Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur komunikimi është një problem

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kur komunikimi është një problem

Annamaria Testa/Nëse diçka shkon keq për një politikan, sipërmarrës, apo për cilindo që ka nevojë të fitojë konsensusin e të tjerëve dhe kënaqësinë për veten, shfajësimi më i thjeshtë dhe më i gatshëm duket ky: “Pati një problem komunikimi”. Si për të thënë “njerëz, unë dhashë gjithçka, por me ç’duket ndodhi diçka jashtë kontrollit tim”. Ky është një justifikim. Por, nuk funksionon kështu. Problemi i komunikimit, varet ende nga përmbajtja e mesazhit, nga forma në të cilën shprehen mesazhet, nga marrëdhëniet midis atij që komunikon dhe audiencës, dhe nga fakti nëse arrihet “publiku i duhur” nga mesazhi i transmetuar.

Në rast se ka vërtet një problem me komunikimin, kjo do të thotë se diçka nuk ka funksionuar (dhe kësisoj ka pasur një gabim) në një ose më shumë nga këto 4 nivele: përmbajtja, forma, marrëdhënia, publiku. Megjithatë, ndonjëherë komunikimi nuk është në vetvete problemi. Dhe ai qëndron diku tjetër, pasi ato që s’funksionojnë janë idetë dhe veprimet që i pasojnë ato.

Për shembull, Donald Trump mbështet të pa mbështetshmen, kur për të justifikuar konsensusin modest që gëzon, i cakton vetes notën A (një vlerësim shumë i mirë) për rezultatet e arritura, një notë A + (vlerësim i shkëlqyer) për përkushtimin, dhe një C (notë mediokre) për sa i përket komunikimit. Dhe e bën këtë pasi ka fituar zgjedhjet presidenciale, pikërisht falë një strategjie të pazakontë dhe efektive komunikimi (pasi bazohet gjithashtu në një profilizim shumë të saktë të elektoratit).

Por, kthehemi tek komunikimi dhe gabimet e mundshme. Para së gjithash, përmbajtja: mund të jetë e papërshtatshme. Dhe kjo mund të nënkuptojë: e papranueshme, ofenduese etj., por gjithashtu mund të thotë se përmbajtjes i mungon fokusi, është e panevojshme, e parëndësishme apo e dobët në kufijtë e mosekzistencës.

Sot, gjithnjë e më shumë, duket se qëllimi i komunikimit është vetë fakti i të komunikuarit, duke zënë hapësirën më të madhe të mundshme të debatit dhe imagjinatës kolektive. Por, pa një përmbajtjeje të qëndrueshme, komunikimi avullon dhe nuk lë gjurmë, ose lë vetëm një shenjë negative.

Vini re se mbi përmbajtjen, nuk po flas për llojin e drejtë apo të gabuar, dhe as për përmbajtjen e vërtetë apo të rreme. Mjerisht, ekzistojnë përmbajtje të rreme dhe të gabuara që arrijnë të komunikohen shumë mirë, për shkak sepse i ngjajnë asaj që dëshiron të dëgjojë publiku. E vetmja mënyrë për t’iu kundërvënë atyre, është të prodhohen përmbajtje të vërteta, të cilat janë në gjendje të komunikojnë më mirë. Dhe të transmetohen shpejt dhe mirë, pa qëndruar shumë në vend duke u ankuar. Po, është e vështirë. Por, po aq e vërtetë është se s’ka zgjedhje tjetër.

Një rregull që e bën dallimin

Së dyti: forma. Ata që flasin apo shkruajnë për publikun, duhet të kenë gjithmonë parasysh faktin që do ta bëjë fjalimin efektiv për një numër më të madh apo më të vogël njerëzish, edhe duke përdorur fjalë të caktuara, si dhe duke i bashkuar në një mënyrë të caktuar, dhe jo duke zgjedhur vetëm argumente të caktuara dhe i mbështetur ato në një farë mënyre.

Formë “efektive” nënkupton disa gjëra, dhe para së gjithash do të thotë se është e lehtë për ta deshifruar. Për t’u dëgjuar, duhet më së pari të jeni i kuptueshëm: është rregulli i vetëm i thjeshtë, të cilin disa nga “komunikuesit e mëdhenj” të kohëve të fundit e kanë përvetësuar. Dhe po, ky është rregulli që bën diferencën.

Kohët e fundit dëgjova Joseph Stiglitz. Fliste në gjuhën angleze mbi çështje të ndërlikuara ekonomike: punën dhe pabarazitë. Por, ritmi, toni, zgjedhja e fjalëve, njëfarë humori dhe përdorimi i duhur i imazheve, e bënin diskutimin jashtëzakonisht të qartë (dhe për këtë arsye shumë bindës).

Së treti: marrëdhënia. Është pikërisht mënyra përmes së cilës i themi gjërat, ajo që na tregon se në çfarë mënyre i konsiderojmë aktorët tanë, si dhe vendos llojin e marrëdhënies që krijojmë duke komunikuar me ta. Kjo është pjesa më e pakapshme, më e nënvlerësuar, dhe më e rëndësishme e procesit të komunikimit.

Unë besoj se mjafton një shembull i vetëm, për të kuptuar se sa i rëndësishëm është ky aspekt. Sa për arrogancën, dhe unë jam e sigurt se disa raste po ju vijnë tashmë ndër mend. Shpesh, ai që kur komunikon duket “arrogant”, këshillohet të jetë më i “përulur”. Por përulësia dhe aftësitë drejtuese (lidershipi), nuk shkojnë shumë mirë së bashku.

Megjithatë, ai që kur komunikon duket arrogant, po i thotë në vetvete bashkëbiseduesit “ju nuk vleni asgjë”: nuk është një mesazh i mirë, dhe minon efektivitetin e komunikimit si një i tërë. Por përulësia nuk është e vetmja alternativë ndaj arrogancës:mund të jemi kërkues, kompetentë, të qetë, të vendosur, bindës etj edhe pa qenë arrogantë.

Së katërti: audienca. Bashkëbiseduesit (audienca) jo vetëm që “kanë vlerë”. Ata vlejnë gjithçka. Dhe vetëm ai që është tepër arrogant, që nuk e vë re këtë. Forma dhe përmbajtja e fjalimeve, duhet të jetë e kalibruar ndaj audiencave të ndryshme: instinkti ndihmon, por tashmë nuk mjafton më.

Duhen të dhëna dhe studime, si për të identifikuar format dhe përmbajtjet bindëse, por edhe për të përzgjedhur mediat që janë më bindëse për ta përcjellë atë lloj përmbajtje publikut në ato lloj formash. Përndryshe, e dimë tashmë se çfarë ndodh: ka një problem komunikimi./“Internazionale”

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce/Këtu mund të lexoni shkrimin në origjinal 

Tags: Annamaria TestaaudiencaformakomunikimiMarrëdhëniapermbatjtjaproblem

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Deputetja e PD-së sulmon Fevziun: Merret me thashetheme

Deputetja e PD-së sulmon Fevziun: Merret me thashetheme

Ja si po ndikon plakja e popullsisë në financat tona

Ja si po ndikon plakja e popullsisë në financat tona

GRAMSH/ 34-vjeçari e pëson keq, policia i gjen 80 doza heroinë

GRAMSH/ 34-vjeçari e pëson keq, policia i gjen 80 doza heroinë







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com