Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur vrasja e lajmësit shndërrohet në një normë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Kur vrasja e lajmësit shndërrohet në një normë

Nga Amy Mackinnon “Foreign Policy”/ Viktoria Marinova, nuk ishte një korrespondente lufte. Ajo qe një gazetare e një televizioni bullgar, që po hetonte një skandal korrupsioni. Ajo u vra javën e kaluar në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub, në incidentin e fundit të dhunës vdekjeprurëse ndaj gazetarëve anembanë botës.

Rrethanat e vdekjes së Marinovës, mbeten të paqarta. Por frika se vrasja ka lidhje me punën e saj, nxjerr në pah një nga realitetet e zymta të gazetarisë këto kohë. Ndërsa gazetarët e vrarë në zonat e largëta të luftës kanë mbetur në kujtesën kolektive, shumë më tepër gazetarë janë vrarë në vendet e tyre, shpesh për shkak të punës së tyre, duke ekspozuar korrupsionin dhe represionin e qeverisë.

Nga 1.322 gazetarë, vdekjet e të cilëve kanë qenë të lidhura me punën e tyre që nga viti 1992, 848 janë vrarë në atentate, ndërsa 298 të tjerë kanë humbur jetën aksidentalisht gjatë luftimeve, sipas Komitetit Shtetëror për Mbrojtjen e Gazetarëve. Është një gjë e rrallë, që gazetarët të vriten në Bashkimin Evropian, por Marinova ishte e treta vetëm vitin e kaluar.

Raste të ngjashme të gazetarëve fatkeq

Në tetorin e vitit 2017, gazetarja malteze Dafne Karuana Galicia u vra në një shpërthim me bombë të makinës së saj. Në shkurt, gazetari sllovak Jan Kuçiak u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij, së bashku me të fejuarën e tij, ndërsa po raportonte mbi lidhjet e dyshuara midis zyrtarëve të qeverisë dhe krimit të organizuar.

Dhe javën e shkuar, gazetari saudit dhe kolumnisti i gazetës amerikane “The Washington Post” Xhamal Kashogi u zhduk në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku autoritetet turke besojnë se ai është vrarë. Rob Mahoni, zv/drejtor ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, tha se në mbarë botën, është përkeqësuar atmosfera për gazetarinë.

“Dhe nuk janë vetëm vendet që mund të mendoni zakonisht ju. Edhe këtu në Shtetet e Bashkuara, ne shohim një ndjenjë shumë të fortë kundër shtypit, që vjen drejt nga lart”- tha ai. “Udhëheqësit anembanë botës, që janë të lumtur të mbyllin hapësirat për një shtyp të lirë, e kanë rrokur retorikën e Trump mbi “lajmet e rreme”, për të çensuruar historitë që nuk u pëlqejnë”.

Ata që urdhërojnë vrasjen e gazetarëve mbeten të lirë

Ai vuri në dukje se qëkur u vra gazetarja Galicia, ka pasur pak përparime në hetimin e kësaj ngjarje.

Abdullah Al-Fakharani, donte vetëm të tregonte të vërtetën rreth reagimit së dhunshëm të qeverisë egjiptiane të Al-Sisit ndaj civilëve. Ky i fundit e çoi në burg. Gazetari saudit konsiderohet i vdekur, por ne mund të mos e marrim vesh kurrë, se çfarë ka ndodhur realisht me të.

“Kjo dërgon një sinjal shumë të fortë tek njerëzit, se të qënit gazetar është një punë e rrezikshme, dhe se ju s’mund të mbroheni”- tha ai. Në rastin e Marinovës, autoritetet gjermane arrestuan një person në lidhje me vrasjen, por detajet mbetën të mjegullta. Ministri i brendshëm bullgar, tha se ADN-ja e të dyshuarit u gjet në vendin e ngjarjes.

A po hetohen të gjitha pistat?

Kryeprokurori Sotir Casarov tha se sulmi ndaj Marinovës, dukej të ishte një sulm seksual spontan, por shtoi se po hetohen të gjitha pistat e mundshme. Hulumtimet nga organizata “Transparency International”, kanë treguar një lidhje të fortë midis korrupsionit në një vend të caktuar, dhe rrezikut për gazetarët që punojnë atje.

Duke përdorur të dhënat nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, ata zbuluan se që nga viti 2012, 9  nga 10 gazetarët e vrarë, gjetën vdekjen në vende që konsideroheshin shumë të korruptuara. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit, e ka klasifikuar Bullgarinë si anëtaren më të korruptuar të Bashkimit Europian, ndërsa Reporterët pa Kufi, e renditën vendin të 111-in nga 180  vende të botës, në indeksin e fundit vjetor të lirisë së shtypit në botë.

Kur Bullgaria iu bashkua BE-së më 2007-ën, ajo renditej e 51-ta nga 169 vende të shqyrtuara nga indeksi. BE e nënshtroi Bullgarinë dhe Rumaninë, ndaj një monitorimi të posaçëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Drejtori i zyrës së Transparency International për vendet e BE-së, Karl Dolan, vuri në dukje se ndërsa Rumania shënoi një përparim të dukshëm në ato fronte, Bullgaria ka mbetur prapa.

Bullgarët janë skeptikë

“Ne bëmë një studim, që tregoi se njerëzit janë më skeptikë se kurrë më parë. Qytetarët duket se kanë humbur shpresën për ndonjë zbulim të madh këtu. Bullgaria, është një shembull i një problemi më të përgjithshëm, ku janë të prekura Polonia dhe Hungaria, se sapo një vend bëhet anëtar i unionit, ka shumë pak ‘karrota’ dhe ‘shkopinj’, me të cilat duhen inkurajuar reformat”- thotë ai.

Marinova ishte drejtuese e programit televiziv “Detektor”, që kishte nisur kohët e fundit. Në emisionin e saj të fundit të datës 30 shtator, ajo intervistoi gazetarët investigativë bullgarë Atila Biro dhe Dimitar Stojanov, të cilët po hetonin mbi një mashtrim të supozuar me fondet e BE-ë.

Të dy gazetarët, qenë arrestuar më herët gjatë muajit të shkuar, teksa raportonin për këtë çështje. “Numri i temave të ndaluara në Bullgari, po rritet gjatë gjithë kohës”- tha Marinova në atë emision. “Gazetarët investigative, po neutralizohen në mënyrë sistematike”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e lajmësitnormëshndërrohetvrasja

TË LIDHURA

Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Next Post
Publikohet ligjërata e rrallë e Dritëro Agollit, mesazh deputetëve

Publikohet ligjërata e rrallë e Dritëro Agollit, mesazh deputetëve

Udhëtime me avion privat/ Djali i Berishës ‘sulmon’ keq Ballën

Udhëtime me avion privat/ Djali i Berishës ‘sulmon’ keq Ballën

Lëvizjet kundër seksizmit në Hollivud, gratë në aksion

Lëvizjet kundër seksizmit në Hollivud, gratë në aksion







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së
Aktualitet

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

by mirseda
09:00 | 24/02/2026
0

Tiranë – Këtë të martë, 24 shkurt, do të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

08:58 | 24/02/2026
Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar

Stuhia ‘paralizon’ SHBA-të: 7 shtete në emergjencë, miliona njerëz të bllokuar

08:56 | 24/02/2026
Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Pasiguri në tregje, tarifat me 10% të Trump hyjnë sot në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë

08:54 | 24/02/2026
Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës  Veliajt

Kërkoi ndryshim të masës së arrestit në burg, sot seanca në Apel për shqyrtimin e kërkesës Veliajt

08:29 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com