Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur Gandi i kërkonte Hitlerit të parandalonte Luftën e Dytë Botërore

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kur Gandi i kërkonte Hitlerit të parandalonte Luftën e Dytë Botërore

Nga fundi i viteve 1930, metoda paqësore e rezistencës e Mahatma Gandit në Indi, kishte sjellë lëshime të rëndësishme nga guvernatori britanik, duke përfshirë themelimin e një administratë kombëtare, si dhe asambleve legjislative vendore dhe kombëtare, megjithëse ende nën mbikëqyrjen e Londrës.

Vetë Gandi ishte ndërkombëtarisht i njohur për aktet e tij të shumta të mospërdorimit të dhunës, mosbindjen civile, duke përfshirë tij edhe Marshimin e Kripës, thuajse 400 km, që ishte një formë proteste ndaj monopolit britanik të kripës dhe çmimit të saj të lartë, e cila elektrizoi indianët në revoltën e tyre kundër sundimit britanik.

Me reputacionin e tij të ndryshimeve efektive të arritura në rrugë paqësore, shumë njerëz iu lutën Gandit t’i shkruante Adolf Hitlerit, regjimi gjithnjë e më agresiv i të cilit në Gjermani i kishte shqetësuar,se një Luftë e Dytë Botërore po bëhej diçka e pashmangshme.

Për shembull, në shkurtin e vitit 1935, Hitleri kishte urdhëruar krijimin e një force ajrore gjermane, Luftwaffe-n, dhe në marsin e vitit që pasoi, dërgoi trupa në Rheinland – në shkelje të hapur të Traktatit të Versajës. Po atë vit, udhëheqësi nazist nënshkroi pakte bashkëpunimi me Italinë dhe Japoninë, dhe në marsin e vitit 1938, Gjermania pushtoi Austrinë.

Në këtë kohë (1938), Hitleri shpallet Njeriu i Vitit nga revista “Time”. Kjo e fundit saktësonte, se përzgjedhja nuk synonte të nderonte veprimet e tij, por të bënte publike gjerësisht bëmat e tij brenda dhe jashtë vendit. Ata vunë në dukje, mes shumë akuzave të tjera kundër tij:”700.000 hebrenj të Gjermanisë janë torturuar fizikisht, u janë grabitur shtëpitë dhe pronat, u është mohuar shansi për të fituar bukën e gojës, janë nxjerrë rrugëve”.

Në fakt, ndonëse Britania dhe Franca menduan se e kishin “zbutur” ambicien e Hitlerit, dhe siguruar “paqe në epokën tonë”, me Paktin e Munihut (që i dorëzoi Gjermanisë vetëm një pjesë të Çekosllovakisë) në shtatorin e vitit 1938, në marsin e 1939-ës, Hitleri e shkeli atë marrëveshje, duke pushtuar shpejt të gjithë vendin.

Në këtë pikë, duke e kuptuar më në fund se Hitlerit s’mund t’i zihej besë, Britania u zotua të mbrojë Poloninë në rastin e një pushtimi të mundshëm gjerman. Duke parë këtë situatë, Gandi i dërgon Hitlerit në 23 korrik 1939, një letër të shkurtër të shtypur në makinë shkrimi, duke i thënë:

I dashur mik,

Miqtë më kanë kërkuar t’iu shkruaj për hir të njerëzimit. I kam rezistuar kërkesës së tyre, për shkak të ndjenjës se çdo letër nga ana ime do të qe një paturpësi. Diçka më thotë se nuk duhet të bëj llogari, dhe se duhet të bëj apelin tim pavarësisht vlerës që ajo mund të ketë.

Është shumë e qartë se ju jeni sot personi i vetëm në botë, që mund të parandalojë një luftë, e cila mund të katandisë njerëzimin në një gjendje të egër. A duhet të paguani çmimin për një objekt, pavarësisht se sa sakrifica kërkohen për të? A do të dëgjoni apelin e një njeriu që e ka të përjashtuar qëllimisht metodën e luftës, dhe jo pa një sukses të konsiderueshëm? Në çdo rast ju kërkoj paraprakisht ndjesë, nëse kam gabuar që iu shkrova.

 Mbetem, miku juaj i sinqertë

M.K.Gandhi

E megjithatë, kjo letër nuk mbërriti kurrë në dorën e kancelarit gjerman, me sa duket e gjurmuar dhe e konfiskuar nga qeveria britanike. Menjëherë pas saj, Gjermania nënshkroi një pakt mossulmimi me Bashkimin Sovjetik në 23 gusht 1939 (që e mbajti B.R.S.S jashtë luftës deri në vitin 1941), ndërsa Britania nënshkroi paktin e përbashkët formal ushtarak me Poloninë dy ditë më vonë.

