Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kur Lenini dhe Stalini grabisnin bankat për financimin e revolucionit bolshevik

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kur Lenini dhe Stalini grabisnin bankat për financimin e revolucionit bolshevik

Në 26 qershor të vitit 1907 në Tbilisi, kryeqyteti i Gjeorgjisë – që asokohe ishte pjesë e Perandorisë Ruse – kishte një grumbullim të madh të policisë përreth sheshit Erivan,

një nga qendrat më të rëndësishme të qytetit. Autoritetet thanë se disa grupe të revolucionarësh po përgatisnin një sulm apo diçka të ngjashme, prandaj kishin marrë masa më të rrepta sigurie.

Rreth orës 10 e gjysmë të paradites, në shesh kaloi një karroce që tërhiqej nga disa kuaj:brenda gjendeshin dy roje të armatosura, një llogaritar, një bankier, dhe qindra mijëra rubla të Bankës së Shtetit, që po dërgoheshin në një degë lokale.

Paratë nuk mbërritën kurrë në destinacion, pasi karroca u sulmua nga një grup bolshevikësh të armatosur me granata dhe pistoleta, që kthyen përmbys qendrën e qytetit dhe vranë rreth 40 persona, për të financuar aktivitetet revolucionare.

Në emër të revolucionit proletar

Në vitet e para të shekullit XX, Partia Komuniste Sovjetike nuk ekzistonte ende: Në vend të saj ishte Partia Punëtore Socialdemokratike Ruse, e përbërë nga dy rryma shumë të ndryshme, por që vepronin ende brenda së njëjtës parti:menshevikët dhe bolshevikët.

Të dyja grupet pajtoheshin mbi nevojën e një revolucioni proletar në Rusi, por ndërsa menshevikët qenë disi më të moderuar dhe tolerantë ndaj partive liberale, bolshevikët qenë më radikale, dhe mbështetën instrumentin e shpronësimit proletar, domethënë sekuestrimin ose vjedhjen e të mirave private për financimin e aktiviteteve revolucionare.

Megjithatë në Kongresin e Pestë të partisë, menshevikët duke qenë kundër shpronësimeve, dhe miratuan me shumicë një vendim që ndalonte akte të tilla.

Ndonëse rezoluta u votua edhe nga shumë bolshevikë, drejtuesit e grupit refuzuan t’i jepnin fund grabitjeve.

Për këtë arsye, në prillin e vitit 1907, ata vendosën të organizonin një të tillë në Tbilisi. Ndër këta drejtues ishin edhe Vladimir Lenini dhe Josif Stalin, përveç Maksim Litvinov, ministri i ardhshëm i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Aleksandër Bogdanov, rivali historik i Leninit, dhe Leonid Krasin, një diplomat i rëndësishëm i viteve të para të Bashkimit Sovjetik.

Por ishte Stalini mendja kryesore pas grabitjes së përgjakshme të Tbilisit, qyteti ku jetonte së bashku me bashkëshorten Ekaterina dhe djalin Jakov. Stalini ishte një organizator i shkëlqyer i grabitjeve të armatosura dhe atentateve, ndërsa ia besoi misionin Simuz Arshaki Ter-Petrosian, i thirrur shkurt Kamo, një kriminel i frikshëm dhe një shok i tij i fëmijërisë, mbi të cilin qarkullojnë ende legjenda të tmerrshme, sipas të cilave në një rast ai vrau me thikë dhe i shkuli zemrën nga kraharori një personi që e kishte zbuluar se ishte spiun, për t’i dhënë një shembull shokëve të tij të revolucionarë.

Stalini përdori burimin e tij brenda degës së Bankës së Shtetit, për të marrë informacion mbi oraret, dhe përmbajtjen e ngarkesave të ngarkesave që kalonin nëpër Tbilisi. Pasi zbuloi se do të vinte një ngarkesë e madhe në datën 26 qershor, së bashku me Kamon dhe Krasnin, ndërtoi dhe ia doli të vendosë në qendër të qytetit bomba të ndryshme. Kur mbërriti karroca e bankës, ajo ishte e shoqëruar nga përpara dhe pas nga kozakët e hipur mbi kuaj, si dhe nga një togë me ushtarë.

Në të njëjtën kohë, ata dolën nga taverna duke hedhur bombat, dhe përhapur panik në mesin e civilëve. Shpërthimet thyen xhamat e shtëpive në shesh, plagosën kuajt e karrocës e cila u përmbys:një nga bashkëpunëtorët mori thasët me para dhe i hodhi në karrocën kur ndodhej Kamo, i cili u përpoq të largohej me shpejtësi.

Ai u ndalua për pak çaste nga një grup policësh, por u hoq si një ushtarak dhe ata e lanë të lirë. Autoritetet thanë se të viktima ishin vetëm 3, por historianët bien dakord se qenë në fakt rreth 40. Në total, u vodhën 340 mijë rubla, ose 3 milionë dollarë me kursin e sotëm

Nuk ishte e qartë se çfarë bëri Stalini gjatë grabitjes. Disa dëshmitarë thanë se ai ishte një nga hajdutët që sulmuan karrocën, dikush tjetër se sinjalizoi nisjen e sulmit duke ndezur një cigare, ndërsa disa burime e mohojnë fare praninë e tij në vendngjarje. Një tjetër teori, pretendon se Stalini kishte qenë një informator i Okhrana-s, policisë sekrete cariste, dhe se u kishte dhënë detaje autoriteteve mbi grabitjen.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: bankatfinancimileninirevolucioni bolshevikstalini

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
Basha, Veliajt: Ke shkelur mbi gjakun e fëmijëve duke korruptuar prokurorë e gjyqtarë

Basha, Veliajt: Ke shkelur mbi gjakun e fëmijëve duke korruptuar prokurorë e gjyqtarë

Pijet e gazuara dhe me sheqer të shtuar, rrezik për organizmin

Pijet e gazuara dhe me sheqer të shtuar, rrezik për organizmin

Shtypi i ditës, 5 korrik 2017

Shtypi i ditës, 5 korrik 2017

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka
Kuriozitete

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

by mirseda
23:11 | 25/06/2025
0

Thellë nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik , shkencëtarët kanë zbuluar një botë të jashtëzakonshme nënujore që mund...

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

Analiza / A ka përfunduar vërtetë lufta mes Izraelit dhe Iranit?

23:07 | 25/06/2025
Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

Trump: Irani na paralajmëroi për sulmin në Katar, evakuam bazën

22:48 | 25/06/2025
Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

Erdogan bën thirrje për armëpushim në Gazë

22:23 | 25/06/2025
“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

22:21 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com