Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kur kanibalizmi “për qëllime mjekësore”, ishte i zakonshëm në shekullin XVII

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kur kanibalizmi “për qëllime mjekësore”, ishte i zakonshëm në shekullin XVII

Profesoresha Louise Noble, profesore e letërsisë angleze në Universitetin e New England në Australi, duke studiuar tekstet e shekullit XVI-XVII bëri një zbulim të habitshëm, dhe madje edhe disi të tmerrshëm, të paktën sipas kutit matës të gjykimit modern.

Në të gjithë letërsinë evropiane të asaj periudhe, në veprat e Shekspirit, Edmund Spenserit etj, shfaqet shpesh fjala mumie, për shkak se mbetjet e trupave njerëzorë, por edhe të freskëta, qenë përbërësit e zakonshëm të kurave mjekësore të kohës. Me pak fjalë, jo shumë kohë më parë, evropianët ishin ngrënës kufomash.

Nobel, por edhe profesor Riçard Saxh i universitetit Durham në Mbretërinë e Bashkuar, me anë të studimeve të tyre e kanë zbuluar këtë praktikë makabre: për disa qindra vjet, me një kulm gjatë shekujve XVI-XVII, shumë evropianë konsumonin rregullisht ilaçe, të cilat përmbanin kocka, gjak dhe yndyrë njeriu, si kura për shumë sëmundje, nga dhimbja e kokës tek epilepsia.

Shumë mumie u vodhën nga varret egjiptiane për këtë qëllim, kafkat u grabitën nga varrezat irlandeze, ndërsa varrmihësit zhvarrosnin dhe shisnin pjesët e trupit të të vdekurve. Po çfarë lloj “lëndësh të para”, duhet të përdornin për të pasur rezultate të kënaqshme?

Së pari, sipas Saxh, mendohej se mumiet egjiptiane ishin gjëja më e mirë:ato grimcoheshin dhe përziheshin nëpër pëlhura për të frenuar hemorragjinë e brendshme. Pastaj pasonin përbërës të tjerë: kafkat e grimcuara në pluhur, përdoreshin për të trajtuar sëmundjet e kokës, yndyra e njeriut si një ilaç për përdorim të jashtëm, kryesisht për shërimin e plagëve.

Megjithatë, përbërësi më i vlefshëm ishte gjaku, dhe sidomos ai i freskët, pasi përmbante vitalitetin e trupit nga i cili ishte marrë. Edhe mjeku gjermano-zviceran Paracelsus, që jetoi në shekullin XVI, qe i bindur se ishte shumë e dobishme të pije gjakun e njeriut.

Ata që nuk mund të përballonin financiarisht përbërjet e shtrenjta të përgatitura nga mjekët dhe farmacistët, merrnin pjesë në ekzekutimet e të dënuarve më vdekje, duke i paguar nën dorë xhelatit një sasi të vogël parash, për një filxhan të ngrohtë me gjakun e të ekzekutuarit.

“Xhelati konsiderohej si një shërues i jashtëzakonshëm në vendet gjermanike”- thotë profesor Saxh. “Ishte një lebros social, por me fuqi thuajse magjike. Ekziston madje edhe receta e një farmacisti françeskan, për të prodhuar një marmelatë me gjakun e njeriut.

Konsumimi i mbetjeve njerëzore cilësohej i dobishëm, pasi besohej se ato mund të përmbanin shpirtin e trupit prej të cilave vinin: duke gëlltitur materialin e kufomës, merrej edhe energjia e personit të vdekur. Edhe Leonardo da Vinçi ka shkruar: ‘‘Ne garantojmë jetën tonë me vdekjen e të tjerëve. Tek një gjë e vdekur, mbetet një jetë pa arsye, e cila kur takon një stomak të gjallë, rimerr jetën e ndjeshme dhe intelektuale”.

Ideja sigurisht që nuk lindi në epokën e Rilindjes, pasi edhe edhe romakët pinin gjakun e gladiatorëve të vdekur, për të thithur fuqinë e tyre, dhe në shumë kultura të tjera të lashta ky lloj rituali nekrofagësh qe një praktikë e zakonshme, e përhapur edhe në mesin e indianëve të Amerikës. 

Një hipokrizi e madhe rrethonte sjelljen e evropianëve:i konsideronin të egër indianët e Amerikës për kanibalizmin e tyre, pa e kuptuar se konsumimi i ilaçeve të prodhuara nga ata vetë me mbetjet e njeriut qe një praktikë e njëjtë, gjithsesi e zhveshur nga implikimet sociale dhe kulturore, që shënjuan pothuajse të gjitha format e kanibalizmit jo-perëndimor.

Në kontekstin evropian, qeniet njerëzore ishin thjesht përbërës, njëlloj si përbërësit e tjerë të mjekësisë. Përdorimi i këtyre kurave, filloi të reduktohet në shekullin XVIII, edhe pse nuk mungojnë dëshmi më të vonshme të vazhdimit të këtyre zakoneve.

Përpjekja e fundit e njohur, për të pirë gjakun e njeriut të një personi të ekzekutuar, ka ndodhur në Gjermani në vitin 1908. Kjo s’do të thotë se ka humbur krejtësisht praktika e përdorimit të pjesëve të trupit të një personi të vdekur për shërimin e një personi të gjallë, përkundrazi. Mjekësia moderne, falë transplanteve të organeve, arrin të shpëtojë shumë jetën njerëzish. Ana e errët e kësaj praktike mjekësore, ka të bëjë me tregtinë e paligjshme të organeve, një jehonë shqetësuese e një të shkuare të largët. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: kanibalizmiqellimi mjekesoreshekulli XVII

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
SHBA, festa e 4 korrikut do të monitorohet nga dronet e policisë

SHBA, festa e 4 korrikut do të monitorohet nga dronet e policisë

Gareth Bale në kthetrat e “Zonjës së Vjetër”

Gareth Bale në kthetrat e “Zonjës së Vjetër”

Hapat që duhet të ndjekë Kosova për liberalizimin e vizave

Hapat që duhet të ndjekë Kosova për liberalizimin e vizave







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës
Politikë

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

by mirseda
17:43 | 10/02/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë nga ambientet e selisë blu për t’iu drejtuar sheshit...

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

Balliu: Integrimi europian s’mund të merret peng për Ballukun

17:11 | 10/02/2026
SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

SKANDAL! Laert Vasili përjashtohet nga “Për’puthen”, puthi në buzë një konkurrente

16:59 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com