Gjermania pastaj pushtoi Poloninë me Blitzkrieg-un e saj (luftën rrufe) në 1 shtator 1939, dhe dy ditë më vonë, Lufta e Dytë Botërore filloi zyrtarisht kur Britania dhe Franca i shpallën luftë Gjermanisë. Pavarësisht se përballej me dy armiq të fuqishëm, Gjermania hasi pak rezistencë të vërtetë gjatë muajve të parë të luftës.

Ajo depërtoi në gjithë kontinentin evropian, dhe deri në majin e vitit 1940, Belgjika, Danimarka, Franca, Luksemburgu, Holanda dhe Norvegjia qenë pushtuar nga forcat naziste. Beteja e Britanisë, e cila u shoqërua me një fushatë të egër bombardimesh nga ana e Luftëaffe-s, filloi në korrikun e vitit 1940. Gjatë muajve që pasuan, rreth 30.000 bomba u hodhën vetëm mbi Londër, nga ku gjetën vdekjen apo u plagosën 15.000 njerëz.

Edhe një herë, në 24 dhjetor 1940, Gandi i dërgon një tjetër letër Hitlerit, kjo e dyta dukshëm më e gjatë se e para. Duke iu drejtuar sërish me “I dashur mik”, Gandi shpjegon se:”Drejtimi si një mik nuk është diçka formale. Unë nuk kam armiq. Veprimtaria ime në jetë gjatë 33 viteve të fundit, ka synuar të bëjë miq gjithë njerëzimin, pavarësisht nga raca, ngjyra apo besimi”. Por, duke marrë një qëndrim më të ashpër këtë herë, Gandi dënon veprimet e kancelarit:

Shkrimet dhe deklaratat tuaja. . . nuk lënë asnjë hapësirë për të dyshuar se shumë prej akteve tuaja janë monstruoze dhe fyese për dinjitetin njerëzor. . . I tillë është poshtërimi juaj ndaj Çekosllovakisë, dhunimi i Polonisë dhe gllabërimi i Danimarkës.

Ai gjithashtu e sfidon Hitlerin, duke vënë në dukje se ndonëse Gjermania naziste kishte ngritur “shkencën e shkatërrimit”, në nivelin e “përsosmërisë”, kjo ‘shkencë’ nuk është monopol i askujt: Në mos britanikët, ndonjë fuqi tjetër do të përmirësojë metodën tuaj, dhe do t’iu mposhtë me armët tuaja. Ju nuk jeni duke i lënë asnjë trashëgimi popullit tuaj, për të cilin ai të mund të ndjehet krenar. Ata nuk mund të krenohen në recitalin e një vepre mizore, sado mjeshtërisht që është planifikuar ajo. Unë, pra, iu bëj thirrje në emër të njerëzimit të ndalni luftën!

Duke pranuar se të dy ndajnë një përbuzje të përbashkët për Britaninë, Gandi vazhdon:Ne e dimë çdo të thotë thundra britanike për ne dhe racat joevropiane të botës. Por s’do të dëshironim kurrë t’i jepnim fund sundimit britanik me ndihmën gjermane. Ne kemi gjetur tek mospërdorimi i dhunës një forcë, e cila nëse organizohet, mund të bëhet pa dyshim një mur kundër një të gjitha forcave më të dhunshme të botës.

Ai e përfundon letrën me një apel të fundit: Gjatë kësaj periudhe, kur zemrat e popujve të Evropës janë të etura për paqe. . . është e tepërt t’iu kërkoj të bëni një përpjekje për paqe? Edhe nëse kjo letër mund të ketë mbërritur ndonjëherë tek Hitleri, udhëheqësi indian me sa duket po pretendonte shumë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: botëroree dytëGandiHitlerit tëkërkonteLuftënparandalonte

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Të gjithë kërkojnë të bëhen heronj, ja çfarë bëjnë qytetarët e Preshevës

Të gjithë kërkojnë të bëhen heronj, ja çfarë bëjnë qytetarët e Preshevës

Anija shqiptare “pushtohet” nga klandestinët në portin e Libisë

Anija shqiptare “pushtohet” nga klandestinët në portin e Libisë

Xhafaj: Në Kavajë mund të kishim përplasje të dhunshme

Xhafaj: Në kultivimin e kanabisit janë implikuar edhe drejtues të policisë







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje
Politikë

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

by mirseda
16:16 | 07/10/2025
0

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me ministren për Europën dhe Punët...

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

14:59 | 07/10/2025
DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

DIDDY KËRKOI FALJE PRESIDENCIALE!

14:48 | 07/10/2025
Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

14:45 | 07/10/2025
I dënuar në vendin e tij për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani 51 vjeçar

I dënuar në vendin e tij për vrasje, arrestohet në Rinas braziliani 51 vjeçar

14:38 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com