Një 34-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij. Policia ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “START”, në Gramsh.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është Aldi Përfundi, 34 vjeç, të cilit iu gjetën 80 doza heroinë gjatë kontrollit fizik.
Këto të fundit u sekuestruan nga grupi hetimor bashkë me automjetin me targa AA 007 BE.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.