Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kufizimi i udhëtimeve në SHBA, ja çfarë po ndodh me urdhrin ekzekutiv

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kufizimi i udhëtimeve në SHBA, ja çfarë po ndodh me urdhrin ekzekutiv

Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë kufizime të reja se kush mund të hyjë në vend. Rregullat e reja mund të hyjnë në fuqi që të dielën, ditën kur skadon një pjesë e urdhërit të tanishëm ekzekutiv që kufizon udhëtarët nga gjashtë vende me shumicë muslimane.

Kur urdhëri ekzekutiv i presidentit Donald Trump, që kufizonte udhëtimin e disa njerëzve në Shtetet e Bashkuara, hyri fillimisht në fuqi në janar, ai nxiti protesta nëpër aeroporte anembanë vendit. Një javë më vonë, një gjykatës federal bllokoi të ashtuquajturin “ndalim të udhëtimeve”, duke e dërguar atë nëpër gjykata të ndryshme, deri në qershor. Pastaj Gjykata e Lartë vendosi që urdhëri ekzekutiv mund të zbatohej, por udhëtarët nga gjashtë vendet e ndaluara mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëse ata kanë lidhje familjare, biznesi apo shkolle.

“Gjykata e Lartë përfundimisht vendosi se urdhëri mund të hyjë në zbatim pjesërisht. Flitet për një pjesë shumë të vogël të popullsisë që fillimisht ishte objektivi i urdhërit ekzekutiv”, thotë David Bier i Institutit “Cato”.

Qëllimi ishte që urdhri ekzekutiv për kufizimin e udhëtimeve do të ishte i përkohshëm, duke i dhënë Departamentit të Sigurisë Kombëtare kohë për të mbledhur informacione dhe për të raportuar mbi shqyrtimin e udhëtarëve të huaj. Raporti iu dërgua kohët e fundit Shtëpisë së Bardhë, tani që kufizimi për udhëtarët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni do të përfundojë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se standartet e reja për aplikantët e vizave nga vendet e ndryshme do të bazohen mbi gatishmërinë e vendeve të ndryshme për të vepruar sipas rregullave të sigurisë të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse presidenti Trump nuk e ka njoftuar vendimin e tij, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thonë se rekomandimi i tyre është më i rreptë dhe më specifik sesa urdhëri origjinal i ndalimit të udhëtimit.

“Ideja është se hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është një e drejtë që e ka çdokush. Është diçka që kërkohet” thotë avokati për imigracionin Leon Fresco.

Leon Fresco, avokat për Emigracionin nga Departamenti i Drejtësisë gjatë administratës Obama, thotë se një ndalim i ri i udhëtimeve mund të jetë problematik, por kërkesa për kontrolle më të gjera mund të jetë më i justifikueshëm në gjykatë, shkruan VOA.

“Mund të shpjegohet se jemi të shqetësuar se disa vende që kanë probleme me ndarjen e informacionit nuk kanë aftësinë për të verifikuar qytetarët e tyre. Prandaj do të kontrollohen më gjatë aplikatët për viza nga vende të caktuara”, – shpjegon avokati Fresco.

Megjithëse një pjesë e urdhërit ekzekutiv skadon të dielën, mbeten edhe 30 ditë për ndalimin 120 ditor për ardhjen e refugjatëve. Dhe para kësaj, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet mbi kushtetutshmërinë e urdhërit ekzekutiv për kufizimin e udhëtimeve.

Tags: ekzekutivja çfarëKufizimime urdhrinpo ndodhSHBAudhëtimeve

TË LIDHURA

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera
Bota

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër
Bota

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë
Bota

Von der Leyen: Sa më shumë Putin vazhdon luftën, aq më të larta do të jenë kostot për Rusinë

19:18 | 08/12/2025
Next Post
Fitorja e Merkel, Basha: Besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes PD dhe CDU

Fitorja e Merkel, Basha: Besimplotë për forcimin e bashkëpunimit mes PD dhe CDU

5 të kuq dhe vetëm tre gola, ky është derbi Stambollit

5 të kuq dhe vetëm tre gola, ky është derbi Stambollit

Gjermani, mijëra protestues dalin në shesh kundër partisë ksenofobe

Gjermani, mijëra protestues dalin në shesh kundër partisë ksenofobe







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta
Showbizz

Elijona në kërkim nga policia? Ja si qëndron e vërteta

by mirseda
22:46 | 08/12/2025
0

Një moment i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP, kur Elijona Binakaj mori një...

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

Tërmeti dhe cunami në Japoni: 23 të plagosur; qeveria paralajmëron për lëkundje të tjera

22:42 | 08/12/2025
“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

“Si mos më keq dasma këtë javë”/ Balla ironizon protestën e PD-së para Kryeministrisë

21:33 | 08/12/2025
Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

Ndoten tokat në Pogradec/ Çahet diga e rezervuarit të Çërravës, katastrofë mjedisore në disa zona

21:14 | 08/12/2025
Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

Fronti evropian pro-Ukrainës/ Zelensky, Macron, Starmer dhe Merz takohen në Londër

19:43 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com