjshëm

PSG-ja merr përgjigje pozitive nga Neymar, por kërkon dy përforcime

PSG-ja merr përgjigje pozitive nga Neymar, por kërkon dy përforcime

Nënshkruhet marrëveshja e “Call Center”, 80% e aktivitetit të realizohet në Itali

Si t’i shpëtojnë falimentit/ Kompanitë “Call Center” po marrin licenca për të operuar si brokera në bursa







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com