Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ku po shkon euro? Tronditet kursi valutor

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Ku po shkon euro? Tronditet kursi valutor

Pas vendimit të Bankës së Shqipërisë për t’i shpallur “luftë”  monedhës europiane, kjo e fundit ka vijuar rënien me ritme të shpejta. Monedha europiane ndodhet në pozita aspak të favorshme dhe kjo ka ndikuar menjëherë në kursin e këmbimit valutor duke humbur terren në krahasim me pozitat e mëparshme.

Monedha e përbashkët ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme rënien, e cila ka qenë e pandalshme muajin e  fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.45 lekë, duke rënë me 0.12 lekë në raport me ditën e mëparshme. Duke filluar nga muaji shkurt e deri më sot, monedha e përbashkët ka shënuar një rritje të lehtë vetëm për 4 ditë, ndërsa gjithë periudhën tjetër është nënçmuar, duke vendosur javën e fundit përditë një rekord të ri të 10 viteve të fundit.

Edhe dollari ka qenë në rënie së bashku me pjesën më të madhe të shportës së valutave të huaja, duke treguar për nivelin e fortë të monedhës shqiptare.Një dollar këmbehej sot me 106.33 lekë, me një rënie prej 0.37 lekë në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në nivelin më të ulët të katër viteve.Në bursat ndërkombëtare euro vijoi të luhatej në rreth 1.23 dollarë. Në raport me një vit më parë, euro është mbiçmuar me 15.1% kundrejt dollarit.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyet e forcimit të lekut ndaj monedhave lidhen pothuajse tërësisht me faktorë të brendshëm, ku ndër më kryesorët është oferta e lartë për valutë. Rritja e ofertës për valutë është konstatuar që në fund të vitit 2016 dhe ka vijuar e tillë përgjatë gjithë vitit 2017, ndërsa po konstatohet dhe në muajt e parë të vitit. Ndonëse gjatë vitit 2017 nuk rezulton të ketë pasur prodhim masiv të kanabisit, kapjet e sasive të mëdha në kufi (rasti më i fundit ishte në Gjirokastër e Tepelenë) tregojnë se rezervat kanë qenë të mëdha.

Nga ana tjetër dhe kapja e një sasie rekord kokaine në Portin e Durrësit prej 613 kg, ishte një tregues se paratë e fituara nga kanabisi po investohen në droga të tjera më fitimprurëse, të cilat po ndikojnë në rritjen e ofertës për valutë në treg. Rritja e ofertës për valutë në treg është konstatuar dhe në tregun e pasurive të paluajtshme, ku ekspertët e real estate kanë konstatuar një rritje të blerjeve të apartamenteve apo trojeve.

Arsye të tjera që po e mbajnë euron të dobët lidhen me nivelin e ulët të qarkullimit të lekut, kërkesën e dobët për valutë nga kompanitë e huaja që transferojnë fitimet. Në kahun tjetër kompanitë që kanë të ardhura në valutë i këmbejnë me lekë për të paguar taksat. Ndërsa kjo është një periudhë e vakët për turizmin dhe prurjet e emigrantëve.

Efekt vlerësohet se po jep dhe politika e de-euroizimit të Bankës së Shqipërisë e cila po dekurajon futjen e valutës në banka, duke qenë një faktor më shumë në rritjen e ofertës. Ekspertët presin që nëse do të vazhdojë kjo tendencë, euro të bjerë akoma më shumë, sidomos në periudhën e verës, kur turistët dhe emigrantët e shtojnë më tej ofertën e valutës.

Tags: Kukursipo shkontrinditetvalutor

TË LIDHURA

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale
Aktualitet

Ke qenë ushtari im”/ Fundi i miqësisë mes Mirit dhe Rogertit? Banorët përplasen ashpër në finale

22:09 | 18/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

FAKTET/ Të gjithë ata që nuk u ndëshkuan për Gërdecin

“E kam ndjekur 25 vite kombëtaren kudo, por në Rusi…zgjedh të jetoj”

“E kam ndjekur 25 vite kombëtaren kudo, por në Rusi...zgjedh të jetoj”

Video/Aktori i famshëm fyen rëndë Trump: Ai është kafshë dhe idiot!

Video/Aktori i famshëm fyen rëndë Trump: Ai është kafshë dhe idiot!







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij
Showbizz

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

by mirseda
01:12 | 19/04/2026
0

Surprizat në këtë finale nuk ishin vetëm për banorët, por edhe për moderatorin Ledion Liço. Ai u...

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

“Shpresoj që familja ime të jetë krenare”/ Rogerti në lot, finalisti surprizohet nga ish-banorët

00:52 | 19/04/2026
Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari pyeten nga Ledion Liço: A do ta zëvendësonit njëri-tjetrin?

00:14 | 19/04/2026
Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

Emocione për Selin, finalistja ‘shpërthen’ në lot pas mesazhit nga babai i saj

23:51 | 18/04/2026
Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

Aksident në aksin Milot–Rrëshen/ Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis nga vendngjarja

22:58 | 18/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com