Europarlamentari Eduard Kukan, po e ndjek me vëmendje protestën e studentëve, dhe për këtë çështje tejet sensitive ka një koment. Ai është në anën e studentëve, për të cilët thotë se ata kanë të drejtë për të shfaqur pakënaqësitë e tyre.
“Nuk ka dyshim se studentët kanë një të drejtë legjitime për të shfaqur pakënaqësitë e tyre në mënyrë paqësore”, thotë Kukan.
I kontaktuar nga “Politiko.al”, Kukan ka thënë më tej se zgjidhja është emergjente.
Eurodeputeti shton se Qeveria apo Kryeministri duhet të flasë me ta, dhe të mos bëjë sikur nuk nuk po ndodh asgjë.
“Sa më vonë ta bëjë, aq më e ndërlikuar do të jetë dhe më shumë tensione të panevojshme do të shfaqen në shoqëri”, përfundon Kukan.