Parashikohet rritje e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Kjo do të sjellë moti të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm.