Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kur dhjetëra mijëra fëmijë evropianë u nisën në një Kryqëzatë për çlirimin e Jerusalemit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kur dhjetëra mijëra fëmijë evropianë u nisën në një Kryqëzatë për çlirimin e Jerusalemit

Kur Stefani nga Cloyes i Francës dhe pasuesit e tij mbërritën në Paris në vitin 1212, qenë të lodhur, të uritur dhe të etur. Por asgjë nuk mund ta frenonte udhëheqësin e tyre nga misioni i tij i guximshëm. Rrethi i mbështetësve të tij, priti teksa Stefani kërkoi dhe u pranua në një audiencë nga vetë Mbreti i Francës, për t’i kërkuar zyrtarisht leje për të kryer një kryqëzatë në Tokën e Shenjtë në Lindjen e Mesme.

Vizioni i Stefanit ishte madhështor: Bashkë me ndjekësit e tij, ai do t’i dëbonte myslimanët nga Jerusalemi, dhe do të pushtonte Tokën e Shenjtë për katolikët. Por kishte diçka tjetër mbresëlënëse tek Stefani – ai qe vetëm 12 vjeç. Pasuesit e tij ishin gjithashtu fëmijë, të joshur nga familjet e tyre, si dhe predikimet e Stefanit për një vizion hyjnor që ai kishte pasur.

Ndonëse Mbreti Filip e refuzoi kërkesën e Stefanit, fëmijët qenë të paduruar. Të paarmatosur dhe të papërgatitur, ata ishin të vendosur të nisnin një Kryqëzatë të tyren. Por Kryqëzata e Fëmijëve e vitit 1212, siç njihet në ditët tona, ka hyrë në histori si një katastrofë e rëndë. Dhe megjithëse Stefani ishte një figurë historike e vërtetë, e vërteta që qëndron pas asaj Kryqëzate është më pak e qartë. A ndodhi ajo realisht? Dhe a qenë vërtet fëmijë shumica e luftëtarëve të saj? Për këto dilema duhet fajësuar shkatërrimet që sollën shekujt e mëvonshëm.

E ashtuquajtura Kryqëzata e Fëmijëve, përmendet shkurtimisht në kronikat e Kryqëzatave. Përderisa nuk u shpall asnjëherë zyrtarisht nga një Papë, teknikisht nuk duhet të quhet Kryqëzatë. Sidoqoftë, rritja e pazakontë e lëvizjes – dhe rënia e saj e tmerrshme – i dha asaj një pseudonim që e mban ende sot. Papa Urbani II, urdhëroi kryqëzatën e parë në vitin 1095, dhe luftërat fetare që e pasuan atë vareshin nga miratimi i Kishës. Në kohë të ndryshme, Papët do t’u bënin thirrje besimtarëve evropianë të shkonin në Tokën e Shenjtë, dhe të përpiqeshin të largonin prej andej myslimanët, dhe këto kryqëzatat katolike të sanksionuara nga Kisha vazhduan deri në vitin 1400.

Kryqëzata e Fëmijëve ishte e ndryshme.

Ajo s’kishte miratimin e Kishës, lindi në mënyrë të pavarur, dhe pjesëmarrësit e tij nuk kishin as armë. Përkundrazi, ata bartnin me vete kryqe, parulla dhe një supozim optimist se sapo të mbërrinin në Tokën e Shenjtë, mund t’i konvertonin myslimanët në katolicizëm përmes bindjes me fjalë, dhe ndërhyrjes hyjnore. Megjithëse kronikat e kohës japin informacione kontradiktore, duket se ka pasur dy grupime kryesore që morën pjesë në Kryqëzatën e Fëmijëve. Njëri ishte grupi i udhëhequr nga Stefani i Cloyes në Francë, si dhe një grupim tjetër aspirant për kryqtarë në Gjermani, të udhëhequr nga një djalë karizmatik i njohur si Nikola i Këlnit. Të dy thuhet se ndezën pasionet e mijëra të rinjve.

Në ngjarjet që janë përshkruar si një formë e histerisë masive, Stefani i Cloyes dhe të tjerë u nisën nga Marseja, duke synuar kalimin e detit Mesdheut për të shkuar në Tokën e Shenjtë. Ai mblodhi rreth 30.000 njerëz për kauzën e tij, megjithëse disa historianë kanë dyshime mbi këtë shifër, dhe thonë se shumë njerëz u grumbulluan për një kryqëzatë tjetër, apo thjesht u kthyen në shtëpi sapo dëgjuan predikimin e Stefanit.

Disa qëndruan, duke pritur që deti të çahej në mes sikurse kishte parashikuar Stefani. Në të njëjtën kohë, një grup besimtarësh u mblodhën në atë që sot është Gjermania. Nikola i Këlnit – për të cilin ka shumë pak informacion- mblodhi grupin e tij të pasuesve, duke pretenduar se një engjëll i ishte shfaqur për t’i thënë të fillonte një kryqëzatë.

