Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kthehet nga Greqia, zbulon se komshiu i ka zaptuar pronën (VIDEO)

4 vjet ago
in Të Gjitha
Kthehet nga Greqia, zbulon se komshiu i ka zaptuar pronën (VIDEO)

Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ankesë nga një qytetar i Piqerasit në Himarë, i cili ka një problem pronësi dhe i kanë zaptuar tokën. Është fjala për qytetarin Petrit Lulo, i cili pasi u kthye nga Greqia zbuloi se toka e tij është zënë dhe rrethuar me gardh e derë nga komshiu i tij.

Petrit Lulo, sipas dokumenteve, është pronar i 300 metra truall shtëpie dhe zotëron gjithashtu edhe 2 mijë metër katrorë tokë bujqësore.

Petrit Lulo ka marrë një përgjigje nga njësia Lukovë për të rrethuar pronen e tij me tel grabion, por nuk e lejon specialisti i policisë së zonës, Fatos Çela, ta bëjë këtë.

Zaptuesi i pronës së qytetarit është Eduard Veliu, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak dhe së fundmi punon në IKMT-në e Bashkisë së Himarës.

“Jam nga Përmeti me origjinë, kam para ’90 këtu në Piqeras, kemi punuar në fermë, u trajtuam me tokë këtu. Kam patur shtëpinë këtu. Është 300 metra truall dhe 2 mijë metër tokë bujqësore. Për këtë tokë disponoj aktin e marrjes së tokës në pronësi. Ra shtëpia, u rrëzua vendi, zoti Eduard Veliu bëri rrugën këtu. Më kanë thënë që ka 2 muaj që filluar te IKMT në Bashkinë e Himarës. Kur e ka bërë këtë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak. Ky e gjeti bosh këtu meqë ne ishim në Greqi, futi rrugën, e rregulloi me mik unë nuk e di. Shkova në bashki, mora leje për të rrethuar. E rrethova pjesën përpara edhe erdhi zotëria prapë ma prishi. U ankuam te policia e Himarës, vjen inspektori i zonës Fatos Çela dhe thotë pezullohen punimet për 48 orë për arsye dokumentesh”, thotë denoncuesi Petrit Lulo.

Pas mbërritjes së emisionit Stop, denoncuesi thotë se policia e lejoi sërish të bënte rrethimin e pronës, por ia pezulloi sërish.

“Sapo erdhi emisioni Stop, në atë kohë më merr polici i zonës dhe më thotë vazhdoni punimet. Pastaj ndryshoi mendim, tha pezulloni punimet”, tregon ai.

Gazetarja e Stop, Odeta Gjevori, u përball në terren me policin Fatos Çela dhe me një polic bashkiak të cilët kërkonin pezullimin e rrethimit të pronës së Petrit Lulos.

Ndërsa zaptuesin e tokës, Eduard Veliu, i cili prej 6 vitesh ka ndërhyrë në tokën e Lulos, nuk e kanë ndaluar dhe as nuk i shembin derën dhe rrethimin që ka bërë në pronën e tjetrit. /tvklan.al

Tags: Himarepetrit luloproblem pronesiezaptim toke

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Putin do të vizitojë Iranin në një udhëtim të rrallë ndërkombëtar

A do të përdorë Rusia a*më bërthamore?

Astronautja e parë e lindur në Amerikë që shkon në hapësirë

Astronautja e parë e lindur në Amerikë që shkon në hapësirë

Deputeti rus i bën thirrje Kremlinit të mos gënjejë: Njerëzit nuk janë aspak budallenj!

Deputeti rus i bën thirrje Kremlinit të mos gënjejë: Njerëzit nuk janë aspak budallenj!







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Kryeministri Rama nxjerr foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet para takimit
Aktualitet

Kryeministri Rama nxjerr foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet para takimit

by mirseda
14:51 | 16/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill,...

E rëndë në Kosovë/ Tre anëtarë të një familjeje gjenden të pajetë në banesë pas zjarrit, dy fëmijë

E rëndë në Kosovë/ Tre anëtarë të një familjeje gjenden të pajetë në banesë pas zjarrit, dy fëmijë

14:37 | 16/04/2026
Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

13:58 | 16/04/2026
Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

13:25 | 16/04/2026
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

13:12 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com