Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Kukës në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore ka arrestuar një drejtues mjeti pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë.
Njoftim i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Krumës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe për shtetasin H. C., 41 vjeç, banues në fshatin Cahan, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa dëshminë përkatëse të aftësisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.