Nikola thuhet se frymëzoi dhjetëra mijëra pasues, fëmijë dhe të rritur, të cilët filloi t’i udhëheqë përmes Alpeve drejt Jerusalemit. Jo të gjithë ishin entuziastë për këto kryqëzata të vetëshpallura. Ndonëse “sanctus puer” (fëmijët e shenjtë) ishin të motivuar nga zelli fetar, dhe shpesh kishin të njëjtin frymëzim si pjesëmarrës në kryqëzatat papale, ata u konsideruan si një kërcënim nga ana e Kishës.

Aftësia e këtyre djemve për të mbledhur këtë mbështetje të jashtëzakonshme – dhe numri i tyre i pasuesve – e tmerroi klerin vendas, që shqetësohej se po humbte grigjën e tyre të besimtarëve. Por megjithëse Nikola dhe Stefani ishin etiketuar si fanatikë, misioni i tyre mistik në Tokën e Shenjtë, i intrigonte ndjekësit e tyre. Ata kishin rreth vetes besimtarë të magjepsur nga predikimet, këngët dhe premtimet për mrekulli.

Djemtë ishin të aftë në zhytjen e ndjekësve në një dalldi fetare, por udhëtimet e tyre të njëkohshme drejt Jerusalemit, nuk ishin dhe aq të mirë-planifikuara. Ndërsa Nikola dhe grigja e tij e besimtarëve po u drejtoheshin Alpeve të akullta, duke kënduar himne dhe duke pritur me padurim konvertimin e myslimanëve, u lodhën dhe ishin të uritur.

Kur arritën në Xhenoa, Itali, ata u përballën me pengesën e mosnjohjes së gjuhës, dhe i mërzitën banorët e qytetit që nuk ishin dhe aq të etur për t’u marrë me një grup fëmijësh që ishin shndërruar në fetarë fanatikë. As populli i Marsejës, nuk qe i ngazëllyer të shihte kryqtarët e vegjël. Kryqezatat degraduan që atje. Nuk është e saktë se çfarë ndodhi me të gjithë kryqtarët, por duket se ata u shpërndanë pasi arritën në qytetet bregdetare.

Ndërsa prisnin që anijet t’i çonin në Jerusalem, disa filluan punë të ndryshme në zonë. Të tjerët u rikthyen në qytetet e tyre. Të tjerë akoma u shitën si skllevër apo u mbytën në det. Disa tregime thonë se një grup i vogël këmbënguli dhe nuk u drejtua drejt Jerusalemit por Romës. Por kur ata u shfaqën para Papa Innocentit III, ai nuk e pranoi kërkesën e tyre.

Papa e vlerësoi entuziazmin e tyre, por u tha se qenë shumë të rinj për të shkuar në një Kryqëzatë, teksa u kërkoi të ktheheshin në shtëpi. Kjo qe një goditje poshtëruese për ta. Megjithëse shënimet e shumta të kohës flasin mbi Stefanin dhe Nikolën, historianët ende nuk pajtohen mbi shumicën e veçorive të Kryqëzatës.

Në vitin 1977, Peter Raedts rivlerësoi kronikat e kohës, dhe arriti në përfundimin se pjesëmarrësit në Kryqëzatën e Fëmijëve, vinin nga shtresat më të margjinalizuara të shoqërisë. Ata mund të kenë besuar se u takonte njerëzve të varfër dhe të margjinalizuar, që të merrnin flamurin e Krishterimit pas dështimit të Kryqëzatave të para.

Raedts arriti në përfundimin se kryqtarët nuk qenë tamam fëmijë, por njerëz të varfër – një interpretim që e vë vërtet në dyshim emrin e lëvizjes. Dëshmitë mbi të ashtuquajturën Kryqëzatë e Fëmijëve, e bëjnë të vështirë pohimin apo mohimin nëse pjesëmarrësit ishin vërtet fëmijë, apo vetëm disa fshatarë të pafuqishëm. Por udhëtimi fatkeq tregoi, se si ndikimi i disa zërave bindës mund të nxisë një lëvizje të madhe, një lëvizje që përfundoi në poshtërim dhe katastrofë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: clirimdhjetëra mijëra fëmijëEvropianeJerusalemKryqëzatëu nisën

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
10 sekrete që njerëzimi nuk i zbuloi dot kurrë

10 sekrete që njerëzimi nuk i zbuloi dot kurrë

KE paralajmëron: Po vëzhgojmë hetimin ndaj Tahirit, respektoni standardet ndërkombëtare

KE paralajmëron: Po vëzhgojmë hetimin ndaj Tahirit, respektoni standardet ndërkombëtare

Strakosha mes yjesh në formacionin e javës

Strakosha mes yjesh në formacionin e javës







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com