Kampionët në fuqi kanë arritur të firojnë bindshëm në “Zeqir Ymeri” ndaj kurbinasve të Laçit. Ka qenë një ndeshje që është dominuar shumë nga Kukësin që ka qenë gjithmonë në kërkim të golit. Që në të parën Kukësi e nis shumë lart duke sulmuar me Alyev dhe Bakajn por të pafat para portës. Vendasit ushtrojnë presion vazhdueshëm, por nuk arrijnë të finalizojnë në gol asnjë nga aksionet e shumta. Miqtë për herë të partë shënjestrojnë portën në të 37’-ën me Nikën, por Selmani reagon mjaft mirë. Me rrjeta të paprekura mbyllet edhe pjesa e parë.
Në të dytën janë sërish djemtë e Milinkovic që ushrtojnë presion por duke mos finalizuar si duhet, me Bakajn që nuk është i saktë para portës. Por me pak fat kalojnë në epërsi në minutën e 61’, pas një topi të hedhur në zonë me shumë forcë nga Ayev, devijohet nga Fangaj dhe përfundon në rrjetë. Tashmë kurbinasit hidhen në sulm she nuk kishin çfarë te humbnin, vetëm 8’ minuta mbasi pësuan gol arrijnë të shënojnë më Xhixhën por që anësori ngre flamurin dhe goli nuk vlenë. Kur u duk se Laçi i mori ftrnat në dorë, është sërish Kukësi që shënon në të 72-ën me Kale dhe rezultati shkon 2 me 0. Ndërsa pak minuta më vonë është Bakaj që i shporon mbrojtjes dhe dërgon topin në rrjetën e Selmanit. Kjo fitore e thellë por edhe loja bindëse që shfaqën djemtë e Milinkovic, ishte një sinjal mjaft i fortë për ekipet që janë pretendente për titull këtë sezon. /Tirana Today
Golat e ndeshjes: